fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Artriti reumatoid

Eshte nje semundje inflamatore kronike sistemike (ka tendencen te vazhdoje ne kohe), progresive dhe invaliduese, me simptoma artikulare dhe ekstra artikulare (lekure, sy, ene gjaku , nerva, mushkeri, zemer etj).

Mund ta pershkruajme si:

– Poliartrit, kap disa artikulacione

– Shperndahet ne menyre simetrike (ne te dyja anet e trupit)

– Zakonisht si fillim perfshihen artikulacionet e vogla si ato te gishtave te duarve dhe kembeve me pas artikulacionet e medha si ato te shpatullave dhe gjurit.

– Ka tendencen te perfshije gjithmone e me shume artikulacione, pa sherimin e artikulacioneve te prekura ne fillim.

Anatomia e artikulacioneve diartrodiale:

Artikulacionet diartrodiale jane te formuara nga dy siperfaqe artikulare, te dyja siperfaqet jane te veshura nga nje shtrese kartilago te dyja siperfaqet artikulare ndodhen ne kavitetin sinovial i cili eshte i mbeshtjelle nga membrana sinoviale brenda te cilit ndodhet likidi sinovial i cili ushqen kartilagon dhe lubrifikon siperfaqet artikulare. Jashte membranes sinoviale ndodhet kapsula artikulare. Artriti reumatoid demton membranen sinoviale te artikulacioneve diartrodiale duke shkaterruar kartilagon dhe kockat.

Epidemiologjia:

Artriti reumatoid prek rreth 6 milion njerez ne vit. Prek me teper femrat, raporti F/M eshte 3 : 1. Artriti reumatoid mund te shfaqet ne te gjitha moshat por mosha mesatare ka dy kulme 25 vjec dhe 50 vjec. Eshte e perhapur ne te gjithe boten pa dallim rrace. Ekziston nje forme e artritit reumatoid qe shfaqet tek femijet dhe merr emrin ” Artrit idiopatik juvenil” por prognoza e artritit idiopatik juvenil mund te jete e ndryshme nga artriti klasik.

Shkaqet:

Shkaqet e artritit reumatoid jane akoma te pa qarta por mendohet se mund te jene faktore gjenetik te aktivizuar nga faktore ambinetal te jashtem si (baktere, virus etj). Keto faktore shkaktojne nje luhatje te funksionit te sistemit imunitar i cili shkakton inflamacion ne strukturat artikulare dhe organe te tjera. Ne kete rast antitrupat (ushtaret e trupit qe na mbrojne nga agjentet e huaj) “cmenden” duke mos njohur me si pjese te trupit membranen sinoviale dhe duke e sulmuar ate. Si pasoje e ketij sulmi membrana sinoviale trashet, rritet ne kavitetin artikular dhe ze vendin e kartilagos artikulare, kockes subkondrale dhe tendineve duke perkeqesuar inflamacionin dhe duke shkaktuar nje rritje te likidit sinovial i cili shkakton enjtje te artikulacioneve.

Faktoret e rrezikut:

– Duhani

– Obeziteti

– Periodontiti (semundje e misherave te dhmbeve)

Simptomat specifike:

Fillimisht simptomat mund te jene te lehta dhe te veshtira per tu diagnostikuar. Shpeshhere artriti reumatoid shfaqet ne menyre te ngadalte dhe graduale . Per te lehtesuar diagnozen jane vendosur shtate kritere dhe prania e kater nga keto kritere 3 nga te cilat duhet te jene te pranishme te pakten per gjashte jave sygjerojne prani te artritit reumatoid.

Kriteret jane:

1- Ngurtesim artikular sidomos ne mengjes i cili zgjat te pakten nje ore.

2- Artrit qe prek te pakten 3 artikulacione (enjtje te indeve te buta periartikulare) Zonat artikulare qe meren ne konsiderate jane; artikulacionet e gishtave te duarve dhe kembeve, kycet, kaviljet, berrylat, gjunjet.

3- Artrit i artikulacioneve te dores.

4- Artrit simetrik kap artikulacionet simetrike ne ane te majte dhe te djathte te trupit.

5- Prani e noduseve reumatoid.

6- Prani e faktorit reumatoid ne gjak.

7- Luhatje radiologjike tipike te artritit reumatoid.

Simptoma te tjera:

1- Lodhje e pergjithshme

2- Temperature sub-febrile pa shkak

3- Humbje peshe

4- Dhimbje muskulare

5- Tendinit (inflamacion i tendineve)

6- Borsit

7- Djersitje gjate nates

8- Mungese oreksi

9- Probleme me gjumin

Shenja fizike:

1- artikulacione ne paraqitje jane te enjtura,te skuqura, te nxehta, dhembin jane te ngurtesuara dhe kane funksion te reduktuar. Zakonisht artriti reumatoid nuk kap majat e gishtave dhe kollonen vetebrale pervec tre vertebrave te para.

Artikulacionet qe preken jane ato te:

1- Qafes

2- Shpatullave

3- Berrylave

4- Kyceve te duarve

5- Dores

6- Gishtave te dores

7- Kokso-femural

8- Gjurit

9- Kembeve

10- Gishtave te kembeve

Artriti reumatoid mund te preke dhe disa organe si :

– Zemra (perikardit)

– Mushkerite (pleurit, noduse intrapulmonar, fibroze intersticiale)

– Melci (hepatit)

– Syte (sklerit, episklerit, sindroma e Sjogren)

– Enet e gjakut (vaskulit)

– Lekura mund te sfaqet me simptoma te pergjithshme ose specifike.

a- Simptomat e pergjithshme ne lekure jane (hollim te lekures se duarve atrofi, tendence per mavijosje, eriteme palmare, viza te thella tek thonjte dhe eriteme rreth thoit.

b- Simptomat specifike te lekures jane:

  • Noduse reumatoide klasike, shoqerohen me pozitivitet te faktorit reumatoid, jane forma me e shpeshte e manifestimeve ekstraartikulare. Shfaqen vone, kane ngjyren e lekures, mund te jene tek ose disa dhe mund te jene te medhenj disa mm ose disa cm. Jane te forte dhe zakonisht nuk dhembin dhe ndodhen zakonisht ne pjesen e jashteme te parakrahut, nyjet e gishtave, mbrapa kokes (rajoni oksipital). Mund te shfaqen edhe ne organe si zemra, mushkeria, syte, hunda, veshet etj. Zakonisht nuk kane nevoje per trajtim. Terapia kirurgjikale perdoret vetem ne rastet kur formojne ulcera, fistula infektohen ose shtypin nje nerv.
  • Noduloze reumatoide me zhvillim te shpejte, formohen zakonisjt si efekt anesor i disa medikamenteve qe perdoren per trajtimin e artritit reumatoid si (metotrexate).
  • Noduloze reumatoide, zakonishte prek meshkujt e moshuar. Paraqitet me noduse te shumte nen lekure te ngjashme me nodusin reumatoid klasik, shoqerohen me prani te larte te faktorit reumatoid. Jane te pranishme kiste kockore.
  • Vaskulit reumatoid, eshte nje komplikacion i artritit reumatoid qe mund te interesoje lekuren, enet e gjakut dhe disa organe dhe mund tw jete i rrezikshem per jeten nese nuk trajtohet.
  • Pyodermia gangrenosum, fillon me nje zone te skuqur ne pjesen e poshteme te kembeve e cila shpejt trasformohet ne ulcer nekrotike
  • Dermatiti intersicial granulomatoz, shfaqet me shpesh tek femrat 40-50 vjec. Mund te shfaqet para ose njekohesisht me simptomat e artritit. Lokalizohet me shpesh tek sqetullat trungu ose tek kembet.

Diagnoza bazohet ne:

– Ekzaminimin klinik mbledhja e te dhenave te pacientit (anamneza).

– Faktorin reumatoid

– Eritrosedimentin

– Alfa2 globulinen

– Antitrupat anti citrulinik (CCP)

– Radiografi

– Ekografi

– Ekzaminim te likidit artikular

– Rezonance magnetike

– Ne disa raste artriti reumatoid mund te shkaktoje nje anemi te lehte ose nje ulje te rruazave te bardha dhe zmadhim te shpretkes (Sindroma Felty).

Trajtimi:

– Farmakologjik, i cili ndahet ne dy pjese nje grup ka qellimin te zvogeloje simptomat e semundjes (antinflamator jo steroid, kortizonik), grupi tjeter ka qellimin te ule agresivitetin e semundjes (metotrexati, infliximab).

– Ndryshim i stilit te jeteses, rekomandohet te alternohen faza pushimi te shkurtra me aktivitet fizik si noti, ecja, stretching, gjimnastike posturale, yoga. Keshillohet nje diete mesdhetare e varfer me yndyrna shtazore, sheqer, dhe e pasur me vitamina dhe fibra. Duhen evitura pijet alkolike dhe duhani. Keshillohet te mbahet nje peshe normale, mbipesha perkeqeson simptomat.

– Masazhet dhe fizioterapia ndihmojne ne qetesimin e simptomave.

– Terapia kirurgjikale.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Sindroma e vezoreve polikistike PCO-S

Tjetër Post

Vitamina D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mrapa
Kreu
Kategoria