fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Goditja ne Tru “Iktusi”

Iktusi pershkruan nje gjendje akute neurologjike, e shkaktuar nga nderprerja e menjehershme e fluksit te gjakut cerebral ose perfuzionit cerebral e cila con ne vdekjen e qelizave cerebrale.

Cdo 40 sekonda nje njeri peson iktus, cdo 3 minuta e 14 sekonda, nje njeri vdes nga iktusi. Me teper se 110 milion njerez ne bote kane pesuar iktus. Iktusi eshte shkaku i 2 me i shpeshte i vdekshmerise ne bote dhe shkaku i pare i cili shkakton invaliditet.

Histori:

Goditja në tru u vu re fillimisht nga viti 460 deri ne 370 para epokes tone nga Hipokrati, i cili regjistroi se mbyllja e arterieve karotide shkaktonte humbje te vetedijes. Ne kete kohe, simptomat e iktusit, si konvulsionet dhe paraliza, quheshin apopleksi. Ne 1658, Johann Jacob Wepfer raportoi se apopleksia rezultonte nga bllokimi i arteries karotide ose vertebrale ose nga hemoragjia ne tru. Në 1828, John Abercombie klasifikoi klinikisht apopleksine ne tre grupe duke përfshire apopleksinë paresore (hemorragjite e mesha intracerebrale ose infarktet me deficite fokale dhe stupor), hemorragjine e mundshme subaraknoidale (me stupor dhe dhimbje koke, por pa deficit fokal) dhe infarktet e vogla fokale, por pa marramendje ose dhimbje koke. Ne gjysmen e fundit të shekullit te 20-te, revolucioni teknologjik solli perparime te medha ne vizualizimin para vdekjes te lezioneve vaskulare dhe zbulimin e strategjive te reja terapeutike mjekesore per goditjen ne tru. Angiografia e shpikur nga Moniz dhe Seldinger dha informacion te vlefshem per anatomine vaskulare. Ne menyre te ngjashme, skanimi i kompjuterizuar Tomografik (CT) dhe Rezonanca Magnetike te shpikur ne vitet 1970 nga Hounsfield dhe Damadian kane lejuar percaktimin e vendit te infarktit te trurit dhe hemorragjise.

Iktusi mund te jete:

1- ishemik (80% te rasteve) zakonisht te shkaktuar nga:

  • Tromboza
  • Embolia

Iktusi ishemik mund te jete kalimtar nese zgjat me pak se 24 ore dhe nuk shkakton infarkt cerebral (vdekje te qelizave cerebrale) dhe quhet atak ishemik tranzitor (TIA).

2- hemoragjik (20% e rasteve) i shkaktuar nga carja e nje ene gjaku si:

  • hemoragjia intracerebrale. 10-15% te rasteve (ndodh kur cahet nje ene brenda ne tru
  • hemoragjia subaraknoide (kur cahet nje ene siperfaqesore e trurit dhe hapesira midis trurit dhe kafkes mbushet me gjak) 5% e rasteve

Iktusi Ishemik, shkaktohet zakonisht nga bllokimi i nje arterie e cila furnizon trurin me gjak. Shpeshhere behet fjale per degezimet e arterieve karotide te brendeshme, dhe si pasoje truri nuk furnizohet me gjak dhe oksigjen duke shkaktuar keshtu vdekje te qelizave nervore. Zakonisht arteriet bllokohen nga nje tromb (gjak i mpiksur) ose nga fragmente te depozitave dhjamore (ateroma ose pllaka) aterosklerotike.

Trombet ose pllakat aterosklerotike mund te:

– formohen direkt ne arterie te zmadhohen dhe ta bllokojne ate

– te trasferohen nga nje arterie tek tjetra ne tru

– te trasferohen nga zemra ne tru (ndodh tek personat qe kan pesuar infarkt ne zemer ose vuajne nga fibrilacioni atrial).

Shkaqe te tjera te iktusit ishemik mund te jene:

– policitemia (prani e larte e rruazave te kuqe ne gjak)

– hiperhomocisteinemia (prani e larte e homocisteines ne gjak)

– perdorimi i kontraceptiveve oral

– tek femijet e vegjel mund te shkaktohet nga anemia falciforme (qelizat ne forme draperi)

– semundje te cilat ulin sasine e oksigjenit ne tru si pershembull (vaskuliti, fibrilacioni atrial)

– perdorimi i drogave (kokaine, amfetamine)

– hemoragji

– dehidratim i rende

– anemi e rende

– mbytje

– helmim nga monoksidi i karbonit.

Tromb (koagul gjaku) ne levizje

Shkaqet e iktusit hemoragjik mund te jene:

– Hipertensioni arterial, shkaku me i shpeshte i hemoragjise cerebrale, i cili shkakton carje te eneve cerebrale.

– Aneurizmat pershkruhen si “tullumbace” zona te fryra brenda murit arterial te mbushura me gjak. Ato mund te rrjedhin ose te cahen duke shkaktuar hemoragji. Jane shkaqet me te shpeshta të hemoragjise subaraknoidale. Zakonisht aneurizmat shkaktohen ose perkeqesohen nga hipertensionit arterial.

– Malformacione arterio – venoze MAV, anomali congjenitale ku formohet nje lemsh arteriesh dhe venash anormale te bashkuara pa pranine e shtratit kapilar ne mes.

Faktoret e rrezikut:

– gjinia mashkull

– hipertensioni arterial

– duhanpirja

– dislipidemia

– diabeti

– rezistenca ndaj insulines

– obeziteti

– konsumi i tepert i alkolit

– mungesa e aktivitetit fizik

– diete hiperkalorike e pasur me yndyrna

– stresi

– semundje kardiake si (infarkti, endokarditi infektiv, fibrilacioni atrial)

– perdorimi i kokaines, amfetamines

– vaskuliti (inflamacion i eneve te gjakut)

– prania e nje iktusi te me parshem

– mosha > 55 vjec

– histori familjare pozitive per iktus

– faktore gjenetike

– policitemia

– hiperhomocisteinemia

– depresioni

– perdorimi i kontraceptiveve oral

Simptomat primare te iktusit:

– dobesi, mpirje e fytyres, duarve dhe kembeve

– veshtiresi ne shqiptimin e fjaleve ose ne kuptimin e tyre

– konfuzion

– probleme te shikimit ne nje ose te dy syte (mund te shkaktoje edhe humbjen e shikimit tranzitor ne nje sy).

– marrje mendsh ose humbje e ekuilibrit

– asimetri ne fytyre, cepi i buzes spostohet poshte gjate buzeqeshjes

– dhimbje koke

– veshtiresi per ti mbajtur te dy krahet e ngritur lart.

Simptoma sekondare:

– hipertension

– temperature e larte

– te perziera te vjella

– konvulsione

Komplikacionet e Iktusit, mund te shkaktoje invaliditet tranzitor ose permanent

– paralize parciale ose totale te muskujve (paraliza mund te shkaktoje tromboze venoze ose trombo-emboli-polmonare).

– demtim te rende te te folurit

– probleme me percielljen e ushqimit te cilat mund te shkaktojne pneumoni nga aspirimi i ushqimit.

– humbje te memories ose te llogjikes

– dhimbje ose mpirje post iktus

– ndryshim te humorit, depresion

– inkontinence urinare

– plage dekubitale

– hernie e trurit

– koma

– vdekje

Sa me shume kohe kalon i pa trajtuar iktusi aq me shume shtohet probabiliteti per komplikacione te renda. Shumica e vdekjeve nga iktusi ndodhin brenda 4 oreve te para. Nje e treta e personave qe pesojne iktus rekuperojne pothuajse te gjitha funksionet trupore.

Diagnoza mund te bazohet ne:

– vleresimin e simptomave nga ana e mjekut

– tomografi e kompiuterizuar ose rezonance magnetike

– analiza laboratorike si matja e sheqerit ne gjak per te perjashtuar hipoglicemine qe mund te shkaktoje simptoma te ngjashme.

– angio TC

– analiza per verifikimin e shkaktut si

  • Eko kardiake
  • Holter te ritmit kardiak per 24-48 ore
  • Ekokolordopler
  • Analizat e gjakut per (anemi, policitemi, probleme me koagulimin e gjakut, vaskulit, infeksioneve te valvulave kardiake, sifilize, kolesterol, diabet)
  • Analizat e urines per te verifikuar pranine e drogave

Trajtimi:

– suport te funksioneve jetesore

– mjekime per te shkrire koagulin ose mjekime per te ndaluar formimin e koagulit (iktus ishemik)

– trajtim kirurgjikal ne rast iktusi hemoragjik ose ishemik.

– pas fazes se pare spitalore, vjen ajo e rehabilitimit psikomotor te pacientit, me ndihmën e medikamenteve të posacme dhe te sherbimit rehabilitues fizioterapeutik.

Shtate rregullat e arta per te parandaluar iktusin:

1- Te kujdeseni per ushqimin, nje regjim ushqimor i shendetshem dhe i ekuilibruar eshte nje aleat shume i mire kundra iktusit.

-Regjimi ushqimore duhet te jete i pasur me fruta perime te pasura me antioksidante, vitamina. Keshillohen nga tre deri ne pese rracione ne dite.

– Peshk ( i pasur me yndyrna te pa ngopura) te pakten dy rracione ne jave.

– Bishtajore.

– Drithera integrale.

– Vaj ulliri.

– Eshte mire te limitohet konsumi i yndyrnave shtazore te pranishme tek mishi (preferohet konsumi i mishit te bardhe) dhe tek djathrat. Duhet te limitohet konsumi i embelsirave, pijeve alkolike dhe kripes jo me shume se pese grame ne dite (nje luge caji).

2- Te praktikoni aktivitet fizik si pershembull: not, ecje, biciklete 30 minuta ne dite.

3- Te mbani peshen nen kontroll, pesha eshte nje nga faktoret e rrezikut me te medhenj sidomos ne iktusin ishemik. Nje regjim ushqimor i balancuar dhe aktiviteti fizik i rregullt ju ndihmojne te mbani peshen nen kontroll.

4- Te lini duhanin, duhani demton enet e gjakut dhe lehteson formimin e pllakave aterosklerotike te cilat bllokojne arteriet dhe shkaktojne iktus. Duhanpiresit kane dy fishin e probabilitetit per te patur iktus ne krahasim me nje person jo duhanpires.

5- Te masni tensionin e gjakut, vlerat e tensionit te gjakut duhet te qendrojne tek 120-80 ose 130-85 kur keto vlera rriten me shume rritet dhe rreziku per iktus ishemik. Tensioni i ulet ne te kundert ul me 40-50% probabilitetin per te patur Iktus.

6- Te mbani glicemine nen kontroll, glicemia e larte dhe diabeti gjashtefishojne probabilitetin per te patur iktus. Duke ulur konsumin e sheqerit ulni dhe probabilitetin per glicemi te larte dhe diabet.

7- Te beni ekzaminime periodike si,

– analizat e gjakut per te kontrolluar yndyrnat dhe glicemine.

– ekzaminime kardiologjike per te kontrolluar shendetin e zemres.

– ekokolordopler te arterieve karotide.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Hipotiroza

Tjetër Post

Kanceri i gjirit

Lexoni ardhshëm

Demenca

Demenca është një term i përgjithshëm që përfaqëson një grup sëmundjesh qe shkaktojnë një humbje progresive të…
Mrapa
Kreu
Kategoria