fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Uji eshte jeta…

Uji eshte nje nga elementet kryesor per organizmin e njeriut , mjafton te mendojme qe 60-65 % e trupit tone eshte e perbere nga uji.

Disa nga arsyet pse trupi jone ka nevoje per uje:

  • 1- Lubrifikon artikulacionet dhe muskujt, rreth 70-75 % e muskujve tone jane te perbera nga uji.
  • 2- Parandalon tharjen e mukozave te gojes, peshtyma eshte e perbere nga 85% uje dhe ka nje rol shume te rendesishem ne lubrifikimin e kavitetit oral. “Goja e thare” mund te coje ne veshtiresi te percjelljes se ushqimit, mund te influencoje ne artikulimin e fjaleve, dhe rrit rrezikun per karies dentar.
  • 3- Permireson shendetin dhe bukurine e lekures, nje hidratim i mire mundeson nje lekure me elastike dhe te bukur.
  • 4- Rregullon temperaturen trupore, ne temperatura te larta uji avullon duke evituar mbinxehjen e trupit. Dehidratimi rrit nxehtesine trupore.
  • 5- Ndihmon sistemin tretes, trakti tretes ka nevoje per uje per te funksionuar ne menyre korrekte. Uji ndihmon ne zbutjen e feceve dhe rrit shpejtesine e tranzitit intestinal. Dehidratimi con ne probleme me tretjen dhe kapsllek.
  • 6- Eliminon mbetjet trupore, nepermjet djersitjes, urines dhe feceve uji eliminon substanca te cilat nuk jane te dobishme per trupin.
  • 7- Ndihmon per te patur nivele normale te presionit te gjakut, vellimi i gjakut rregullohet edhe ne varesi te gjendjes se hidratimit te trupit. Nese jemi pak te hidratuar ulet vellimi i gjakut dhe si rrjedhoje ulet presioni i gjakut.
  • 8- Ndihmon frymemarrjen, ndihmon ne fluidifikimin e mukusit qe vesh rruget e frymemarrjes dhe mushkrite. Dehidratimi ne te kundert trash mukusin i cili veshtireson frymarrjen dhe favorizon alergjite dhe problemet respiratore.
  • 9- Trasporton substanca ushqyese te cmuara per trupin. Ushqimet qe konsumojme ndahen ne traktin tretes dhe disa nga keto substanca qe ndahen treten ne uje. Uji ndihmon keto lende ushqyese te kalojne ne gjak dhe me tej te shperndahen ne te gjith trupin.
  • 10- Parandalon demtimet ne veshka, ne veshka filtrohet gjaku, dhe eliminohen keshtu substancat e pa dobishme per organizmin. Dehidratimi mund te shkaktoje gure ne veshka dhe probleme te tjera.
  • 11- Rrit performancen gjate aktivitetit fizik. Dehidratimi con ne ulje te performances gjate aktivitetit fizik.
  • 12- Ndihmon ne humbjen e peshes, nese konsumohet para vakteve ju ben te ndiheni me te ngopur dhe te konsumoni me pak ushqim, eliminon ujin e mbajtur nga trupi.
  • 13- Ndihmon shikimin, kornea eshte e perbere nga 90% uje nese jemi te dehidratuar kjo perqindje ulet.
  • 14- Ndihmon Trurin, ju mban te perqendruar dhe ndihmon memorjen .
  • 15- Hidraton qelizat indet dhe organet, garanton funksionimim korrekt te qarkullimit te gjakut dhe sistemit limfatik.

Sa uje duhet te konsumojme gjate dites?

Rekomandohet te konsumohen rreth 2 litra uje ne dite per te rekuperuar lengjet e humbura me djerse, urine dhe fece. Nevoja per uje mund te rritet ne rast aktiviteti fizik, gjate stines se veres, ne rast semundje dhe infeksione, diarre dhe te vjella, gjidhenie, shtatezani, dhe ne moshat e treta.

Shenjat dhe simptomat e dehidratimit:

  • 1- Trullosje, marje mendesh
  • 2- Dhimbje koke
  • 3- Humbje oreksi
  • 4- Skuqje dhe tharje te lekures dhe mukozave
  • 5- Goje e thate
  • 6- Lodhje
  • 7- Tharje te syve
  • 8- Dobesi muskulare
  • 9- Djegie stomaku
  • 10- Urine e erret
  • 11- Kapsllek
  • 12- Ulje tensioni

Momentet me te pershtatshme per te pire uje:

1- Mbasi te ngriheni nga gjumi.

Eliminon toksinat.

2- Mbas stervitjes.

Normalizon rrahjet e zemres.

3- Gjysem ore para vakteve.

Ndihmon tretjen.

4- Para se te beni nje dush.

UI tensionin e giakut.

5- Para se te flini.

Zevendeson lengjet e humbura.

6- Kur jeni te semure.

Nje trup i hidratuar funksionon me mire.

7- Kur ndiheni te lodhur.

Ju karikon me energji.

Konsumi i ujit te gazuar:

Uji i gazuar eshte uje i pijeshem te cilit i eshte shtuar anidrid karboni. Deri me sot nuk ka prova shkencore te mjaftueshme te cilat konfirmojne qe uji i gazuar mund te shkaktoje probleme shendetsore. Efektet anesore te konsumit te ujit te gazuar mund te jene: fryrje barku, dhe stomaku te cilat mund te shqerohen me dhimbje.

Intoksikimi nga uji:

– Akut, konsumi i disa litrave uje ne pak ore mund te shkaktoje intoksimim nga uji i cili mund te shoqerohet me dhimbje koke, konfuzjon, perzierje, te vjella, hiponatriemi, koma dhe ne rastet me te keqia me vdekje.

– Kronik, shfaqet zakonisht si komplikacion sekondar i semundjeve primare si (sekrecion i crregullt i hormonit antidiuretik ADH), abuzim me disa medikamente si (desmopresina, indometacina, acetaminofene), deficit i gkukokortikoideve, nefropati kronike, mixedema.

Simptomat e intoksikimit kronik:

Enjtje te duarve dhe kembeve, probleme kardiake, rritje te presionit endokranial.

Skin Pinch Test (test per te verifikuar nese jeni te hidratuar).

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina B2

Tjetër Post

Vitamina B3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm
Mrapa
Kreu
Kategoria