fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Vitamina B3

Vitamina B3 e quajtur ndryshe vitamina PP ose Niacina ben pjese ne grupin e vitaminave B, eshte nje vitamine hidrosolubile (tretet ne uje) nuk grumbullohet ne trup dhe eshte e nevojshme te meret cdo dite nepermjet ushqimeve.

Funksionet e vitamines B3:

  • 1- Metabolitike, eshte e perfshire ne metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave, i kthen ato ne energji te nevojshme per organizmin. Mer pjese ne prodhimin e ATP (adenozin-trifosfat) i cili eshte burimu kryesor i energjise se qelizes.
  • 2- Sintetezen e ADNs, eshte e perfshire ne sintezen dhe riparimin e ADNs. Eshte esenciale per rritjen dhe ndarjen qelizore.
  • 3- Antioksidante, ndihmon ne neutralizimin e radikaleve te lira, te cilat mund te demtojne qelizat dhe kontribuojne ne plakje dhe ne zhvillimin e semundjeve kronike.
  • 4- Suport per sistemin nervor, eshte e perfshire ne prodhimin e neurotransmetueseve te cilet lehtesojne komunikimin midis qelizave nervore. Eshte esenciale per funksionimin e sistemit nervor.
  • 5- Permireson shendetin e lekures, ul inflamacionin, rrit elasticitetin, dhe redukton simptomat e ekzemes.
  • 6- Rregullator i kolesterolit, mund te rrise kolesterolin e mire ne gjak (HDL) dhe te zvogeloje kolesterolin e keq (LDL) dhe trigliceridet.

Disa ushqime qe permbajne vitamine B3:

Melci, kikirike, pule, ton peshku, peshku, kafeja e pjekur, gruri, speci djeges, grosha, pjeshka, karrota, banania.

Doza ditore e rakomanduar:

  • Foshnjat 6-12 muajsh 2-5 mg ne dite
  • Femijet 1-3 vjec 7 mg ne dite
  • Femijet 4-6 vjec 8 mg ne dite
  • Femijet 7-10 vjec 12 mg ne dite
  • Adoleshentet 11-14 vjec 17 mg ne dite
  • Adoleshentet 15-17 vjec 18 mg ne dite
  • Meshkujt mbi 18 vjec 18 mg ne dite
  • Femrat mbi 18 vjec 14 mg ne dite
  • Femrat shtatezena dhe gjidhenese 20mg ne dite

Kerkesa ditore per vitamine B3 mund te ndryshoje ne rast traumash, aktivitet fizik intensiv, gjate rritjes.

Shkaqet e mungeses se vitamines B3:

  • 1- Regjim ushqimor i varfer me vitamine B3 dhe triptofano (aminoacid esencial qe nuk prodhohet nga trupi por merret nepermjet ushqimeve).
  • 2- Perdorimi kronik i alkolit, mund te krijoje probleme ne perthithjen dhe perdorimin e vitamines B3.
  • 3- Probleme te sistemit tretes, disa semundje si Morbus Crohn, celiakia dhe semundje te tjera te traktit tretes mund te shkaktojne probleme ne perthithjen e vitamines B3.
  • 4- Patologji te veshkave, persona me probleme kronike ne veshka mund te eliminojne me shume vitamine B3 nepermjet urines duke cuar ne deficit te kesaj vitamine.

Mungesa e vitamines B3 mund te shkaktoje nje semundje te quajtur “Pelagra” e cila karakterizohet nga simptomat e meposhteme:

  • 1- Dermatit simetrik, qe shkakton lekure te thate, te inflamuar sidomos ne zonat e ekspozuara ne diell. Lekura ne keto zona mund te rrudhet, trashet dhe skuqet.
  • 2- Te perziera, te vjella, humbje oreksi dhe diarre, e cila mund te coje ne dehidratim.
  • 3- Demenca, e quajtur demenca pelagroza e cila mund te shkaktoje konfuzion, humbje memorie, probleme me perqendrimin dhe depresion.
  • 4- Glosit, inflamacion i gjuhes e cila dhemb dhe mer ngjyre te kuqe dhe behet e lemuar.
  • 5- Lodhje dhe dobesi

Intoksikimi nga vitamina B3 mund te ndodhi nese konsumohen integrator me doza te larta te vitamines B3 ose ne rastin e trajtimit te disa patologjive me doza te medha te niacines si ne rastin e hiperkolesterolemise. Simptomat e intoksikimit jane:

  • 1- Skuqje e lekures Flushing
  • 2- Kruarje ose djegje e lekures
  • 3- Te perziera dhe te vjella
  • 4- Dhimbje abdominale
  • 5- Rritje te transaminazave hepatike
  • 6- Probleme gastro-intestinale (diarre)
  • 7- Probleme me frymemarrjen
  • 8- Probleme kardiake (takikardi)

Diagnoza: bazohet ne shenjat klinike, matja e vitamines B3 ne gjak dhe urine.

Trajtimi: ne rast mungese behet nepermjet perdorimit te suplementeve te vitamines B3.

Trajtimi: ne rast mbidoze trajtimi bazohet ne nderprerjen e suplementeve ose te medikamenteve qe shkaktojne mbidozen.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Uji eshte jeta…

Tjetër Post

Hipertensioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Vitamina C

Vitamina C e njohur ndryshe si acidi askorbik eshte nje vitamine hidrosolubile (e tretshme ne uje) e cila nuk…

Vitamina B7

Vitamina B7 e njohur ndryshe si Biotina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e…

Vitamina B1

Vitamina B1 e njohur gjithashtu si Tiamina ben pjese ne vitaminat e grupit B. Eshte nje vitamine hidrosolubile e…

Vitamina D

Vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit, per shkak se sintetizohet nga kolesteroli kur lekura…
Mrapa
Kreu
Kategoria