fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Efektet e ushqimeve tek medikamemtet.

Jo gjithmone ushqimet dhe ilacet shkojne mire me njera tjetren. Mund te ndodhe qe gjate trajtimit me nje medikament te shohim rezultate te ngadalta ose te kemi simptoma qe na bejne te ndihemi keq por shume pak e dine qe kete gjendje mund ta shkaktojne disa ushqime qe konsumojme ne perditshmeri te cilat nderveprojne me medikamente te caktuara. Poshte do te gjeni nderveprimet midis ushqimeve dhe ilaceve dhe simptomat e shkaktuara nga keto nderveprime.

Antihistaminiket (medikamentet e alergjise), perdorimi i alkolit mund te perkeqsoje pergjumjen qe shkaktojne keto ilace.

Paracetamoli, mund te shkaktoje demtime ne melci nese gjate perdorimit konsumohen 3-4 gota pije alkolike ne dite.

Antinflamatoret non steroid FANS (brufen, aspirina), nese gjate perdorimit konsumohen 3-4 gota pije alkolike shtohet rreziku per gjakosje te stomakut. Nese keni probleme me stomakun mund ti shoqeroni me ushqim.

Analgjeziket narkotik, opiatet, nese perdoren bashke me alkool mund te shkaktojne koma ose te jene vdekjeprurese.

Bronkodilatatoret si salbutamoli dhe teofilina, te perdorur per astmen nese perdoren bashke me pije qe permbajne kafeine mund te shkaktojne nervozizem, takikardi. Teofilina e shoqeruar me alkool mund te shkaktoje te perziera, te vjella, dhimbje koke, irritabilitet.

Ace-inhibitoret dhe diuretiket, antihipertensivet, te shoqeruara me banane, perime jeshile portokalle dhe ushqime qe permbajne kalium rrisin rrezikun per rrahje te shpeshta dhe te crregullta pasi rrisin sasine e kaliumit ne trup.

Digoksina, rekomandohet te konsumohet larg vakteve ne te njejten ore cdo dite. Disa ushqime te pasura me fibra mund te zvogelojne sasine e digosines ne organizem. Nuk duhet te shoqerohet me asnje forme te jamballit pasi mund te shkaktoje aritmi dhe infarkt.

Statinat, medikamentet e yndyrnave, perdorimi i tyre bashke me lengun e pompelmit mund te shkaktoje nje rritje te nivelit te statinave ne organizem.

Nitratet vazodilatatoret, nese perdoren bashke me alkolin rritet efekti i nitrateve dhe mund te shkaktoje hipotension (tension te ulet) te rende.

Antagonistet e vitamines K, antikoagulantet (warfarin), nese shoqerohet me ushqime qe permbajne vitamimem K si brokoli spinaqi lakra ulet efekti i tyre dhe rritet rreziku per trombe. Lengu i boronices dhe alkoli mund te modifikoje efektet e warfarin. Hudhrat, xhinxheri, xhinsengu mund te shkaktojne gjakosje nese perdoren me warfarin.

Levotiroxina (hipotiroidizmi), duhet te perdorer larg vakteve ne mengjes esell. Ushqimet e pasura me fibra mund te ngadalsojne efektin e levotiroxines.

Antibiotiket kinolone (ciprofloxacina), nuk duhet te shoqerohen me qumesht ose kos. Perdorimi i kinoloneve bashke me pijet qe permbajne kafeine mund te cojne ne grumbullim te kafeines ne organizem.

Antibiotiket, tetraciclinat, eshte mire te mos perdoren me qumesht djathe dhe kos per te mos demtuar efektin e tyre.

Metronidazoli, mos konsumoni alkol edhe nje dite mbrapa se te keni mbaruar terapine me metronidazol pasi mund te shkaktoje te perziera, dhimbje stomaku, te vjella, dhimbje koke dhe nxehtesi.

Antimikotiket, mos konsumoni alkool bashke me griseofulvinen (antimikotik) pasi mund te shkaktoje rrahje te shpeshta te zemres.

Ansiolitiket medikamentet kundra ankthit (alprazolami), konsumi i alkolit mund te shtoje efektet e tyre.

Antidepresivet (fluoxetina, citalopram), nuk duhet te perdoren bashke me alkolin.

Antidepresivet inhibitore te MAO (fenelzina), nuk duhet te perdoren me alkol dhe me ushqime qe permbajne tiramine si cokollate, banane avokado mund te shkaktojne hipertension te rende.

Bifosfonatet (osteoporoza), perdoren me stomakun bosh dhe nuk duhet konsumuar ushqim ose pije nje ore mbas konsumit te ketyre medikamenteve.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina E

Tjetër Post

Vitamina B12

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mrapa
Kreu
Kategoria