fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Vitamina A

Vitamina A është një vitaminë esenciale e cila ben pjese ne grupin e vitaminave te tretshme ne yndyre. Konservohet ne melci dhe shperndahet ne rast nevoje. Eshte e domosdoshme për shëndetin e përgjithshëm, funksionimin e organizmit rritjen, zhvillimin, funksionimin e përgjithshëm të qelizave të trupit dhe shikimin.

Funksionet e vitamines A:

  • 1- Permireson shikimin dhe parandalon verberine e nates).
  • 2- Parandalon degjenerimin makular.
  • 3- Kthen driten ne sinjale elektrike te interpretueshme nga truri.
  • 4- Forcon sistemin imunitar.
  • 5- Ka efekt antioksidues (ul stresin oksidativ te organizmit).
  • 6- Permireson fertilitetin, nxit rritjen dhe zhvillimin embrional/fetal.
  • 7- Mund te sherbeje si faktor mbrojtes ne disa tipe tumoresh (pulmonar, te gjirit, ovareve, fshikezes urinare).
  • 8- Mbron lekuren dhe mukozat (kryesisjt te aparatit respirator dhe tretes).

Vitamina A gjendet në dy forma kryesore në ushqim: retinoidet dhe karotenoidet.

  • 1- Retinoidet, të cilat përfshijnë retinolin, retinalin dhe acidin retinoik, gjenden kryesisht në produkte ushqimore me origjine shtazore si mishi, peshku, dhe produktet e qumështit.
  • 2- Karotenoidet te cilat i japin frutave dhe perimeve ngjyrën e tyre të ndritshme të verdhë, të kuqe dhe të portokalltë. Një nga karotenoidet më të njohura është beta-karoteni, i cili konvertohet në organizëm në vitaminë A.

Ushqimet qe permbajne vitamine A:

  • 1- Melcia shtazore.
  • 2- Qumeshti dhe nenproduktet e tij.
  • 3- Peshqit (sardelet, toni, salmoni).
  • 4- E verdha e vezes.
  • 5- Ushqime me origjine bimore (karrota, spinaqi, brokoli, lakra, patatja e embel, pjepri, kungulli, mango, speci i kuq.

Ne vendet ne zhvillim, shume njerez nuk marin mjaftueshem vitamine A. Me te rrezikuarit jane femijet , grate shtatzena dhe gjidhenese. Cdo vit 250000-50000 femije verbohen per shkak te mungeses se vitamines A.

Shenjat e mungeses se vitamines A jane:

  • 1- Verberia e nates (veshtiresia per te pare ne prani te nje drite te dobet).
  • 2- Xerophtalmia (mungesa e prodhimit te lotit).
  • 3- Degjenerim makular i retines deri ne verberi.
  • 4- Lekure e thate e irrituar dhe ekzematoze.
  • 5- Infertilitet.
  • 6- Crregullime dhe vonese ne rritje.
  • 7- Predispozite per infeksione kryesisht respiratore dhe gastrointestinale.

Shkaqet e mungeses se vitamines A:

  • 1-Regjim ushqimor i varfer me vitamine A.
  • 2- Semundje e melcise (cirroza, karcinoma hepatoqelizor).
  • 3- Semundje te traktit tretes (celiaki, diarre kronike)
  • 4- Semundje te pankreasit.
  • 5- Abuzim kronik me alkoolin.

Diagnoza:

  • 1- Retinoli ne Serum, vlerat normale 20 mcg/dl (0,69 mmol/L) – 60 mcg/dl (2,09 mmol/L).
  • 2- Elektroretinografi.

Trajtimi:

Regjim ushqimor i pasur me ushqime qe permbajne vitamine A dhe suplemente te psura me vitamine A.

Doza ditore e rakomanduar:

Foshnja 0-6 muaj 400mcg ne dite.

Foshnja 7-12 muaj 500 mcg ne dite.

Femijet 1-3 vjec 300 mcg ne dite.

Femijet 4-8 vjec 400 mcg ne dite.

Femijet 9-13 vjec 600 mcg ne dite.

Meshkujt mbi 14 vjec 900 mcg ne dite.

Femrat mbi 14 viec 700 mcg ne dite.

Femrat shtatezena dhe gjidhenese 1000-1200 mcg ne dite.

Intoksikimi nga vitamina A:

– Akut, ndodh kur konsumohen me shume se 300000 UI ose 100000 RAE. Shpesh vihet re tek eksploruesit e Polit te Veriut te cilet konsumojne melcine e ariut polar ose fokes.

Simptomat e intoksikimit akut:

  • 1- Dhimbje te forta koke.
  • 2- Pergjumje, letargji, irritabilitet.
  • 3- Rush ne lekure.
  • 4- Dhimbje te forta abdominale.
  • 5- Perzierje, te viella.

– Kronik, ndodh kur konsumohen 100000 UI ose 30000 RAE ne dite per disa muaj.

Simptomat e intoksikimit kronik:

  • 1- Ndryshime te shikimit, shikim i turbullt, hipersensivitet ndaj drites, pamje e dyfishte.
  • 2- Lekure e verdhe, rush ne lekure, kruarje.
  • 3- Dhimbje abdominale, te perziera.
  • 4- Renie te flokeve alopecia.
  • 5- Rritje te presionit intrakranial (pseudotumor cerebral).
  • 6- Dobesi trupore.
  • 7- Artralgji.
  • 8- Anoreksi.

Diagnoza e toksicitetit nga vitamina A:

Bazohet kryesisht ne anamneze dhe ne shenjat klinike.

Trajtimi:

Nderprerja e ushqimeve ose suplementeve qe permbajne vitamine A .

Shpërndaje në
Kopio adresen
Tjetër Post

Vitamina B1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Vitamina B5

Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine…

Vitamina B2

Vitamina B2 e njohur ndryshe si Riboflavina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile…

Vitamina B9

Vitamina B9 e njohur ndryshe si (Folate dhe Acidi Folik) ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine…

Vitamina E

Vitamina E e njohur ndryshe si Tokoferol (alfa tokoferoli), ben pjese ne vitaminat liposolubile (te tretshme ne…
Mrapa
Kreu
Kategoria