fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Diabeti

Perfshine nje grup semundjesh metabolike qe karakterizohen nga rritja kronike e niveleve te sheqerit ne gjak (Hiperglicemia).

Diabeti eshte nje semundje shume e perhapur. Rreth 537 milione njerez ne tëre boten vuajne nga diabeti. Sipas hulumtimeve te bera , parashikohet qe te arrije ne 643 milion deri ne vitin 2030 dhe 743 milion deri ne vitin 2040. Nje ne dymbedhjete persona ka diabet dhe rreth 46% e te prekurve nga diabeti jane te pa diagnostikuar. Grupmosha me e prekur nga diabeti eshte 40-59 vjec. Komplikacionet nga diabeti si ato kardiake dhe renale jane nder shkaqet kryesore te vdekjeve. Diabeti eshte pergjegjes edhe per komplikacione si verberia dhe amputimi i ekstremiteteve te poshtme.

Histori:

Diabeti Mellitus (DM) eshte i njohur qe nga lashtesia. Pershkrime jane gjetur ne papiruset egjiptiane, ne literaturen e lashte mjekesore kineze dhe indiane, si dhe ne punen e mjekeve te lashte greke dhe arabe. Ne shekullin e II pas Krishtit, Aretaeus i Kapadokise dha pershkrimin e pare te sakte te diabetit, duke shpikur emrin “diabet”, ndersa ne shekullin e XVII Rhomas Willis i shtoi semundjes termin “Mellitus”, në një përpjekje per te pershkruar shijen jashtzakonisht te ëmbël te urines qe shkaktonte. Puna e rëndësishme e fiziologut francez te shekullit te XIX Claude Bernard, mbi veprimin glikogjenik te melcise, hapi rrugen per përparimin e metejshem ne studimin e semundjes. Ne vitin 1889, Oskar Minkowski dhe Joseph von Mering kryen eksperimentin e famshem per heqjen e pankreasit nga një qen dhe prodhimin e diabetit te rëndë dhe fatal. Në vitin 1921, Frederick Banting dhe Charles Best zgjeruan eksperimentin Minkowski dhe Mering. Ata izoluan insulinen nga qelizat e pankreasit dhe e perdoren tek pacientet qe vuanin nga Diabeti tip 1, duke shpëtuar jetën e miliona njerezve dhe duke inaguruar nje epoke te re ne trajtimin e diabetit.

Klasifikimi:

1- Diabet tip 1 : i njohur ndryshe si insuline dipendent diabet (terapia eshte me insuline) ose Diabeti Juvenil (sepse prek moshat e reja).

Përbën 5-10 % te formave te diabetit, shfaqet ne moshat e reja < 20 vjeç , pikun e shfaqjes e ka midis moshave 4-6 vjeç dhe 10-14 vjeç. Karakterizohet nga predispozita për sëmundje autoimune (sëmundje ne te cilat sistemi jone imunitar e konsideron te huaj trupin tone dhe e sulmon). Shoqërohet me semundje autoimume si Tiroiditi Hashimoto, Celiakia, Gastriti tipi A etj.

Fizpathologjia: shkaterrim autoimun i qelizave beta te pankreasit (qeliza te cilat jane pergjegjese per prodhimin e insulines) qe çon në mungese te prodhimit te insulines (hormonit pergjegjes per rregullimin e nivelit te sheqerit në gjak) dhe si pasoje shkakton diabet.

2- Diabet tip 2: i nohur ndryshe si diabeti jo insulinedipendent ose diabeti i te rriturve (prek moshat e rritura). Perben formen me te shpeshte rreth 90% te formave te diabetit, shfaqet kryesisht tek adultet > 40 vjec, me pikun me te madh ne grupmoshat 60-79 vjeç.

Fizpathologjia: ne fazat e para karakterizohet nga insulinarezistenca (indet e trupit shfaqin rezistence ndaj veprimit te insulines ) dhe me vone nga disfunksioni i qelizave beta te pankreasit (ulje te prodhimit te insulines).

Faktoret e rrezikut per Diabet Mellitus tip 2:

a- Histori familjare per diabet.

b- Obeziteti dhe Sindrome Metabolike.

c- Jeta sedentare (inaktiviteti fizik).

d- Semundje Kardiovaskulare.

e- Hipertensioni Arterial.

f- Dislipidemit (HDL<35mg/dI dhe ose Trigliceridet > 250mg/dl).

3- Diabet Mellitus tip 3 : forma specifike dhe te rralla te diabetit : MODY defekte gjenetike te qelizave Beta te pankreasit , defekte gjenetike te insulines , semundje te pankreasit ekzokrin , semundje endokrine (Sindroma Cushing ) etj.

4- Diabeti Mellitus tip 4 : Diabti gestacional ose diabeti i shtatezanise shfaqet gjate shtatezanise , zakonisht zhduket pas lindjes vetem 5-10% te grave qe kane shfaqur diabetin gestacional , zhvillojne pas lindjes Diabet Mellitus te tipit 2.

Klinika :

Simptomat klasike te Hiperglicemise :

1- Poliuri (urinim i shpeshte dhe i shtuar, kryesisht naten )

2- Polidipsi (etje e shtuar, tharje te goje dhe mukozave)

3- Polifagi (ushqyerje e shtuar)

4- Humbje e pashpjegueshme ne peshe, pavaresisht shtimit te oreksit (me e shpeshte ne diabetin e tipit 1).

Simptoma jo specifike:

1- Probleme me memorien dhe perqendrimin

2- Crregullime te shikimit (turbullime)

3- Lodhje

4- Prurit (kruarje te lekures) dhe lekure e thate

5- Veshtiresi ne sherimin e plagëve.

6- Luhatje e ndjeshmerise

7- Mpirje e gjymtyreve

Komplikacionet e diabetit :

1. Komplikacionet akute, jane jetekercenuese dhe kerkojne nderhyrje te menjehershme nga mjeku.

– hipoglicemia;

– acidoketoza;

– koma hiperglicemike;

– acidoza laktike etj.

2. Komplikacionet kronike,

– neuropati diabetike

– nefropatia diabetike

– retinopatia diabetike

– këmba diabetike.

Organet e trupit qe dëmtohen me shpesh dhe me shpejt nga diabeti.

– Zemra (infarkte) semundja e arterieve koronare eshte komplikacioni me i shpeshte

Të sëmuret me diabet te tipit 2 kane rrezik dy here me te larte se sa personat pa diabet per te patur sëmundje kardiovaskulare (te zemrës). Insuficienca kardiake kongjestive eshte me e shpeshte ne te sëmuret me diabet dhe shfaqet me rënde.

– Sistemi nervor sidomos nervat e gjate te anësive (neuropati).

– Syte, (retinopatia) eshte nje nder nderlikimet me serioze qe shfaqet tek diabetiket. Personat diabetike ankohen per turbullim te shikimit, veshtiresi ne pamje e cila shkaktohet nga hiperglicemia.

– Veshkat (nefropatia). Eshte e njohur qe veshkat bejne filtrimin e mbeturinave te depozituara ne gjak. Sheqeri i larte ne gjak dhe tensioni arterial mund te demtojne enèt që bejne filtrimin duke e bllokuar kete proces. Demtimi i veshkave nga diabeti mund te ndodh aq ngadale saqe personi nuk arrin ta kuptoje. Nje nder shenjat kryesore qe tregon se veshka eshte duke u demtuar eshte se personi fillon te ndjeje kembet te fryra dhe te urinoje me shpesh, sidomos gjate nates. Sa me shume demtimi i veshkes perkeqesohet, me shume proteina humbet permes urines (proteinuri). Personi mund te ndjeje te perziera, lodhje, keputje, te humbase oreksin dhe te kete dhembje te këmbëve.

– Kembët (arteriopatia dhe neuropatia ). Personat e semure me diabet duhet te tregojne nje kujdes te vecante per kembet. Cdo i semure duhet qe t’i laje cdo dite kembët me uje të ngrohte dhe me sapun, me pas duhet t’i thaje ato me peshqir te paster. Duhet t’i presin thonjte me kujdes jo thelle dhe te perdorin limen. Gjithashtu duhet te perdorin corape pambuku, dhe te veshin këpuce sa me te rehatshme. Ato duhet t’i kontrollojne cdo dite kembet nese shfaqjen flluska apo plage tè vogla me qellim qe ne momentet e para te paraqiten tek mjeku i tyre per t’u mjekuar sepse çdo vonese mund te jete e rrezikshme per kemben. Te mos prekin objektet e nxehta per t’u ngrohur sepse mund te digjen.

– Veshtirësi seksuale: Si meshkujt dhe femrat me diabet paraqesin veshtiresi seksuale, sidomos nēse ata jane te diagnostikuar prej vitesh. Demtimi i nervit (neuropatia diabetike autonome) shkakton impotence tek burrat dhe femrat mund te kalojne ne humbje te ndjeshmerise rreth zonës vaginale. Kontrolli i sheqerit eshte zgjidhja me e mire për parandalimin e kesaj problematike.

– Truri (AVC ose Neuropatia). Semundja vaskulare e trurit duke perfshire atakun ishemik tranzitor eshte me e shpeshta.

Diagnoza:

Trajtimi:

1- Masat e pergjithshme :

a- Edukimi i pacientit perfshin informimin e pacientit mbi semundjen qe ka, ndryshimin e stilit te jeteses, monitorimin e nivelit te sheqerit, menyren e perdorimit te medikamteve dhe insulines, identifikimin e hershem te komplikacioneve dhe trajtimin e tyre.

b- Nryshimi i Stilit te jetes :

1- Diete e balancuar: diete e pasur me fibra, perime, e varfer me yndyrna edhe sheqer sintetike. Nje person me diabet duhet te marre 3 vakte kryesore dhe 3 vaktet te ndèrmjetme (mini vakte) pra gjithsej 6 vakte ne dite. Zakonisht perqindja e perberesve krysore ushqimore te nje vakti duhet te jene: 40% karbohidrate , 40%proteina , 20 % yndyrna.

Vaktet kryesore merren zakonisht: Ne mengjes, ne oren 8.00, ne dreke, ne orën 14.00, dhe ne darke ne orën 20.00.

Vaktet e vogla (mini vaktet) merren midis vakteve krysore, ne oren 11.00, ne oren 17.00 dhe ne orën 23.00.

Shume e rendësishme eshte që vaktet te merren pothuajse ne te njèjtën ore te dites dhe hapèsira nga vakti ne vakt te jetè e njejte.

Mos te kalojne shume orè pa ngrëne.

Nje vakt ushqimor duhet te permbaje me patjeter karbohidratet (sheqerin) e nevojshm.

2- Aktiviteti fizik perben nje nder shtyllat krysore per ecurine e diabetit. Te gjithe jemi ne dijeni qe te ecurit, vrapi, noti, aerobia ndikojne ne permiresimim jo vetem te peshes sone por dhe te gjendjes psikologjike.

– Ushtrime aerobe, rekomandohen 1-2 ore ne dite, me teper se 3 x jave (ecje, vallezim, not, volejboll, basketboll, futboll, tenis,ecje me biciklete etj ).

– Ushtrime rezistence, futen veprimtarite ku ushtrohet force dhe vihen ne pune grupmuskujsh mundësisht te mëdhenjte, si pèr shembull bicepsi, muskujt e barkut, kudricepsi, rekomandohen 1 ore ne dite, deri ne 2 x ne jave

– Menaxhimi i peshes trupore, rekomandohet nje renie ne peshe > se 5% dhe reduktimi i BMI’s ne 25.

– Lenia e duhanit dhe konsumim i limituar i Alkoolit.

2- Medikamentoz

A- Antidiabetiket Oral :Egzistone mjekime te ndryshme që mund te perdoren nga nje person me diabet si; Metformina; Daonil; Glipizid, Gliklazid etj.

Njè pjese e tyre ndikojne ne shtimin e prodhimit te insulines, prandaj duhet te jemi te vetedijeshem se, mjekime si Glibenklamid, Glipizid, Gliklazid mund te cojne ne gjendje hipoglicemie ndersa Metformina nuk jep hipoglicemi.

B- Insulina: eshte nje nder mjekimet me te rendesishme ne kurimin e diabetit. Cilesohet si jetike per diabetin e tipit 1. Ky mjekim per diabetin tip 2 mund te filloje kur mjeku kurues vendos se eshte moment i pershtatshem. Personi me diabet nuk duhet, per asnje arsye, te nderpres marrjen e saj pa miratimin e mjekut. Ekzistojne disa lloje Insulinash te cilat percaktohen si me efektivet edhe sipas nevojes se pacientit.

Tipet e Insulinave:

– Insulina me veprim shume te shpejte ASPART, GLULIZINE, LISPRO fillojne veprimin 5-10 min pas injektimit dhe zgjasin 3-4 orê.

– Insulina me veprim te shpejte: ACTRAPID, HUMULINE S, INSUMAN RAPID. Fillojne veprimin 30 min pas injektimit dhe e vazhdojne pèr rreth 6 orë.

– Insulina me veprim te ndermjetem, HUMULINE N. Fillon veprimin pas 60 min nga injektimi dhe e vazhdon pèr rreth 14 orè.

– Insulina me veprim shume te gjate, GLARGINE, DETEMIR. Fillojne veprimin pas 1.5 orësh nga injektimi dhe vazhdojne reth 24 orë.

– Insulinat mikse: INSULINE BIFAZIKE LISPRO, INSULINE BIFAZIKE ASPART.

Kur eshte i domosdoshëm mjekimi me insuline?

Diabeti tip 1 mjekohet vetëm me insuline!

Diabeti tip 2 , mjekohet me insuline ne rastet e shtatzènise, nderhyrjeve kirurgjikale, ne AVC, ne ushqimin parenteral, kur mjekimi vetem me medikamente orale nuk arrin te jape rezultat ne ekuilibrimin e sheqerit, ne situata emergente te veçanta etj. Vendi i aplikimit te insulines mund te jete ne zonen e barkut, me distance dy gisht nga kerthiza, ne pjesën e brendshme te kofshève, ne te pasmet dhe ne pjesën e krahut. Aplikimi mund te kryhet nga vete personi ose ne pamundesi mund te ndihmohet edhe nga nje familjar.

Efektet anësore te insulinës:

Mund te shkaktoje gjendje hipoglicemie (renie te sheqerit ne gjak) nèse doza e insulines eshte me e larte se ajo e Ilogaritur per vaktin dhe aktivitetin fizik te personit me diabet. Rritje ne peshe, mund te ndodh ne rastet kur doza e marrë nga personi eshte më e lartë se 30 UI.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Hipertiroza

Tjetër Post

Hipotiroza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni ardhshëm

Hipertiroza

Tiroidja eshte nje organ gjendror, ndodhet ne pjesen e perparme te qafes dhe prodhon hormonet e tiroides…

Hipotiroza

Gjendra tiroide ndodhet ne pjesen e perparme te qafes. Ka dy lobe, te djathte dhe te majte, te cilat i japin…

Sindroma metabolike

  Sindroma metabolike përfshinë të paktën 3 nga 5 gjëndje shëndetësore të mëposhtëme , të cilat rrisin…
Mrapa
Kreu
Kategoria