fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Vitamina E

Vitamina E e njohur ndryshe si Tokoferol (alfa tokoferoli), ben pjese ne vitaminat liposolubile (te tretshme ne yndyre), konservohet ne melci dhe ne indin dhjamor, shperndahet ne rast nevoje dhe nuk eshte e nevojshme te meret cdo dite nepermjet ushqimeve.

Funksionete e vitamines E:

  • 1- Antioksidante, mbron qelizat nga demtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.
  • 2- Forcon sistemin imunitar, mbron ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale dhe komplikacionet e tyre.
  • 3- Antiagregante dhe antikoagulant, parandalon agregimin trombocitar dhe koagulimin (mban gjakun fluid) dhe mbron nga trombet, embolia dhe iskemia.
  • 4- Permireson shendetin kardiovaskular, nepermjet uljes se stresit oksidativ, funksionit si antiagregant dhe antikoagulant dhe nepermjet rritjes se kolesterolit te mire HDL.
  • 5- Mund te sherbeje si faktor mbrojtes ne disa tipe tumoresh, si (tumori i prostates, fshikzes se urinse, veshkes, zorres se trashe).
  • 6- Permireson shendetin e syve, parandalon zhvillimim e kataraktes (perdes se syrit) dhe degjenerimin makular te rerines.
  • 7- Permireson shendetin e sistemit nervor, permireson funksionet konjiktive dhe sherben si faktor mbrojtes per semundjet neurodegjenerative si (demencia, parkinson, skleroza amiotrofike laterale.
  • 8- Permireson shendetin e lekures, vitamina E shpesh perdoret ne produkte per kujdesin e lēkures per shkak te vetive hidratuese dhe antioksidante. Ajo mund tè ndihmoje në mbrojtjen e lekures nga demtimet mjedisore dhe zvogelon e inflamacionit.

Ushqime te pasura me vitamine E:

Vaj i embrionit te grurit, vaj luledielli, vaj misri, vaj ulliri, vaj kikirikash, bajame, kikirika, ullinj, spinaq, qiqra, brokoli, domate, buke integrale, kiwi, boronice, oriz integral, veze, avocado, salmon, fara luledielli.

Doza ditore e rekomanduar:

– 0-6 muajsh 4mg ne dite

– 7-12 muajsh 5 mg ne dite

– 1-3 vjec 6 mg ne dite

– 4-8 vjec 7 mg ne dite

9-13 vjec 11 mg ne dite

– meshkuj dhe femra +14 vjec 15 mg ne dite

– femra shtatzena 15 mg ne dite

– femra gjidhenese 19 mg ne dite

Shkaqet e mungeses se vitamines E:

  • 1- Regjim ushqimor i varfer me vitamime E.
  • 2- Probleme me perthithjen ne traktin intestinal si ne rastin e celiakise, fibrozes kistike, Morbus Crohn.
  • 3- Probleme me tretjen, si ne rastin e pankreatitit kronik.
  • 4- Probleme gjenetike, disa persona limdin me difekte gjenetike te cilat ulin perthithjen ose demtojne metabolizmim e vitamines E.
  • 5- Perdorim i zgjatur i disa medikamemteve si colestiramina dhe colestipolo te perdorura per te ulur kolesterolin.
  • 6- Rritje e kerkeses trupore per vitamine E si ne rastin e fibrozes kistike dhe semundjet e melcise.
  • 7- Semundje te melcise si cirroza ose insuficienca hepatike.

Simptomat e mungeses se vitamines E:

  • 1- Retinopati, demtime te retines te cilat shkaktojne probleme me shikimin.
  • 2- Neuropati periferike, demtime te nervave kryesisht te duarve dhe kembeve te shoqeruara me dobesi dhe dhimbje.
  • 3- Ataksi, dobesim te kontrollit te muskujve shoqeruar me humbje te kontrollit te levizjeve te trupit.
  • 4- Ulje te imunitetit, predispozite per infeksione bakteriale dhe virale.
  • 5- Probleme ne lekure, kruarje, tharje, rrudha te parakohshme.
  • 6- Probleme me fertilitetin.

Simptomat e intoksikimit nga vitamina E:

– Diarre

– Perzierje

– Lodhje

– Rritje e rrezikut per hemoragji

Diagnoza: nepermjet vlersimit te nivelit te vitamines E ne serum. Eshte e nevojshme sidomos per femijet premature dhe pacientet me semundje te traktit tretes. Para egzaminimit duhet te qendrohet 12-14 ore pa ngrene.

Trajtimi: nepermjet regjimit ushqimor dhe suplementeve te pasura me vitamine E.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Anemia Ferriprive

Tjetër Post

Efektet e ushqimeve tek medikamemtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Vitamina B5

Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine…

Vitamina B7

Vitamina B7 e njohur ndryshe si Biotina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e…

Vitamina B2

Vitamina B2 e njohur ndryshe si Riboflavina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile…

Vitamina D

Vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit, per shkak se sintetizohet nga kolesteroli kur lekura…
Mrapa
Kreu
Kategoria