fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Cfar na tregon ngjyra e urines?

E bejme ulur ose ne kembe, sigurisht ne mengjes menjehere pas zgjimit dhe nje here te fundit para se te shkojme per te fjetur, sepse asnjehere nuk i dihet. E bejme disa here gjate dites dhe shpesh nuk e veme re fare ngjyren e saje. Sepse urina eshte e tille, eshte pjese e diteve tona, kaq e zakonshme sa shpesh nuk e marrim parasysh. Nje i rritur prodhon mesatarisht 1 liter e gjysem urine ne dite. Ajo mund te na tregoje shume gjera per shendetin tone thjesht duke vezhguar ngjyren, sasine ose konsistencen e saj . Te mesosh te interpretosh urinen tende eshte e thjeshte dhe gjithashtu eshte shume e dobishme, sepse nese diçka nuk shkon mire, ne mund ta dallojme ne kohe dhe kjo na lejon te korrigjojme menjehere sjelljet e gabuara ose te kerkojme ndihme nga mjeku.

Shpeshhere nuk i kushtojme rendesi por urina nuk eshte gjithmone e njejte. Ajo mund te ndryshoje në ngjyre, transparence, arome dhe ne karakteristika te tjera qe ndryshojne zakonisht nga nje person tek tjetri. Keto karakteristika mund te ndryshojne gjate kohes ne te njejtin individ, duke na dhene informacione te rendesishme per gjendjen e shendetit. Per shembull, nje urine me ngjyre te verdhe te celet dhe te qarte na tregon se jemi te hidratuar mire, ndersa ngjyra te tjera te caktuara mund te lidhen me infeksione, semundje te melcise ose pankreasit, pranine e gjakut ose semundjeve të veshkave.

Jo te gjitha ndryshimet e ngjyres jane te lidhura domosdoshmerisht me patologji ne disa raste jane ndryshime fiziologjike qe korrigjohen thjesht duke pire me shume uje. Ne raste te tjera, megjithate eshte e rendesishme te jeni te informuar per kuptimit e ketyre ndryshimeve te cilat mund te jene tregues te patologjive te ndryshme.

Cfar tregon ngjyra e urines mbi shendetin tone?

1- Ngjyre e verdhe e celet ose trasparente, eshte ngjyra normale e urines, tregon nje hidratim te mire te trupit.

2- Ngjyre e verdhe e erret, tregon mungese hidratimi dhe na sugjeron qe duhet te konsumojme me shume uje.

3- Ngjyre birre e erret ose kafe, mund te tregoje nje patologji te melcise, ose dehidratim shume te rende.

4- Ngjyre roze ose e kuqe, mund te tregoje prani te gjakut ne urine, e cila mund te shkaktohet nga patologji te renda si, semundje te veshkave, infeksione urinare, gure ne veshka, probleme me prostaten ose prani te nje tumori. Mund te ndodh qe urina te ngjyroset me ngjyre te kuqe edhe mbasi te kemi konsumuar panxhar.

5- Ngjyre portokalli, mund te shkaktohet nga dehidratimi por mund te jete edhe shenje e nje patologjie te melcise ose rrugeve biliare.

6- Ngjyre blu ose jeshile, mund te shkaktohet nga disa medikamente, ngjyrues ushqimor dhe ne disa raste nga infeksione bakteriale.

7- Urine e shkumuar, mund te shkaktohet nga prania e tepert e proteinave ne urine ose nga patologji te veshkave.

8- Ngjyre e bardhe e turbullt, mund te shkaktohet nga infeksione urinare dhe mund te shoqerohet me djegie dhe urinim te shpeshte.

Nese vini re ndryshime ne urinen tuaj te ngjashme me pikat 3-4-5-6-7-8 kontaktoni menjehere mjekun tuaj.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina C

Tjetër Post

Anemia Ferriprive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Sindroma metabolike

  Sindroma metabolike përfshinë të paktën 3 nga 5 gjëndje shëndetësore të mëposhtëme , të cilat rrisin…

Uji eshte jeta…

Uji eshte nje nga elementet kryesor per organizmin e njeriut , mjafton te mendojme qe 60-65 % e trupit tone…
Mrapa
Kreu
Kategoria