fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Vitamina C

Vitamina C e njohur ndryshe si acidi askorbik eshte nje vitamine hidrosolubile (e tretshme ne uje) e cila nuk grumbullohet ne organizem dhe eshte e nevojshme te merret nepermjet ushqimeve.

Funksionet e vitamines C:

1- Antioksidant, mbron qelizat nga demtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe agjentet toksik si (duhani, ndotja e ajrit, rrezet ultraviolet) te cilet jane shkaktare te patologjive te ndryshme, si kanceri, patologjite kardiake dhe artriti.

2- Forcon sistemin imunitar, ajo ndihmon ne prodhimin e qelizave imune, sic jane qelizat T dhe B, dhe antitrupave. Pervec kesaj, vitamina C ndihmon ne rritjen e aktivitetit te qelizave imune dhe rrit efektshmerine e tvre ne luften kunder infeksioneve dhe komplikacioneve te tyre.

3- Nxit prodhimin e kolagjenit, komponent i rendesishem i matrices extracelulare. Kolagjeni i jep lekures force, hidratim dhe elasticitet. Pervec lekures kolagjeni eshte i rendesishem eshe per kockat, tendinat dhe enet e gjakut.

4- Nxit perthithjen e hekurit ne zorre, nepermjet dy mekanizmave; rrit tretshmerine dhe redukton Fe3+ ne Fe2+ (forma e hekurit) e cila eshte lehtesisht e absorbueshme ne zorre. Hekuri eshte element i rendesishem ne eritropoeze (prodhimin e rruazave te kuqe) dhe na mbron nga anemia.

5- Forcon sistemin skeletal, rregullon zhvillimin e kartilagove, kockave, dhembeve, lehteson perthithjen e kalciumit.

6- Permireson shendetin e syrit, parandalon zhvillimin e degjenerimit makular te lidhur me moshen dhe kataraktes.

7- Perforcon sistemit kardiovaskular, ka nje efekt mbrojtes ndaj semundjeve kardiovaskulare. Ajo ndihmon ne zvogelimin e niveleve të kolesterolit te keq (LDL) dhe triglicerideve ne gjak, dhe ndihmon ne rritjen e niveleve te kolesterolit te mire (HDL). Kjo ndihmon ne parandalimin e plakjes se arterieve dhe zvogëlon rrezikun e semundieve te zemres.

8- Permireson funksionin e trurit, disa studime sugjerojne se vitamina C mund te kete rol ne parandalimin e semundjeve neurodegenerative si Alzheimer, dhe renie konjitive te lidhur me moshen.

Disa nga ushqimet qe permbajne vitamine C

Portokalli, Luleshtrydhe, spinaqi, kiwi, speci, rukola, lakra dhe lulelakra, ribes, papaia, rrushi.

Doza ditore e rekomanduar:

  • Foshnjat 0-6 muajsh 40 mg ne dite
  • Foshnjat 7-12 muajsh 50 mg ne dite
  • Femijet 1-3 vjec 15 mg ne dite
  • Femijet 4-8 vjec 25 mg ne dite
  • Femijet 9-13 vjec 45 mg ne dite
  • Adoleshentet 14-18 vajza dhe djem 65-75 mg ne dite
  • Femra dhe meshkuj mbi 18 vjec 75-90 mg
  • Femra shtatezene 85 mg ne dite
  • Femra gjidhenese 115 mg ne dite

Shkaqet e mungeses se vitamines c:

  • 1-Regjim ushqimor i varfer me vitamine C.
  • 2- Duhanpirja, cigarja rrit nevojen per vitamine c dhe zvogelon perthithjen e saj.
  • 3- Probleme te traktit tretes, disa semundje gastrointestinale si Morbus Crohn dhe sindroma e zorres se irrituar mund te perkeqsojne perthithjen e vitamines C.
  • 4- Rritje te nevojes se trupit per vitamine C si ne rastin e rritjes, shtatezanise, gjidhenies, semundje kronike stres dhe infeksione.

Mungesa e vitamines C mund te shkaktoje nje semundje e cila quhet “Skorbuti” dhe paraqitet me simptomat e meposhteme:

  • 1- Lodhje, dobesi.
  • 2- Misherat e dhembeve te enjtur, te skuqur qe gjakosen lehte.
  • 3- Kapilare te dobet, qe shkaktojne mavijosje te shpeshta dhe gjak nga hundet.
  • 4- Sherim te avashte te plageve.
  • 5- Lekure te thate, te rrudhur.
  • 6- Probleme me humorin, vitamina c lidhet me prodhimin e serotonines e cila influencon humorin.
  • 7- Rezistence te ulet ndaj infeksioneve.
  • 8- Mungese hekuri (anemi).
  • 9- Renie flokesh.
  • 10- Mialgji dhe artralgji.

Intoksikacioni nga vitamina C simptomat:

  • Perzierje dhe te vjella
  • Diarre, fryrje, shqetesime abdominale
  • Lodhje
  • Nefrolitiasis (gure ne veshka)
  • Grumbullim te hekurit ne organizem (ne pacientet talasemik rrit absorbimim e hekurit dhe si rrjedhoje shton rrezikun per intoksikim nga hekuri).

Diagnoza: bazohet ne shenjat klinike, matje te vitamines c ne plazem. Tek femijet behet grafi e kockave per te kontrolluar nese rritja e kockes eshte e pamjaftueshme.

Trajtimi: nepermjet konsumit te ushqimeve dhe suplemeteve te pasura me Vit C. Ne raste te deficencave te thella, rekomandohet edhe marrja e vitamines C ne rruge venoze.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Hipertensioni

Tjetër Post

Cfar na tregon ngjyra e urines?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Vitamina B5

Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine…

Vitamina B2

Vitamina B2 e njohur ndryshe si Riboflavina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile…

Vitamina B12

Vitamina B 12 e njohur ndryshe si Kobalamina, ben pjese ne grupin e vitaminave hidrosolubile (te tretshme ne…

Vitamina E

Vitamina E e njohur ndryshe si Tokoferol (alfa tokoferoli), ben pjese ne vitaminat liposolubile (te tretshme ne…
Mrapa
Kreu
Kategoria