fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Anemia Ferriprive

Anemia ferriprive, e njohur ndryshe si anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit eshte nje nga anemite me te perhapura ne bote. Sic e thote edhe vete emri shkaktohet nga mungesa e hekurit ne organizem. Hekuri eshte nje element esencial per prodhimin e hemoglobines e cila eshte nje proteine qe gjendet brenda rruazave te kuqe dhe kryen nje funksion shume te rendesishem sic eshte trasporti i oksigjenit nga mushkrite ne te gjithe trupin.

Fispatologjia e hekurit:

Hekuri zakonisht ndahet ne nje pjese qarkulluese dhe pjesa tjeter ruhet ne magazinat e hekurit dhe perdoret ne raste kur trupi ka nevoje. Sasia e hekurit total ne trupin e njeriut eshte 3.5 g tek meshkujt dhe 2.5 g tek femrat dhe shperndahet ne kete menyre.

– Hemoglobina permban 2 g (meshkujt) dhe 1,5 g (femrat).

– Ferritina (depozita kryesore e hekurit) permban 1 g(meshkujt) dhe 0.6 g (femrat).

– Hemosiderina (depozita sekondare e hekurit) permban 300 mg.

– Mioglobina (proteina qe tresporton oksigjen tek muskujt) permban 200 mg.

– Trasferrina (sistemi i trasportit te hekurit) permban 3 mg.

Perthithja e hekurit:

Hekuri perthithet ne nje pjese te zorres te quajtur duoden dhe sasia e perthithur ndryshon ne varesi te substancave qe konsumohen bashke me hekurin. Perthithja me e mire e hekurit ndodh kur hekuri ndodhet ne formen Fe2+ (forma qe gjendet tek mishi) kurse forma e hekurit qe gjendet ne ushqimet e tjera Fe3+ duhet te shenderrohet nga lengjet e stomakut ne formen Fe2+ qe te perthithet. Vetem vitamina C mund te shtoje perthithjen e hekurit Fe3+ qe gjendet ne ushqime, kurse ushqime te tjera si qumeshti dhe caji e ulin perthithjen e hekurit qe gjendet ne kete forme. Nga 15 g hekur qe marrim gjate dites me ushqime vetem 1 g perthithet nga organizmi qe eshte pak a shume sasia qe humbim gjate dites.

Trasporti i hekurit dhe perdorimi i tij:

Hekuri trasportohet nga qelizat e mukozes intestinale tek receptoret e eritroblasteve, qelizat e placentes dhe hepatocitet nga transferrina (proteina trasportuese e hekurit). Hekuri i tepert trasferohet nga transferrina ne depozitat e hekurit qe jane ferritina dhe hemosiderina.

Shkaqet e mungeses se hekurit:

1- Humbje gjaku, eshte nga shkaqet kryesore te mungeses se hekurit. Ne meshkujt dhe femrat mbas menopauzes shkaqet kryesore te humbjes se gjakut jane; gjakosje kronike e fshehur qe ndodh ne rast semundjesh si (ulcera- gastruduodenale, hemorroide, ektazi vaskulare, tumore te traktit gastrointestinal). Patologji te tjera qe mund te shkaktojne humbje gjaku jane (infeksioni nga ankilostoma, hemorragji alveolare e perhapur, hemolize intravaskulare kronike ose traumatike. Edhe cikli mestrual mund te coje ne mungese te hekurit.

2- Rritje e kerkeses se hekurit, ndodh gjate rritjes ne moshat nga 0-2 vjec dhe gjate adoleshences, gjate shtatezanise edhe gjidhenies.

3- Ulje e perthithjes se hekurit, mund te ndodhe ne rast gastrektomie, celiaki, gastrit atrofik, infeksion nga Helicobacter Pylori, akloridri, sindroma e zorres se shkurter.

4- Ne raste me te rralla mund te ndodhe nga kequshqyerja dhe nga regjimi ushqimor i varfer me hekur.

Ushqimet e pasura me hekur:

1- Mishi i kuq

2- Te brendshmet (melci, veshke, zemer, mushkri vici)

3- Bishtajore (groshe, qiqra, bizele)

4- Drithera integrale

5- Frutat e thata

6- Perimet me gjethe jeshile

7- Farat e kungullit

8- Peshku dhe frutat e detit

9- Cokollata e zeze

10- E verdha e vezes

Simptomat e mungeses se hekurit:

Nje sindrome qe shpesh hasim gjate mungeses se hekurit eshte “sindroma e kembes qe nuk pushon” . Kjo sindrome karakterizohet nga nje nevoje per te levizur kemben ne menyre te vazhdueshme gjate pushimit.

Pervec simptomave te zakonshme personat qe kan mungese te hekurit mund te vuajne edhe nga PIKACIZMI (deshire e pa kontrollueshme per te ngrene substanca jo te ngrenshme si akull, pislleqe, dhe, hi, dhe, boje).

Diagnoza:

– Gjak formule

– Sideremi ( sasia e hekurit ne gjak)

– Ferritina

– Transferrina

– Numerimi i retikolociteve

– Shperndarja dhe vellimi i rruazave te kuqe.

Trajtimi: nepermjet suplementeve te hekurit.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Cfar na tregon ngjyra e urines?

Tjetër Post

Vitamina E

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Talasemia

Talasemitë janë një grup sëmundjesh gjenetike të trashëgueshme nga prindërit tek fëmijët dhe shkaktohen nga një…
Mrapa
Kreu
Kategoria