fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

HPV (Human Papilloma Virus )

HPV (Human Papilloma Virus) edhte nje familje virusesh e perbere nga mbi dyqind gjenotipe virale. Shumica e HPV-ve shkaktojne lezione beninje, te tilla si lythat qe prekin lekuren (e duarve, kembeve ose fytyres) dhe lytha ose papiloma qe prekin mukozen gjenitale dhe orale. Shumica e infeksioneve gjenitale HPV sherohen ne menyre spontane. Megjithate, nje perqindje e vogel, nese nuk trajtohet, mund te evoluoje ngadale drejt nje forme tumorale.

HPV-te pergjegjes per infeksionin gjenital, ne vecanti, ndahen ne dy grupe te ndryshme:

1- Me rrezik te ulet onkogjenik (rrezik te ulet per te zhvilluar kancer). Gjenotipet me te zakonshme jane 4, 6 dhe 11 te HPV-se te cilat shkaktojne lezione gjenitale me kapacitet te reduktuar per evolucionin malinj (kancerit) ose kapacitet te larte per regresion spontan (sherim).

2- Me rrezik te larte onkogjenik jane 14 gjenotipet : HPV 16, 18, 31, 33, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58, 59, 66, 68 dhe percaktojne perparimin e lezioneve ne tumore si:

– Karcinoma cervikale

– Karcinoma anale

– Karcinoma vulvare

– Karcinoma vaginale

– Karcinoma orofaringeale

– Karcinoma orale

Kanceri i qafes se mitres eshte pothuajse gjithmone i lidhur me pranine e HPV-se. Ne 80-100 % te karcinomave cervikale akuzohet infeksioni me HPV, vecanerisht tipet 16, 18 dhe 31.

EPIDEMIOLOGIA

HPV-ja eshte nje nga semundjet seksualisht te transmetueshmeme me te shpeshta. Ne USA cdo vit diagnostikohen 14 milion raste te reja. Mbi 80 % e personave seksualisht aktive ‚infektohen te pakten nje here ne jete me nje nga tipet e HPV virus.

TRANSMETIMI (infektimi)

1- Nepermjet marredhenieve seksuale:

a- Infeksioni gjenital i HPV-se transmetohet kryesisht permes marredhenieve seksuale. Ne fakt eshte nje nga semundjet me te shpeshta seksualisht te transmetueshme.

b- Infeksionet ne zonen anale shkaktohen neperjet marredhenieve seksuale anale.

c- Infeksionet e rrugeve te frymemarrjes ose te zgavres se gojes transmetohen nepermjet marredhenieve seksuale orale (kontaktit ndermjet mukozes se gojes dhe organeve gjenitale).

2- Nepermjet kontaktit fizik, nese jane te pranishme qeliza virale aktive dhe nese ka carje, prerje ose gervishtje ne lekure ose ne mukoze.

3- Ne raste shume te rralla, infeksioni mund te transmetohet gjate frekuentimit te mjediseve si dushet publike, pishinat, dhomat e zhveshjes, ose nepermjet kontaktit me siperfaqet ose peshqiret e perdorur me pare nga bartesit e infeksionit.

Shpeshhere personat e infektuar me HPV mund te jene asimptomatike (nuk shfaqin simptoma) dhe kjo e ben te veshtire diagnozen e hershme. Ne shume raste HPV sherohet pa shkaktuar probleme shendetesore. Ne rastet kur nuk zhduket mund te shkaktoje probleme te ndryshme shendetesore. Periudha e inkubacionit mund te varioje nga 3 jave deri ne 8 muaj.

FAKTORET E RREZIKUT

1-Prania e infeksioneve te tjera seksualisht te transmetueshme.

2- HIV ose gjendje te tjera qe ulin imunitetin e trupit si, (shtatezania, deficite ne folate, imunodepresioni).

3- Duhanpirja.

4- Mardheniet seksuale te pa pambrojtura.

5- Partnere te shumte seksuale.

6- Nisja e aktivitetit seksual ne moshe te re.

7- Meshkujt te cilet nuk kane bere cirkumcizio (Synet).

KLINIKA

1- Lythat gjenitale mund te lokalizohen ne organin gjenital te jashtem, brenda ne vagine, rreth ose brenda anusit dhe ne perineum (rajoni i lekures midis vulves dhe anusit). Keto lezione shfaqen si rritje te vogla, ndonjehere te renditura ne grupe, me nje forme te ngjashme me ate te lulelakres. Ne raste te tjera lezionet jane te sheshta me tendence per tu grupuar per te krijuar vegetacion voluminoz. Shumica e lezioneve te shkaktuara nga HPV jane asimptomatike, por ne disa raste, lythat mund te shkaktojne parehati, kruajtje ose siklet kur bien ne kontakt me te brendshmet.

2- Tipet HPV me rrezik te larte qe shkaktojne kancer ne zonat gjenitale nuk manifestohen permes lythave, por permes ndryshimeve asimptomatike ne qeliza (citologjike) dhe inde (histologjike) qe prekin mukozen gjenitale (zakonisht ne qafen e mitres). Keto mund te zbulohen vetem nepermjet pap-testit ose testeve te tjera diagnostike me specifike si vulvoskopia, kolposkopia ose skopia e zgavres se gojes.

DIAGNOZA

1- Diagnoza klinike e infeksionit HPV kryhet nga mjeku specialist gjinekolog (gjate ekzaminimit gjinekologjik) ose gjate ekzaminimit dermatologjik i cili zbulon pranine e lezioneve tipike te lekures ose mukozes.

2- Pap test vlereson ndryshimet ne qelizat cervikale. Rekomandohet nga mosha 21-65 vjecare. Shpeshtesia e kryerjes se tij varet nga rezultati. Jo gjithmone rezultatet jo normale tregojne pranine e nje kanceri, per kete arsye behen ekzaminime te tjera.

TRAJTIMI

Nuk ekziston nje kure specifike per HPV. Kura konsiston ne heqjen e lythave qe HPV shkakton. Ne shumicen e rasteve, lezionet e shkaktuara nga HPV sherohen vete pa asnje trajtim, ne 1-2 vjet, fale veprimit te sistemit imunitar. Ne raste ku simptomat persistojne mund te perdoret trajtimi:

1- Medikamentoz;

– Podofiline, cdo jave per 4-5 jave e cila shpelahet pas 6 oresh nga aplikimi dhe nuk perdoret ne shtatezani.

– Imiquimod, aplikohet 3 here ne jave deri ne 16 jave.

– Acidi trikloracetik, aplikohet cdo 1-2 jave deri ne sherim.

2- Mini invaziv;

– Krioterapia, perdor lengun e nitrogenit i cili ngrin zonat jonormale.

– Elektrokauterizimi, djeg zonat jo normale.

– Terapia me lazer.

Lythat gjenitale ne pergjithesi eliminohen nepermjet diatermokagulimit ose trajtimeve me lazer ose trajtohen me krem me baze imunostimulanti.

3- Heqja kirurgjikale keshillohet ne lezionet e medha ose ne lezionet prekanceroze.

PARANDALIMI

1- Marredhenie seksuale te mbrojtura. Prezervativi siguro 100 % mbrojtje sepse zona e lekures qe bie ne kontakt me virusin mund te infektohet.

2-Vaksinimi, vaksina qe perdoret sot eshte vaksina Gardasil 9, e cila siguron mbrojtje kunder stereotipeve 6, 11, 16, 18, 31, 33, 45, 52, 58, pergjegjese per shumicen e lezioneve prekanceroze ano-gjenitale dhe orale.

Mundesite per vaksinim jane te hapura per meshkuj edhe femra nga mosha 9 deri ne 45 vjec. Per nje efekt me te mire rekomandohet vaksinimi rreth moshes 11-12 vjec dhe numri i dozave varet nga mosha.

Protokolli i vaksinimit përfshin:

– 3 (tre) vaksina brenda 6 muajve per personat mbi 14 vjeç.

– 2 (dy) vaksina me 2 muaj distance per personat brenda vitit te 14-te.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Insuficenca Renale Kronike (IRK)

Tjetër Post

Hipoglicemia

Lexoni ardhshëm

Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit eshte nje tumor malinj qe zhvillohet ne qelizat e gjirit. Keto qeliza fillojne te rriten ne…
Mrapa
Kreu
Kategoria