fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Hipertensioni

Hipertensioni i quajtur zakonisht tensioni i larte, eshte nje gjendje ne te cilen presioni i gjakut ne arterie eshte ne menyre konstante i larte. Zhvillohet kur muret e arterieve humbin elasticitetin e tyre dhe behen te ngurta ose kur enet e vogla te gjakut ngushtohen. Eshte nje patologji e cila rrit rrezikun per semundje te tjera si semundje kardiake, iktus, semundje te veshkave. Presioni i gjakut stabilohet nga sasia e gjakut qe zemra pompon dhe nga reziztenca e arterieve ndaj fluksit te gjakut. Ne momentin qe arteriet jane te ngushta dhe te ngurta zemra duhet te punoje me shume per te shperndare gjakun ne qarkullim duke rritur presionin arterial.

Ekzistojne dy vlera te cilat maten per te vlersuar presionin arterial:

Presioni sistolik: niveli me i larte i presionit te gjakut, mat forcen e ushtruar nga gjaku tek muret e arterieve kur zemra kontraktohet dhe pompon gjak.

Presioni diastolik: niveli me i ulet i presionit te gjakut, tregon presionin e arterieve kur zemra eshte pushim midis dy rrahjeve.

Klasifikimi fizpatologjik:

  • 1- Primar (esencial) perben 90% te rasteve dhe eshte idiopatik (nuk gjendet shkaku).
  • 2- Sekondar, pasoje e semundjeve te tjera.

Shkaqet e hipertensionit sekondar:

  • 1- RENALE (veshkat):
  • stenoza e arterieve renale,
  • fibromuskolare, displazi te arterieve renale dhe semundje atherosklerotike te arterieve renale.
  • Glomerulonefritis
  • Veshke polikistike
  • Nefropatidiabetike
  • 2- ENDOKRINE:
  • Sindroma Conn
  • Sindroma Cushing
  • Pheokromocitoma
  • 3- MEDIKAMENTE:
  • Estrogjen
  • Kortizon
  • NSAID
  • 4- DROGAT:
  • Kokaina
  • Heroina
  • Amfetamina
  • 5- INTOKSIKACIONI:
  • Monoksid karboni CO
  • 6- APNEA E GJUMIT
  • 7- SEMUNDJE NEUROLOGJIKE DHE PSIKIATRIKE
  • 8- SINDROMA KARCINOID

Faktoret e riskut:

  • Mosha, meshkujt > 55 vjec, femrat > 65 vjec
  • Trashegimia, familjariteti
  • Obeziteti BMI > 30 dhe perimetri abdominal > 102 cm per meshkujt dhe >88 cm per femrat.
  • Jeta sedentare
  • Stres i vazhdueshem
  • Konsum i shpeshte i alkoolit
  • Regjim ushqimor i pasur me kripe dhe yndyre
  • Medikamente si kortizoni dhe estrogjeni
  • Perdorim i drogave si kokaina, heroina anfetamina.

Shenjat dhe simptomat

  • 1- dhimbje pulsuese e kokes e lokalizuar ne pjesen e pasme, ndodh kryesisht sapo coheni ose gjate aktivitetit fizik.
  • Marrje mendsh
  • Zhurma ne vesh
  • Epistaksis (gjak nga hundet)
  • Frymarrje te crregullt
  • Rrahje te crregullta
  • Gjendje konfuzionale
  • Probleme me shikimim
  • Dhimbje gjoksi

Rregullat e matjes se tensionit:

Eshte e rendesishme mos te keni konsumuar alkool kafe ose cigare gjysem ore para matjes. Tensioni matet ne pozicionin ulur, ngritur dhe ne te dyja krahet. Mund te perdoret edhe holter tensioni i cili regjistron vlerat e presionit arterial gjate 24-48 oreve.

Diagnoza ekzaminimet:

Laboratorike:

– Gjak komplet me formule

– Elektrolitet ( Na, K, Ca, PO4)

– Vleresim i parametrave renale: kreatinina, ritmi i filtrimit glomerular, urea.

– Glicemia esell, HbA1C

– Kolesteroli HDL, LDL dhe trigliceridet

– Tiroide: TSH, FT3, FT4,

– Proteinat ne urine

Imazherike:

– EKG

– Ekokardiografi

Oftalmoskopi

Ekzaminimi neurologjik

Trajtimi:

Medikamente: diuretik, beta bllokues, kalcio-antagonist, ACE inhinitor, bllokues te receptoreve te angiotensines, bllokues te receptoreve te mineralkortikoideve.

Masa te pergjithshme

– Ulje te peshes

– Aktivitet te rregullt fizik

– Diete e varfer me kripe dhe yndyre

– Konsum te shpeshte te frutave, perimeve dhe peshkut.

– Elimimimi i duhanit dhe alkoolit

Komplikacionet:

  • 1 AKUTE

Urgjence hipertensive, vlera te tensionit > 220/120 mm Hg plus demtime fundore te organeve.

– Edeme pulmonare

– SAK ( Sindrom akut koronar)

– Cerebrale ( Encephalopati) hipertensive, hemoragji intracerebrale).

– Disekacion i aortes.

Krize hipertensinve, vlerat e tensionit 220/120 mmHg por pa demtime fundore te organeve.

  • 2 KRONIKE

– Kardiomiopati hipertensive

– Nefropati hipertensive

– Neuropati hipertensive

– Retinopati hipertensive

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina B3

Tjetër Post

Vitamina C

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Sindroma metabolike

  Sindroma metabolike përfshinë të paktën 3 nga 5 gjëndje shëndetësore të mëposhtëme , të cilat rrisin…
Mrapa
Kreu
Kategoria