fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Vitamina B5

Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e tretshme ne uje), nuk grumbullohet ne organizem dhe per kete arsye duhet marre cdo dite nepermjet ushqimeve. Luan rol te rendesishem ne te gjitha proceset metabolike.

Funksionet e vit B5:

1 – Eshte e rendesishme per metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave, dhe proteinave. Ndihmon ne kthimin e tyre ne energji te nevojshme per organizmin.

2- Eshte e rendesishme per sintezen e kolesterolit, acideve yndyrore dhe hormoneve.

3- Ndihmon ne forcimin e lekures, thonjeve, flokeve dhe ne cikatrizimin e plageve.

4- Ndihmon ne prodhimin e rruazave te kuqe

5- Eshte e perfshire ne sintezen e koenzimes A

Ushqimet qe permbajne vitamine B5:

– Bishtajoret

– Te brendeshmet

– Melci vici, derri

– Veza

– Peshku salmon

– Avocado

– Lulelakra

– Kerpudhat e thara

Dozat ditore te rekomanduara per vitaminen B5:

– Foshnjat 0- 6 muajsh 1.7 mg/dite

– Foshnjat 7-12 muajsh 1.8 mg/dite

– Femijet 1 – 3 vjec 2 mg/dite

– Femijet 4 – 8 vjec 3 mg/dite

– Femijet 9 – 13 vjec 4 mg/dite

– Adoleshente dhe te rritur > 14 vjec 5mg dite

– Femra shtatezena 6 mg/dite

– Femra gjidhenese 7 mg/dite

Mungesa e Vit B5 ndodh shume ralle kryesisht ne kushtet e malnutricionit te thelle ose ne disa defekte shume te rralla gienetike nuk metabolizohet acidi pantotenik)

Simptomat e mungeses se vit B5

1-Dhimbje koke

2-Lodhje

3-Irritabilitet

4-Pagjumesi

5- Te perziera, te vjella, dhimbje abdominale

6- Ndjesi djegie te duarve dhe kembeve

7- Ngerce muskulare

8- Depresion

10- Probleme neurologjike dhe nervore

11- Mund te shkaktoje hipoglicemi ose nje ndjeshmeri me te larte ndaj insulines.

Ne raste shume te rralla mund te shkaktoje toksicitet nga mbidoza dhe ne keto raste shoqerohet me diarre.

Diagnoza:

Nepermjet matjes se vitamines B5 ne urine.

Trajtimi:

Nepermjet ushqimeve te pasura me vitamine B5 ose suplementeve te vitamines B5.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina D

Tjetër Post

Vitamina B7

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Vitamina B7

Vitamina B7 e njohur ndryshe si Biotina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e…

Vitamina B3

Vitamina B3 e quajtur ndryshe vitamina PP ose Niacina ben pjese ne grupin e vitaminave B, eshte nje vitamine…

Farat e mireqenies

Farat jane aleate te cmuara te mireqenies tone. Jane te pasura me fibra, proteina, aminoacide, acide yndyrore…

Vitamina A

Vitamina A është një vitaminë esenciale e cila ben pjese ne grupin e vitaminave te tretshme ne yndyre.…
Mrapa
Kreu
Kategoria