fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit eshte nje tumor malinj qe zhvillohet ne qelizat e gjirit. Keto qeliza fillojne te rriten ne menyre te pakontrolluar dhe jo te zakonshme dhe formojne masen tumorale, e cila shtyp, perhapet dhe shkaterron indin normal te gjirit. Pa mjekim keto qeliza perhapen ne strukturat fqinje, dhe me pas ne te gjithe trupin.

Kanceri i gjirit eshte forma me te shpeshte e tumoreve qe prekin femrat (rreth 30%). Nje ne tete gra zhvillojne kancer te gjirit gjate jetes se tyre. Me mbi 2.3 milione raste te reja dhe 685,000 vdekje ne vitin 2020, tumori i gjirit eshte tumori me i shpeshte i diagnostikuar ne mbare boten. Ne vitin 2040 parashikohet te rritet ne mbi 3 milione raste te reja dhe 1 milione vdekje ne vit.

Shkaqet:

Shkaku i sakte i kancerit te gjirit eshte ende i panjohur, por mund te permendim disa nga faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e kesaj patologjie:

1- Mosha, rreziku i zhvillimit te kancerit te gjirit rritet me kalimin e moshes. Manifestohet zakonisht tek femrat pas moshes 50 vjeçare, te cilat gjenden ne fazen e menopauzes. Sipas NHS (Sherbimi Kombetar i Shendetit te Anglise), 8 nga 10 raste te kancerit te gjirit ndodhin tek grate mbi moshen 50 vjec.

2- Histori familjare te kancerit te gjirit, grate me te aferm te shkalles se pare (nena, motra) te diagnostikuara me kancer gjiri, kryesisht ne moshe te re perpara menopauzes) paraqesin rrezik te shtuar te zhvillimit te kesaj semundjeje.

3- Prania e nje kanceri gjiri te mepareshem, nje grua e cila ka nje histori te meparshme me kancer gjiri, ne njerin gji, ka 1 deri ne 2 % te probabilitetit qe te zhvilloje kancer gjiri ne gjirin tjeter.

4- Mutacionet gjenetike, mutacionet ne genet BRCA-1 dhe BRCA-2, lidhen me rritjen e rrezikut per zhvillimin e kancerit te gjirit.

5-Shtatezania e pare mbi 35 vjec ose femrat qe nuk lindin femije, shtatezania dhe ushqyerja me gji kane efekt mbrojtes ndaj kancerit te gjirit pasi i shtyn qelizat e gjirit ne fazen perfundimtare te maturimit.

6- Fillimi i menstruacioneve ne moshe me te vogel se 12 vjec dhe/ose hyrja ne menopauze pas moshes 50 vjec, shfaqin rrezik me te larte te zhvillimit te kancerit te gjirit sepse qelizat e gjirit jane te ekspozuara per nje kohe me te gjate ndaj hormoneve estrogjen dhe progesteron.

7- Perdorimi i terapise hormonale zevendesuese (estrogjen + progesteron) per nje kohe te gjate, me shume se 5 vite dhe/ose perdorimi i pilulave kontraceptive (parandaluese te shtatezanise).

8- Radioterapia e meparshme ne rajonin e gjirit.

9- Stili i jeteses jo i shendetshem si ne rastin e

  • Mungeses se aktivitetit fizik
  • Mbipeshes dhe obezitetit sidomos ne menopauze
  • Duhanpirjes
  • Perdorimit te alkolit
  • Dietes te pasur me yndyrna shtazore

70% e rasteve te tumorit te gjirit ndodhin ne gra te cilat nuk kane faktore qe rrisin rrezikun per te zhvilluar kancer gjiri!

Simptomat:

1- Enjtje ose ngurtesim ne disa pjese te gjirit, ndjesia ne prekje eshte e ndryshme ne keto pjese, ne krahasim me pjesen tjeter te indit normal te gjirit.

2- Ndryshime te lekures se gjirit, mund te marre pamjen e lekures se portokallit ose te paloset.

3- Skuqje, enjtje te gjirit.

4- Rrjedhje te gjirit.

5- Ndryshim ne madhesine e gjirit formohet asimetri me gjirin e kundert.

6- Futje brenda, kore ose luspa ne thithen e gjirit.

7- Zmadhimi i i nyieve limfatike axilare (sqetulles) dhe/ose te atyre supraklavikulare.

8- Djersitje e shtuar

9- Temperature sub-febrile sidomos naten

10- Renie ne peshe

Diagnoza:

Diagnoza e parakohshme e kancerit te gjirit eshte arma me e rendesishme qe grate kane kunder kesaj semundje. Per te arritur kete objektiv rekomandohen hapat e meposhtem:

– Nje mamografi referuese midis moshes 35 dhe 40 vjeç

– Vetekontroll nje here ne muaj

– Mamografi nje here ne vit pas te 40-tave, ose ekografi ne rastin e gjirit te dendur ose ne nje moshe me te re kur ka zbulime te dyshimta nga ekzaminimi klinik.

– Ekzaminimi klinik (vizite senologjike) nga nje specialist nje here ne vit pas te 40-tave (pas mamografise).

Vetekontrolli njihni gjinjte tuaj

Nuk ka rendesi cfar moshe keni, per te pasur gjinj te shendetshem duhet te filloime me njohjen e tyre. Behuni te vetedijeshme per te kuptuar se cfare eshte normale tek gjinjte tuaj. Kjo arrihet vetem duke bere nje kontroll te rregullt te tyre. Shume gra e zbulojne vete kancerin e gjirit, vetem duke pare dhe ndjere ndryshime ne gjinjte e tyre. Indet e gjirit mbulojne nje siperfaqe me te madhe se sa gjinjte. Shtrihen nga klavikula dhe nga sqetulla dhe pergjate kockes se kraharorit. Gjiri mbeshtetet ne muskujt e gjoksit qe mbulojne brinjet.

Gjinjte duhen kontrolluar vazhdimisht “Kontrollo, Prek dhe Shiko” te gjitha pjeset e gjirit , afer gjirit dhe nen sqetull. Njihni indet e gjirit tuaj duke i pare dhe ndjere gjinite tuaj. Njihni gjinite tuaj dhe cfare eshte normale per ju. Gjeni menyren qe te mesoheni me gjinite dhe te zgjidhni menyren me te rehatshme per ju.

Eshte normale qe gjinjte te jene te forte dhe te dhimbshëm para menstruacioneve. Indet e gjirit ndryshojne me moshen. Shume noduse, gjendra qe mund te prekni nuk jane kancer gjiri por eshte e rendesishme te flisni me mjekut tuaj nese vereni ne gjinite tuaj ndonje ndryshim si:

– Gjender apo kokerr ne gji ose nen sqetull

– Ndryshime ne forme ose ne madhesi te gjirit

– Ndryshime ne lekuren e gjinjeve tuaj si gropeza ose terheqje

– Skuqje, enjtje perreth gjinjeve ose nen sqetull;

– Futje brenda te thithave te gjirit

– Rrjedhje te gjirit

– Kore ose luspa ne thithen e gjirit

– Pucra te imta ne maje ose perreth gjirit

– Dhimbje e vazhdueshme ne nje pjese te gjirit tuaj, ose nen sqetull.

Njohuri te rendesishme per gjinjte tuaj:

– Kuptoni se fare eshte normale per ju

– Kuptoni se fare ndryshimesh duhet te kerkoni dhe te prekni

– Shiko, Prek dhe Kontrollo

– Shkoni menjehere tek mjeku per cdo lloj ndryshimi

– Beni kontrollin e gjirit, sidomos nese jeni ne moshe me te madhe se 40 vjec.

Tipet e ekzaminimeve spitalore:

1- Mamografia, eshte ekzaminimi i gjirit i cili perdor doza te ulta te rrezeve X. Gjiri vendoset midis dy pjatave plastike, te cilat e shtypin gjirin per ta shtrire ate. Kjo mund te jete dicka e pakendshme, por zgjat vetem pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon ne marrjen e imazheve sa me te qarta duke perdorur sa me pak rreze X.

2- Ekografia perdoret si teknike per identifikimin e nje tumori te mundshem te gjirit sidomos ne moshat e reja ku nuk eshte i mundur perdorimi i mamografise.

3- Vizita senologjik, ekzamimim klinik i gjinjeve nga personel mjekesor i trajnuar.

Lloji dhe frekuenca e testeve depistuese ne mosha te ndryshme

– Nese jeni 20-40 vjec rekomandohet vete kontroll cdo muaj mbas ciklit menstrual dhe ekografi vjetore.

– Nese jeni nga 40 deri ne 49 vjec rekomandohet vete kontroll mujor, ekzaminim klinik i gjinjeve nga personel mjekesor i trajnuar (vizite senologjike) vjetore, mamografi ose ekografi vjetore.

– Nese jeni 50-60 vjec rekomandohet ekzaminim klinik i gjjnjve nga personel mjekesor i trajnuar dhe mamografi cdo vit.

– Nese jeni mbi 60 vjeç rekomandohet te flisni me mjekun per frekuencen e vizitave te gjirit.

Trajtimi:

1- Kirugjia, qellimi i operacionit eshte heqja e kancerit me kufije te sigurt dhe te qarte.

2- Terapia sistemike medikamentoze, kimioterapia, terapia antihormonale (kundra estrogjenit) dhe target terapia (antitrupa drejtuar kunder qelizave tumorale).

3- Radioterapia, synon te parandaloje rishfaqjen e tumorit ne te njejtin vend. Pervec kesaj ne disa raste perdoret per rrezatimin e nyjeve limfatike qe ndodhen ne sqetull, ne rajonin supraklavikular ose nyjet limfatike qe ndodhen ne rajonin parasternik.

Ju nuk mund te ndryshoni shumicen e faktoreve te rrezikut per kancerin e gjirit si semundjet familiare ose menstruacionet ne moshe shume te re, por ajo cka ju mund te beni lehtesisht, eshte ndryshimi i disa faktoreve, si pesha juaj apo produktet qe konsumoni.

– Mbani dhe ruani nje peshe trupi te shendetshme

– Kryeni rregullisht aktivitet fizik

– Konsumoni ushqime me yndyrna te pakta

– Konsumoni perime dhe fruta

– Perdorni ushqyerjen me gji per femijen tuaj

– Mos pini duhan dhe shmangni thithjen e tymin pasiv

– Limitoni konsumin e alkolit

– Konsultohuni me mjekun per perdorimim e kontraceptiveve

– Beni vizita periodike

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Goditja ne Tru “Iktusi”

Tjetër Post

Sindroma e vezoreve polikistike PCO-S

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm
Mrapa
Kreu
Kategoria