fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Farat e mireqenies

Farat jane aleate te cmuara te mireqenies tone. Jane te pasura me fibra, proteina, aminoacide, acide yndyrore esenciale, vitamina dhe minerale te rendesishme per organizmin. Ne kete artikull do te analizojme benefitet dhe perdorimin e farave te linit, kungullit, chia, susamit dhe kerpit.

FARAT E LINIT

Farat e linit jane te pasura me acide yndyrore omega 3, fibra, proteina vitamina te grupit B, magnez dhe mangan.

Permbajne 533 kcal per 100 g.

Efektet e farave te linit mbi shendetin:

1- Permiresojne shendetin kardiovaskular, acidet yndyrore te pranishme ne farat e linit ndihmojne ne uljen e rrezikut per semundje kardiovaskulare, ne uljen e kolesterolit te keq LDL ne gjak dhe ne permiresimin e shendetit kardiak.

2- Permiresojne tretjen, fibrat e pranishme ne farat e linit permiresojne tretjen dhe parandalojne kapsllekun. Favorizojne rritjen e flores bakteriale ne zorre.

3- Antinflamatore natyral, kane efekte antinflamatore dhe mund te ndihmoje ne permiresimin e disa semundjeve si artriti reumatoid.

4- Permiresojne funksionin hormonal, studime tregojne qe konsumi i farave te linit mund te kete efekte pozitive ne funksionin hormonal. Disa substanca te permbajtura ne farat e linit te quajtura “lignane” kane efekte te ngjashme me estrogjenin dhe mund te ndihmojne ne lehtesimin e simptomave te menopauzes.

Efektet anesore:

Mund te shkaktojne alergji. Nese konsumohen ne sasi te medha mund te shkaktojne fryrje, dhimbje barku dhe stomaku. Nuk keshillohet perdorimi ne shtatezani duke qene se permbajne lignane. Sasia ditore e rekomanduar eshte 30 g.

Menyra e perdorimit:

Mund te konsumohen te plota ose te grira. Keshillohet te konsumohen te grira pasi ne kete forme eshte me e lehte per sistemin tretes te perthithe lendet yshqyese te permbajtura ne keto fara. Grirja ndihmon edhe ne uljen e sasise se fitateve te permbajtura ne farat e linit te cilat ndonjehere perkeqsojne perthithjen e disa mineraleve. Nje tjeter menyre per te ulur fitatet ne farat e linit eshte te lihen ne uje per disa ore. Keto fara mund ti shtohen kosit, drithrave, sallates, bukes, ose pergatitjeve si smoothies.

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit jane te pasura me fibra, protenia, acide yndyrore esenciale, vitamina te grupit B dhe vitamine E, minerale si magnezi fosfori dhe zinku.

Permbajne 446 kcal per 100 g.

Efektet e farave te kungullit mbi shendetin:

1- Kane veti antinflamatore, ndihmojne ne zvogelimin e simptomave ne semundje si artriti, diabeti dhe semundjet neurodegjenerative.

2- Ulin rrezikun per tumoret e mushkerise stomakut, kolonit, gjirit dhe prostates.

3- Permiresojne shendetin kardiovaskular.

4- Ndihmojne ne normalizimin e sheqerit dhe kolesterolit ne gjak.

5- Permiresojne gjumin.

Efektet anesore:

Mund te shkaktojne alergji. Nuk keshillohet perdorimi i tepruar per personat qe vuajne nga sindroma e zorres se irrituar. Doza ditore e rekomanduar eshte 30 g.

Menyra e perdorimit:

Mund te perdoren si mesvakt, ne supa , me drithra, ne sallate, ne brumin e bukes.

FARAT CHIA

Farat chia jane te pasura me fibra, proteina, acide yndyrore esenciale omega 3, antioksidante, minerale si kalcium, magnez, hekur dhe fosfor. Jane burim energjie dhe japin ngopje per nje kohe te gjate

Permbajne 486 kcal per 100 g.

Efektet e farave chia mbi shendetin:

1- Efekt antinflamator.

2- Permiresojne tretjen.

3- Permiresojne sheqerin ne gjak, ulin rrezikun per diabet te tipit 2.

4- Permiresojne shendetin e kockave, muskujve dhe nervave, fale pranise te nje sasie te larte te mineraleve, ulin rrezikun per osteoporoze.

5- Permiresojne shendetin kardiovaskular, ndihmojne ne uljen e tensionit.

Efektet anesore:

Mund te shkaktojne alergji. Nje perdorim i tepruar mund te shkaktoje bezdisje gastro-intestinale. Sasia ditore e keshilluar eshte 25 g. Ne personat qe perdorin mjekime per uljen e tensionit ose glicemise keshillohet nje doze me e vogel pasi keto fara kane efekt hipotensiv dhe hipoglicemizues.

Menyra e perdorimit:

Mund te perdoren me kos, drithra, sallate, smoothie, qumesht. Duke qene se farat chia thithin shume uje eshte e rendesishme te hidratoheni mire ne rast perdorimi.

FARAT E SUSAMIT

Farat e susamit mund te gjenden ne dy ngjyra te bardha dhe te zeza. Farat e bardha jane me te embla ndersa farat e zeza kan nje shije pak me te hidhur. Jane te pasura me proteina, fibra, vitamina te grupit B, antioksidante dhe minerale si kalciumi, hekuri magnezi dhe zinku.

Permbajne 572 kcal per 100 g.

Efektit e farave te susamit mbi shendetin:

1- Permiresojne shendetin e kockave, fale pranise se kalciumit kane efekte pozitive mbi kockat dhe dhembet.

2- Permiresojne shendetin kardiovaskular, fale pranise se acidit oleik dhe linoleik te cilet ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq LDL dhe rritjen e kolesterolit te mire HDL .

3- Antikosidante, permbajne antioksidante te cilet luftojne radikalet e lira ne trup, duke ulur inflamacionin dhe duke mbrojtur qelizat nga demtimet oksidative.

4- Normalizojne glicemine, permiresojne ndjeshmerine ndaj insulines.

5- Permiresojne tretjen, parandalojne kapsllekun.

6- Permiresojne sistemin imunitar, fale pranise se zinkut nje mineral esencial ne sistemin imunitar i cili ndihmon ne mbrojtjen kundra infeksioneve dhe semundjeve.

Efektet anesore:

Mund te nderveprojne me disa mjekime si hipoglicemizuesit, antihipertensivet, antikoagulantet. Mund te shkaktojne alergji. Doza ditore e keshilluar eshte 20-30 g.

Menyra e perdorimit:

Mund te perdoret ne supe, sallate, ne pergatitjen e bukes dhe produkte te tjera te furres. Mund te konsumohen te gjalle ose te pjekur.

FARAT E LULEDIELLIT

Farat e lulediellit jane te pasura me acide yndyrore esenciale, proteina, fibra, vitamina te grupit B, vitamine E dhe minerale si magnezi, bakri, seleniumi.

Permbajne 584 kcal per 100 g.

Efektet e farave te lulediellit mbi shendetin:

1- Jane suport per shendetin cerebral, fale vitamines E mbron qelizat cerebrale nga demtimet oksidative, ndihmon ne permiresimin e memories.

2- Permiresojne shendetin e lekures, fale pranise se vitamines E mbron lekuren nga demet e diellit, dhe ndihmon ne sherimin e plageve.

3- Permiresojne shendetin kardiovaskular.

4- Kane efekt antinflamator.

5- Kane efekt antioksidant.

6- Permiresojne tretjen.

Efektet anesore:

Mund te shkaktojne alergji. Doza ditore e rekomanduar eshte 10-20g.

Menyra e perdorimit:

Mund te perdoren bashke me dritherat, me fruta te thata dhe te fresketa, si mesvakte.

FARAT E KERPIT

Farat e kerpit jane te pasura me proteina vegjetale me vlere te larte biologjike, permbajne te gjitha aminoacidet esenciale per te cilet organizmi jone ka nevoje, permbajne acidet yndyrore esenciale si omega 3 dhe omega 6, minerale si magnezi, kaliumi, hekuri dhe zinku dhe vitamina si vitaminat e grupit B dhe vitamina E.

Permbajne 613 kcal per 100 g.

Efektet e farave te kerpit mbi shendetin:

1- Permiresojne shendetin kardiovaskular.

2- Permiresojne shendetin cerebral.

3- Kane efekt antioksidant, mbrojne qelizat nga demet oksidative.

4- Kane efekt antinflamator, mund te permiresojne simptomat e artritit, astmes dhe semundjeve inflamatore.

5- Permiresojne tretjen.

6- Permiresojne shendetin e lekures, mbron lekuren nga demet e diellit.

Efektet anesore:

Mund te shkaktojne alergji. Keshillohet te perdoren me kujdes nga personat te cilet perdorin mjekime antikoagulante pasi farat e kerpit kane efekt mbi hollimin e gjakut. Doza ditore e rakomanduar eshte 30-40 g.

Menyra e perdorimit:

Mund te perdoren te shoqeruara me kos, ne sallate, ne supe, ne brumin e bukes dhe pices.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina B9

Tjetër Post

Semundja e Parkinsonit

Lexoni ardhshëm

Vitamina B9

Vitamina B9 e njohur ndryshe si (Folate dhe Acidi Folik) ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine…

Vitamina B7

Vitamina B7 e njohur ndryshe si Biotina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e…

Vitamina C

Vitamina C e njohur ndryshe si acidi askorbik eshte nje vitamine hidrosolubile (e tretshme ne uje) e cila nuk…

Vitamina K

Vitamina K e njohur ndryshe si vitamina e mpiksjes se gjakut ben pjese ne grupin e vitaminave liposolubile (te…
Mrapa
Kreu
Kategoria