fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Infarkti akut i miokardit

Tabela e Përmbajtjes:

  1. Hyrje
    • Definimi i Infarktit Akut të Miokardit (IAM)
    • Shkaqet dhe Pasojat e IAM
  2. Struktura dhe Funksioni i Arterieve Koronare
    • Përshkrimi i “Pemës Koronare”
    • Arteriet kryesore dhe degezimet e tyre
    • Shkaktoni i bllokimit të arterieve koronare
  3. Epidemiologjia
    • Statistikat e AHA dhe ASA
    • Shkaqet e vdekjeve dhe pasojat e SAK
  4. Faktoret e Rrezikut të IAM
    • Faktoret kryesore (Mosha, Histori Familjare, etj.)
    • Faktore të tjera rreziku (Gjumi, Mungesa e Vitaminës D, etj.)
  5. Simptomat e IAM
  6. Metodat e Diagnozës
    • Elektrokardiografia (EKG)
    • Analiza e gjakut
    • Ekografia e zemrës
    • Angio-koronarografia dhe Koronarografia
  7. Procedura e Angioplastikës dhe Stentet
    • Përshkrimi dhe llojet e stenteve
  8. Trajtimi i Infarktit Akut të Miokardit
    • Ndihma e parë dhe procedurat emergjente
    • Trajtimi spitalor (Angiografia, Bypass Aorto Koronar, etj.)
    • Trajtimi medikamentoz

Infarkti Akut i Miokardit (IAM) shkakton vdekjen e qelizave te muskulit te zemres (miokardit) dhe vjen si pasoje e nderprerjes se furnizimit te muskulit te zemres me gjak dhe si rrjedhoje me oksigjen (O2) dhe lende ushqyese.

Muskuli i zemres furnizohet me gjak nga arteriet koronare ose sic quhet ndryshe “Pema Koronare”. Funksioni i tyre eshte furnizimi i miokardit me oksigjen (O2) dhe lende ushqyese. Ekzistojne dy arterie koronare kryesore, e majta dhe e djathta, ato vazhdojne me tej ne degezime me te vogla dhe furnizojne me gjak sektore te caktuar te muskulit te zemres. Pakesimi i furnizimit te muskulit te zemres me gjak ndodh kur bllokohen pjeserisht arteriet koronare nga pllaka yndyrore qe formohen dhe shtrihen brenda tyre. Bllokimi i pjesshem i enes se gjakut shkakton ishemi te miokardit (vuajtje e muskulit te zemres) ndersa bllokimi i plote dhe i menjehershem i arteries shkakton infarkt akut te miokardit (IAM).

EPIDEMIOLOGJIA:

Sipas AHA (American Heart Association) dhe ASA (American Stroke Association) semundjet kardiovaskulare jane shkaku kryesor i vdekjeve ne Amerike ne burra dhe e gra. Pothuajse 2500 amerikane vdesin çdo dite (afersisht 1 vdekje ne 35 sekonda) per shkak te SAK (semundjes se arterieve koronare).

Infarkti akut i miokardit (IAM) eshte prezantimi me i zakonshem i semundjes se arterieve koronare dhe shkaku kryesor i semundshmerise, vdekshmerise dhe paaftësisë per pune ne mbare boten.

SAK eshte pergjegjese per 10% te paaftesise ne pune ne vendet me te ardhura te uleta dhe mesatare dhe 18% te paaftesise per pune ne vendet me te ardhura te larta.

Faktoret e rrezikut kryesore:

IAM eshte nje semundje multifaktoriale. INTERHEART study, nje studim qe perfshiu 50 shtete kishte si qellim percaktimin e faktoreve te rrezikut te IAM. Nga ky studim u identifikuan faktoret e listuar me poshte si pergjegjes ne me shume se 90% te rasteve te IAM.

1- Mosha : ( Burra >45 vjec ; Gra > 55 vjec )

2 -Histori Familjare me IAM : Rreziku i semundjeve kardiovaskulare rritet ne individet qe kane te aferm te brezit te pare me IAM te shfaqur nen moshen 55 vjec per meshkuj dhe mbi 65 vjec per femra.

3- Hipertensioni Arterial (Presioni Arterial >140 /90 mmHg ).

4-Duhanpirja aktive dhe pasive.

5-Diabet Mellitus.

6- Dislipidemia : Hiperkolesterolemia, rritja e nivelit te kolesterolit total dhe LDL-kolesterol >150mg/dl, HDL-kolesterol <40 mg/dl . Hipertrigliceridemia (rritja e nivelit te Triglicerideve >200 mg/dl).

7- Mbipesha dhe Obeziteti : BMI > 30 dhe kryesisht obezitet abdominal (dhjami i barkut).

8- Mungesa e aktivitetit fizik.

9- Ushqyerja jo ekuilibruar , e pasur me yndyrna dhe e varfer me perime dhe fruta.

10-Faktoret psikoemocional (Stresi).

Faktore te rrezikut te tjere:

– Personat qe flene pak gjume (5-6 ore ne nate ).

– Personat qe flene shume (mbi 8-9 ore ne nate) kane nje risk te rritur per IAM.

– Mungesa e vitamines D, ulja 10ng/ml ne vitamine D rrit 9% rrezikun per vdekshmeri dhe 25% rrezikun per IAM.

Simptomat:

1- Dhimbje e forte gjoksi, e menjehershme, me karakter shtrengues (mbytes), me lokalizim ne derrasen e kraharorit, me perhapje ne anen e majte, ne qafe, nofull dhe ne krahun e majte deri ne dy gishtat e fundit te dores se majte, e zgjatur ne kohe qe nuk qetesohet nga perdorimi i trinitrines.

2- Mund te shkaktoje djerse te ftohta, veshtiresi ne frymemarrje, keputje te gjunjeve , gjendje te fikti te perziera,te vjella, dhimbje shpine, ankth.

Diagnoza:

1- Elektrokardiografia (EKG)

2- Analize gjaku qe perfshin enzimat e zemres dhe proteinat (troponina dhe CK-MB).

3-Ekografia e zemres

4-Kateterizimi i zemres nepermjet:

Angio-koronarografia qe eshte nje ekzaminim, qe jep informacion te detajuar dhe te sakte te eneve qe furnizojne me gjak zemren (arteriet koronare) nepermjet perdorimit te rrezeve X, duke percaktuar keshtu numrin dhe shkallen e ngushtimeve brenda arterieve koronare, si dhe menyren me te pershtatshme te trajtimit te ketyre ngushtimeve.

Koronarografia eshte nje procedure qe nepermjet kontrastit te injektuar dhe rrezeve X shikohet si rrjedh gjaku ne arteriet koronare. Ky ekzaminim realizohet duke futur brenda trupit te pacientit permes nje porte hyrese, zakonisht nje ene gjaku qe kalon ne pjesen e siperme te kofshes apo ne krah, nje tub plastik te gjate, te holle dhe fleksibel te quajtur kateter, nepermjet te cilit injektohet ne arteriet koronare lenda e kontrastit. Lenda e kontrastit ka vetinë te behet e dukshme nen veprimin e rrezeve X. Aparati i rrezeve X mundeson realizimin e nje numri imazhesh, të cilat japin informacion të detajuar mbi pamjen e brendshme te arterieve koronare.

Koronarografia realizohet ne menyre urgjente kur pacienti paraqitet ne kushtet e nje infarkti, arresti apo ataku kardiak. Koronarografia i rekomandohet atyre personave, të cilet kane simptomat e IMA si pershembull dhembje gjoksi, e cila perhapet ne nofull, qafe dhe krahun e majte gjate aktivitetit fizik, që nuk shpjegohet nga ekzaminimet e tjera, dhembje gjoksi e shfaqur për herë te pare apo dhembje gjoksi, e cila vjen duke u renduar. Gjithashtu, koronarografia realizohet kur pacienti paraqet veshtiresi ne frymemarrje, lodhje te theksuar, çrregullime te ritmit te zemres apo ulje të funksionit te zemres te cilat nuk shpjegohen nga shkaqe te tjera. Rekomandohet dhe tek pacientet e nje moshe te caktuar, te cilet do te realizojne nje nderhyrje kirurgjikale per shkak te semundjeve te valvulave te zemres apo defekteve te lindura ne zemer. Pas realizimit te koronarografise, pacienti merr nje tablo te qarte te gjendjes se arterieve koronare. Arteria korornare mund te jete pa stenoza, me stenoza jo sinjifikative, me stenoza kritike apo edhe te mbyllura plotesisht. Në varesi te gjendjes se arterieve koronare, behet dhe trajtimi i tyre.

Mjeku kardiolog mund te rekomandoje trajtim medikamentoz, angioplastike (rivendosjen e fluksit normal te gjakut nepermjet balonave apo implantimit te stenteve), apo trajtim kirurgjikal (Bypass-i koronar).

Stenti eshte nje tub i vogel (rrjete metalike), qe pozicionohet dhe fiksohet brenda enes se gjakut te ngushtuar, te shkaktuar nga grumbullimi i pllakave lipidike i cili mban enen e hapur. Ekzistojne dy lloje te stenteve:

1- Stentet klasike metalike (BMS)

2- Stentet me medikamente (DES). Keto stente perdoren me shpesh dhe mbulohen me medikamente te cilat ndihmojne ne mbajtjen hapur te arteries per nje kohe me te gjate. Procedura e zgjerimit te arteries nepermjet nje stenti quhet nderhyrje koronare perkutane (PCI) ose me thjeshte, angioplastike.

Trajtimi:

Infarkti i miokardit konsiderohet nje urgjence mjekesore. Pacienti duhet te shtrohet ne spital ne menyre urgjente per diagnostikimin dhe trajtimin e semundjes, pasi mbijetesa e tij pas ketij episodi varet nga shpejtesia e kryerjes se ketyre proçeseve. Sa me shpejt te fillohet trajtimi dhe sa me korrekt të jete ai, aq me te medha jane mundesite e sherimit te semundjes.

1-Procedurat emergjente (ndihma e parë)

Masat e para te mjekesise se urgjences jane:

a-Vendosja e maskes se oksigjenit

b-Qetësimi i dhimbjeve

c-Perdorimi i medikamenteve te grupit te nitrateve (si pershembull nitroglicerina) per zgjerimin e arterieve koronare.

2-Trajtimi ne kushte spitalore:

Mjeku kardiolog mund te rekomandoje trajtim medikamentoz, angioplastike (rivendosjen e fluksit normal te gjakut nepermjet balonave apo implantimit te stenteve), apo trajtim kirurgjikal (Bypass-i koronar).

a- Angiografia e arterieve koronare, mundeson lokalilizimin e ngushtimit te tyre, zgjerimin e menjehersheper te arteries pergjegjese per infarktin, pas vendosjese se stentes.

b- Bypass Aorto Koronar, me ane te kesaj nderhyrjeje realizohet nje ure kalimi (duke shmangur ngushtimin ), e cila furnizon me gjak pjesen pas ngushtimit. Kjo ure kalimi realizohet me arterien ose me venen e pacientit. Arteria qe vendoset merret nga kraharori ose nga krahu ndersa venat merren nga kembet e pacientit.

c- Mdikamentoz :

– Shkrirja e trombit me ndihmen e medikamenteve trombolitike.

– Frenimi i koagulimit te metejshem, per te evituar formimin e pllakave ne enet e ngushtuara (nepermjet heparines, aspirines, etj).

– Ulja e nevojave per oksigjen te miokardit dhe rregullimi i ritmit te rrahjeve te zemres nepermjet beta-bllokuesve (atenolol, korvitol,bisocor,etj)

– Zgjerimi i eneve te gjakut, per parandalimin e insuficiences kardiake te anes se majte, nepermjet frenuesve te enzimes se konversionit te angiotenzines (ACE-inhibitoret, Enalaprili).

Perdorimi i ketyre medikamenteve pakeson shkallen e vdekshmerise pas infarktit dhe permireson mbijetesen e pacienteve.

3- Trajtimi mbajtes me medikamente:

– ACE-inhibitoret

– Antikoagulantet

– Medikamentet qe mbrojne murin e eneve te gjakut

– Medikamentet që ulin nivelin e yndyrnave (statinat- per kolesterolin e larte)

– Stabilizimi i ritmit te zemres (beta-bllokuesit)

4- Ndjekja post Infarkti:

Ne te gjitha rastet, te semuret me semundje te arterieve koronareve ose ata te operuar me Bypass, duhet te ndiqen rregullisht nga mjeku kardiolog. Sipas protokolleve te percaktuara nderkombtare ata duhet:

-Te kryejne rregullisht Eko kardiske dhe prove ushtrimore per te vleresuar nese unazat apo Bypass-et jane funksionale.

-Te marrin ne menyre rigoroze medikamentet qe hollojnë gjakun, si plaviksin dhe aspirinen.

– Te ruajnë peshen optimale.

– Te mos konsumojne duhan.

– Te mos konsumojne alkol

– Te bejne aktivitet fizik te caktuar sipas situatës dhe gjendjes klinike, qe e percskton mjeku i cili ndjek te semurin.

– Te mjekojne ne menyre rigoroze faktoret e tjere te rrezikut si tensioni, yndyrnat ,dhe diabeti.

Kmplikacionet:

Komplikacionet e infarktit akut te miokardit qe zhvillohen brenda 2 javeve te para shoqerohen me vdekshmeri te larte. Ne vitet e fundit perdorimi agresiv i monitorimit dhe intervenimit hemodinamik ka ndryshuar dukshem prognozen e IAM. Komplikacionet jane:

1- Ishemike; reinfarkt, shtrirje e zones se infarktit, angine.

2- Mekanike, insuficience kardiake, shock kardiogjen, regurgitum mitral, aneurizem ventrikulare, rupture kardiake.

3- Crregullime te ritmit te zemres, atriale ose ventrikulare, sinusale ose disfunksion i nyjes sinusale.

4- Embolike, embolite e sistemit nervor qendror (iktus), embolite periferike, tromb mural i ventrikulit te majte.

5-Inflamatore, perikardit.

Parandalimi:

Masat me te dobishme ne lidhje me parandalimin e zhvillimit te arteriosklerozes dhe shfaqjes se infarktit te miokardit perfshijne:

Ushqyerjen e ekuilibruar, aktivitetin fizik te mjaftueshem, konsumin ne sasi te paket te alkolit dhe nderprerjen e duhanit.

Faktoret e rrezikut, si diabeti mellitus, hipertensioni arterial dhe niveli i larte i yndyrnave duhet te trajtohen ne menyre sa me korrekte.

Pas nje infarkti te miokardit, pacienti duhet të perfshihet ne programe te stervitjes kardiovaskulare, ku perfshihen sporte si ecjet e gjata, çiklizmi, yoga dhe noti.

Ekzaminime rutine ose Chek-Up i aparatit kardio vaskular i cili perfshine:

– Lipidograme ose nivelin e yndyrnave, Kolesterol Total, HDL, LDL, Trigliceride

– Glicemine, HbA1C (sheqeri, diabeti),

– EKG e qetesise,

– Eko e zemres

– Eko te eneve te gjakut te qafes,

– Prove ushtrimore ( ne rastet kur mjeku Kardiolog e sheh te arsyeshme )

Keto ekzaminime rekomandohen tek meshkujt > 45 vjec dhe tek femrat > 50 vjec.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina B7

Tjetër Post

Insuficienca renale akute (IRA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Sindroma metabolike

  Sindroma metabolike përfshinë të paktën 3 nga 5 gjëndje shëndetësore të mëposhtëme , të cilat rrisin…

Hipertensioni

Hipertensioni i quajtur zakonisht tensioni i larte, eshte nje gjendje ne te cilen presioni i gjakut ne arterie…
Mrapa
Kreu
Kategoria