fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Vitamina B1

Vitamina B1 e njohur gjithashtu si Tiamina ben pjese ne vitaminat e grupit B. Eshte nje vitamine hidrosolubile e (tretshme ne uje) dhe nuk mund te grumbullohet ne organizem, per kete arsye duhet mare cdo dite nepermjet ushqimeve. Luan rol te rendesishem ne disa prej funksioneve kryesore te trupit tone.

Funksionet e vitamines B1:

  • 1- Metabolizmin e karbohidrateve (energjik), ndihmon kthimin e karbohidrateve ne glukoze e cila eshte burimi kryesor i energjise ne trupin tone.
  • 2-Kontribuon ne funksionimin e sistemit nervor, merr pjese ne sintezen e Acetil-kolines nje neurotrasmetues me funksione te rendesishme ne memorie, aftesi per te mesuar, perqendrim dhe kontraktim te muskulatures se lemuar.
  • 3- Ndihmon shendetin kardiovaskular, eshte e perfshire ne metabolizmin e yndyres ne gjak. Ndihmon ne normalizimin e nivelit te kolesterolit dhe triglicerideve. Luan rol te rendesishem edhe ne kontraksionin e muskulit kardiak.
  • 4- Forcon sistemin imunitar, nxit prodhimin e rruazave te bardha dhe antitrupave te cilat jane pergjegjese per mbrojtjen ndaj infeksioneve te ndryshme.
  • 5- Permireson shendetin e lekures dhe flokeve, ndihmon ne ruajtjen e lekures te shendetshme dhe ne rritjen e shendetshme te flokeve.

Shkaqet e mungeses se vitamines B1:

  • 1- Regjim ushqimor i varfer me produkte qe permbajne vitamine B1.
  • 2- Konsum i tepert i alkoolit.
  • 3- Patologji te sistemit tretes si (Morbo Crohn, Celiaki, insuficienca pankreatike).
  • 4- Semundje kronike si diabeti.
  • 5- Rritje e kerkeses se vitamines B1 si ne rastin e shtatezanise, gjidhenies, aktivitetit fizik intensiv dhe ne raste te nje temperarure qe zgjat per shume kohe.

Doza ditore e rekomanduar:

Femije dhe adoleshent

  • 0-3 vjec: 0.3 mg-0.4 mg
  • 4-6 vjec: 0.4 mg-0.5 mg
  • 7-10 vjec: 0.6 mg-0.8 mg

Meshkuj

  • 11-14 vjec: 0.9 mg-1.1 mg
  • 15-17  vjec: 1.0 mg-1.2 mg
  • Te rritur: 1.0 mg-1.2 mg

Femra

  • 11-14 vjece: 0.8 mg-1.0 mg
  • 15-17 vjece: 0.9 mg-1.1 mg
  • Te rritura: 0.9 mg-18 mg
  • Shtatzane: 1.2 mg-1.4 mg
  • Gjidhenese: 1.2 mg-1.4 mg

Mungesa e vitamines B1 shkakton nje semundje e cila quhet Beriberi.

Simptomat e beriberi te thate:

  • 1- Lodhje dhe dobesi muskulare.
  • 2- Mpirje te duarve dhe kembeve, mungese ekuilibri dhe hiperndjeshmeri ne prekje ose dhimbje neuropatike.
  • 3- Veshtiresi ne frymemarje
  • 4- Probleme kardiake, takikardi (rrahje e shpeshte e zemres), insuficience kardiake kongjestive.
  • 5- Humbje oreksi dhe peshe.
  • 6- Probleme gastrointestinale te perziera, kapsllek dhe te vjella.

Simptomat e beriberi te njome:

  • 1- Edeme, enjtje te kembeve dhe kaviljeve ose pjese te tjera te trupit.
  • 2- Dhimbje muskulare, ngerce.
  • 3- Veshtiresi ne frymemarje per shkak te mbledhjes se lengjeve ne mushkeri.
  • 4- Rrahje zemre te shpeshta ose insuficience kardiake kongjestive.
  • 5- Lodhje te pergjithshme kronike.

Beriberi tek foshnjat, mund te shfaqet brenda 4 javeve te para mbas lindjes tek foshnjat te cilat ushqehen me qumesht gjiri nga nena te cilat kane deficit te vitamines B1. Mund te shkaktoje insuficience kardiake.

Diagnoza: Bazohet ne shenjat klinike, matjen e niveleve te tiamines ne gjak dhe ne urine.

Trajtimi: nepermjet suplementeve te vitamines B1.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina A

Tjetër Post

Vitamina B2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Vitamina B5

Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine…

Vitamina A

Vitamina A është një vitaminë esenciale e cila ben pjese ne grupin e vitaminave te tretshme ne yndyre.…

Vitamina B7

Vitamina B7 e njohur ndryshe si Biotina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e…

Vitamina B2

Vitamina B2 e njohur ndryshe si Riboflavina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile…
Mrapa
Kreu
Kategoria