fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Hipertiroza

Tiroidja eshte nje organ gjendror, ndodhet ne pjesen e perparme te qafes dhe prodhon hormonet e tiroides nepermjet te cilave kontrollon shpejtesine me te cilen ndodhin proceset kimike ne organizem (metabolizmin). Hormonet e tiroides ndikojne tek rrahja e zemres, shpejtesia e djegies se kalorive, integritetin e lekures, rritjen, prodhimin e nxehtesise, fertilitetin dhe tretjen.

Hormonet e tiroides jane dy:

– T4 Tiroxina ose tetraiodotironina

– T3 Triiodotironina

Per prodhimin e ketyre hormoneve tiroidja ka nevoje per jod.

Gjendra e hipofizes e cila gjendet ne tru prodhon hormonin tireostimulant TSH i cili stimulon tiroiden te prodhoje hormonet e tiroides. Hipofiza rregullon sasine e hormoneve te prodhuara nga tiroidia ne varesi te hormoneve te tiroides qe qarkullojne ne gjak.

Hipertiroza (mund te preki te gjitha moshat por eshte me e shpeshte tek femrat rreth 20-50 vjec). Shkaqet e hipertirozes jane:

1- Semundja e Bazedovit (Graves).

2- Struma (gushe).

3- Tiroiditi.

4- Nodusi i izoluar toksik semundja e Plummer.

5- Disa medikamente si amiodaroni, interferoni alpha ose ne rastin e hiperdozazhit te medikamenteve te tiroides.

6- Hiperaktivitet i hipofizes, tumoret e hipofizes.

7- Tumore te tiroides.

Semundja e Bazedovit (Graves), eshte nje semundje autoimune ku sistemi imunitar prodhon antitrupa te cilat stimulojne tiroiden te prodhoje dhe te leshoje ne gjak me shume hormone te tiroides. Kjo semundje zakonisht eshte e trasheguar dhe con shpeshhere ne zmadhimin e tiroides (gushe).

Struma (gushe), tiroidja zmadhohet ne volum formohet struma (gusha). Shkaku i formimit te strumes mund te jete mungesa e jodit. Tiroidja ka nevoje per jod per te prodhuar hormonet e tiroides dhe kur mungon jodi ajo zmadhohet ne tentative per te kapur te gjithe jodin qe ka ne organizem. Struma mund te jete e thjeshte ose e formuar nga nje ose disa noduse (masa te vogla) te cilat fillojne dhe prodhojne hormone te tiroides me teprice.

Tiroiditi, eshte nje inflamacion i tiroides i cili mund te shkaktohet nga:

1- Infeksion viral (tiroidit subakut)

2- Inflamacion autoimun i cili mund te jete akut dhe shfaqet mbas lindjes (tiroidit linfocitar silent) ose inflamacion autoimun kronin (Tiroiditi i Hashimotos). Tiroiditi i Hashimotos fillimisht shfaqet me hipertiroze dhe ne fazen e dyte mbivendoset hipotiroza.

Hipofiza hiperaktive, mund te prodhoje nje sasi te larte te hormonit TSH i cili shkakton nje prodhim te larte te hormoneve te tiroides nga ana e tiroides.

Nodus i izoluar toksik semundja e Plummer, tumor beninj ose adenome. Nje zone e caktuar e tiroides peson nje rritje anormale dhe prodhon hormone te tiroides me teprice ne menyre autonome pa stimulim nga ana e hormoneve TSH.

Simptomat e hipertirozes:

1- Rritje e tensionit dhe te frekuences kardiake

2- Aritmi, rrahje te crregullta

3- Djersitje dhe etje e tepruar

4- Dridhje te duarve

5- Nervozizem, ankth, luhatje te humorit

6- Probleme me gjumin

7- Rritje te oreksit dhe humbje te peshes

8- Probleme gastrointestinale, defekim i shpeshte dhe diarre

9- Probleme te ciklit mestrual

10- Probleme te syrit dhe shikimit.

11- Gushe, pjesa me e madhe e personave qe vuajne nga hipertiroza paraqesin nje zmadhim te tiroides. Mund te zmadhohet e gjithe gjendra ose nje pjese e saj. Ne rast tiroiditi subakut gjendra mund te dhemb gjate prekjes.

Personat e moshuar shpeshhere nuk paraqesin simptomat klasike te hipertirozes. Hipertiroza tek te moshuarit mund te shfaqet me lodhje, pergjumje, konfuzion, depresion, humbje peshe probleme kardiovaskulare.

Simptomat e semundjes Graves:

Semundja e Graves mund te shkaktoje oftalmopati (enjtje rreth syve, lotim te shpeshte, irritim dhe ndjeshmeri ndaj drites). Mund te shkaktoje ekzoftalmi ose proptoze (kokerdhoket e syrit jane te dale te fryre) dhe diplopi (pamje e dyfishte).

Syte spostohen perpara per shkak te inflamacionit qe godet strukturat e syrit. Muskujt qe levizin syte inflamohen dhe nuk jane me ne gjendje te funksionojne ne menyre korrekte dhe behet i veshtire kordinimi i levizjes se tyre dhe si pasoje shkaktohet diplopia (pamja e dyfishte). Palpebrat e syrit nuk mbyllen plotesisht dhe kjo shkakton tharje dhe irritim te syve.

Bashke me simptomat e syve mund te shfaqet edhe nje simptome tjeter e cila eshte trashja e lekures sidomos tek kembet. Lekura merr formen e lekures se portokallit, kruhet, skuqet dhe eshte e forte ne prekje.

Kriza tireotoksike:

Eshte nje komplikacion i rrezikshme i cili shfaqet ne menyre te menjehershme dhe karakterizohet nga nje hiperprodhim i hormoneve te tiroides dhe si pasoje shkakton nje pershpejtim te te gjitha funksioneve te organizmit. Hiperstimulimi i zemres nga hormonet e tiroides mund te coje ne aritmi te rrezikshme, rrahje te zemres shume te larta dhe shock. Hiperprodhimi i ketyre hormoneve mund te shkaktoje temperature te larte, lodhje ekstreme, gjendje konfuzionale, zmadhim te melcise, zverdhje te lekures deri ne koma. Shkaktaret e krizes tireotoksike mund te jene nje hipertiroze e pa trajtuar ose e trajtuar ne menyre jo te pershtatshme, nje infeksion, nje traum, nje nderhyrje kirurgjikale, diabeti i pa kontrolluar, nje gjendje stresuese etj. Mund te ndodhe edhe ne momentin qe ndalohet perdorimi i medikamenteve per te trajtuar problemet e tiroides. Eshte e rralle tek femijet.

Diagnoza bazohet ne:

1- Anamnezen e pacientit.

2- Egzaminimin fizik (prekja e tiroides).

3- Ekografi.

4- Matjen e niveleve te TSH qe zakonisht eshte i ulet ne rast hipertiroze dhe matja e niveleve te hormoneve te tiroides FT3, FT4 qe mund te jene te larte ne rast hipertiroze.

5- Matjen e antitrupat tireostimulant ne rast dyshimi per semundjen e Graves.

6- Shintigrafi.

7- CT- Scan (tomografia e kompiuterizuar).

8- Biopsi te tiroides.

Trajtimi mund te bazohet ne:

1- Trajtimin e shkakut.

2- Mund te perdoren beta-bllokues (per zemren dhe tensionin).

3- Mund te perdoren mjekime per te bllokuar prodhimin e hormoneve te tiroides (metimazol- propiltiouracil).

4- Nderhyrje kirurgjikale per te hequr nje pjese ose te gjithe tiroiden.

5- Perdorim i jodit radiokativ qe shkaterron nje pjese ose te gjithe tiroiden.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina K

Tjetër Post

Diabeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Sindroma metabolike

  Sindroma metabolike përfshinë të paktën 3 nga 5 gjëndje shëndetësore të mëposhtëme , të cilat rrisin…

Hipotiroza

Gjendra tiroide ndodhet ne pjesen e perparme te qafes. Ka dy lobe, te djathte dhe te majte, te cilat i japin…

Diabeti

Perfshine nje grup semundjesh metabolike qe karakterizohen nga rritja kronike e niveleve te sheqerit ne gjak…

Hipoglicemia

Hipoglicemia eshte ulja e nivelit te sheqerit (glukozes) ne gjak < 70 mg/dl. PERKUFIZIMI I HIPOGLICEMISE…
Mrapa
Kreu
Kategoria