fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Hipotiroza

Gjendra tiroide ndodhet ne pjesen e perparme te qafes. Ka dy lobe, te djathte dhe te majte, te cilat i japin struktures formen e flutures. Hormonet e prodhuara nga kjo gjender kontrollojne metabolizmin, rrahjet e zemres, sistemin nervor qendror dhe periferik, frymemarrjen, peshen trupore, muskujt, ciklin menstrual, temperaturen trupore, nivelet e kolesterolit dhe shume te tjera.

Anomalite e funksionit te tiroides mund te pershpejtojne ose të ngadalsojne proceset metabolike, dhe mund te çojne ne nje game te gjere simptomash.

Hipotiroza:

eshte nje gjendje qe karakterizohet nga ulja e funksionit te gjendres se tiroides cka rezulton ne deficence te hormoneve te tiroides perkatesisht Triiodtironina (T3) dhe Tiroksina (T4) ose Tetrajodtironina. Hipotiroza, eshte semundje mjaft e perhapur, prek kryesisht femrat, 2-8 here me shpesh sesa meshkujt dhe moshat e rritura, grupmoshat 60-79 vjec, dhe eshte mjaft e perhapur ne vendet e varfra dhe vendet malore si pasoje e mugeses se jodit.

Shkaqet:

1- Hipotiroidizmi Primar insuficence e gjendres tiroide,

a– Tiroiditi Hashimoto

b– Post partum Tiroiditis

c– Tiroiditi de Quervain

d– Jatrogjene si pasoje e nderhyrjeve terapeutike ne gjendren tiroide si (post tireoidektomise heqja kirurgjikale e tiroides), radioterapia e tiroides, ose perdorimi i medikamenteve si Amiodaroni, Litiumi.

e– Insuficence e marries se jodit i cili eshte shkaku me i shpeshte i hipotiroidizmit.

f– Tiroiditi Riedel

g- Displazia e tiroide (crregullim i zhvillimit te gjendres tiroide gjate zhvillimit embrional).

2- Hipotiroidizmi sekondar:

Shkaktuar nga semundje te hipofizes si adenoma e hipofizes.

3- Hipotiroidizmi tercjar:

Shkaktohet nga probleme te hipotalamusit.

Tiroiditi Hashimoto:

inflamacion kronik i tiroides autoimun (shkaktuar nga sistemi imunitar) eshte shaku me i shpeshte i hipotirozes, prek kryesisht femrat, 7 here me shpesh se meshkujt dhe grupmoshat 20-30 vjec. Ne semundjen e Hashimotos, sistemi imunitar gabimisht sulmon dhe demton gjendren tiroide, dhe kjo e fundit nuk prodhon mjaftueshem hormone per te perballuar nevojen e organizmit. Diagnoza bazohet ne pozitivitetin e antitrupave anti-TPO.

Postpartum tiroiditis:

ndodh 1-12 muai pas lindjes, fillimisht karakterizohet nga hipertiroza dhe me pas i le vendin hipotirozes. Prek mesatarisht 5% te femrave eshte me e shpeshte tek femrat qe kan edhe diabet te tipit 1. Mund te jete tranzitore (kalon mbas disa kohesh) mund te jete permanente (te zgjase gjithe jeten) mund te riperseritet ne shtatzanite e tjera.

Tiroiditi subakut de Quervain:

karakterizohet nga nje inflamacion i gjendres se tiroides, ndodh kryesisht pas infeksioneve virale te rrugeve te siperme respiratore. Prek kryesisht femrat mosha 40-50 vjec. Simptomat kryesore jane dhimbje dhe enjtje te tiroides. Sherohet me kalimin e kohes. Karakterizohet nga 3 faza:

  • Hipertiroza
  • Hipotiroza
  • Gjendja Eutiroidiene (ekuilibri i hormoneve te tiroides)

Tiroiditi Riedel:

eshte nje proces inflamator i rralle i tiroides, karakterizohet nga zevendesimi i indit normal te tiroides me ind fibroz. Formohet nje mase e forte dhe e pa levizshme ne qafe. Prek zakonisht femrat mosha > 45 vjec. Zakonisht lidhet me nje patologji sistemike fibroinflamatore e lidhur me igG4 ( kjo patologji prek disa organe si pankreasi, melcia, veshkat).

Hipotiroidizmi sekondar:

Quhet i tille sepse problemi qendron tek hipofiza. Gjendra e hipofizes prodhon TSH, i cili sinjalizon gjendren tiroide qe te prodhoje hormonet e tiroides. Nese ka nje problem me gjendjen e hipofizes dhe nuk prodhohet TSH ne sasine e duhur, kjo mund te shkaktoje hipotiroze qe ne gjuhen mjekesore njhet si sekondare.

Hipotiroidizmi terciar:

Shkaktohet nga semundje te hipotalamusit. Hipotalamusi prodhon TRH (Thyrotropin-releasing hormone) e cila nxit prodhimin e TSH nga hipofiza, sic e thame me siper TSH nxit gjendren tiroide te prodhoje hormonet e tiroides.

Simptomat:

1- Intolerance ndaj te ftohtit

2- Bradikardi ulje te frekuences kardiake

3- Mungese oreksi, shtim ne peshe.

4- Ndryshime ne sitemin nervor qendror (lodhje, depresion, mungese perqendrimi, pergjumje)

5- Miopati (dhimbje, ngurtesim dhe ngerce muskulare).

6- Renie te flokeve, thonj te dobet dhe te thyeshem.

7- Probleme gastrointestinale (kapsllek)

8- Probleme gjenitale (tek femrat probleme te ciklit menstrual, ulje te libidos deshires seksuale, tek meshkujt disfunksion erektil, infertilitet).

Diferenca e simptomave mes hipotirozes dhe hipertirozes:

Diagnoza bazohet ne:

1- Anamnezen e pacientit.

2- Egzaminimin fizik (prekja e tiroides).

3- Ekografi.

4- Matjen e niveleve te TSH qe zakonisht eshte i ulet ne rast hipertiroze dhe matja e niveleve te hormoneve te tiroides FT3, FT4 qe mund te jene te larte ne rast hipertiroze.

5- Matjen e antitrupat tireostimulant ne rast dyshimi per semundjen e Graves. 

6- Shintigrafi.

7- CT- Scan (tomografia e kompiuterizuar).

8- Biopsi te tiroides.

Trajtimi:

Traitimi konsiston ne perdorimin e terapise hormonale zevendesuese (Hormoneve te Tiroides) , gjate githe jetes. Medikamenti me i zgjedhur eshte Levotiroxina ( T4 ).

Mbidozimi nga Levotiroxina (T4) mund te shkaktoje:

-Djersitje e shtuar, intolerance ndaj te nxehtit, dridhie

-Takikardi, palpitacione,

-Aritmia

-Humbje ne peshe, osteoporoze

– Kriza Tireotoksike

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Diabeti

Tjetër Post

Goditja ne Tru “Iktusi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Hipoglicemia

Hipoglicemia eshte ulja e nivelit te sheqerit (glukozes) ne gjak < 70 mg/dl. PERKUFIZIMI I HIPOGLICEMISE…

Hipertiroza

Tiroidja eshte nje organ gjendror, ndodhet ne pjesen e perparme te qafes dhe prodhon hormonet e tiroides…

Diabeti

Perfshine nje grup semundjesh metabolike qe karakterizohen nga rritja kronike e niveleve te sheqerit ne gjak…

Sindroma metabolike

  Sindroma metabolike përfshinë të paktën 3 nga 5 gjëndje shëndetësore të mëposhtëme , të cilat rrisin…
Mrapa
Kreu
Kategoria