fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Sindroma e vezoreve polikistike PCO-S

Eshte nje sindrome komplekse e karakterizuar nga nga vezore te zmadhuara dhe mikropolikistike, nga luhatje endokrinologjike (hiperandrogjenizem, probleme te ciklit menstrual, obezitet) dhe probleme metabolike.

Histori:

Stein dhe Levanthal ishin te paret te cilet ne 1935 pershkruan nje sindrome te karakterizuar nga vezore mikropolikistike te shoqeruara me probleme te ciklit menstrual, hirsutizem (qime te shtuara ne fytyre dhe ne trup) dhe obezitet. Ne vitet ne vazhdim u zbuluan problemet e tjera metabolike qe kjo sindrome shkaktonte te cilat e bejne kete patologji shume me te nderlikuar se ajo qe pershkruhej fillimisht nga Stein dhe Levanthal. Behet fjale ne fakt per nje patologji shume me komplekse e cila perfshine hipotalamusin, hipofizen, vezoret, gjendren mbiveshkore dhe indin dhjamor periferik.

Epidemiologji:

Sindroma e vezores polikistike (PCOS) prek rreth 8-13% te femrave ne moshe riprodhuese, shfaqet kryesisht ne moshen 20-30 vjec. Deri ne 70% e femrave te prekura mbeten te pa diagnostikuara ne mbare boten. PCOS eshte shkaku me i zakonshëm i anovulimit (mungese e ovulacionit) dhe shkaku kryesor i infertilitetit.

Shkaqet:

Shkaku i sakte i PCO-S eshte ende i panjohur por mendohet se disa nga shkaqet mund te jene:

1- Keqfunksionimi i enzimes qe kontrollon prodhimin e hormoneve mashkullore me pasoje rritjen e prodhimit te androgjenit i cili shkakton hirsutizem (shtim te qimeve ne fytyre dhe trup) dhe akne (pucra ne fytyre). Nivele te larta te hormoneve mashkullore rrisin rrezikun per “sindromen metabolike” e cila karakterizohet nga hipertension arterial, nivele te larta te kolesterolit, rezistence ndaj insulines, obezitet. Nese nivelet e hormoneve mashkullore qendrojne te larta rritet rreziku per diabet, probleme kardiovaskulare si ateroskleroza dhe koronaropatia. Disa hormone mashkullore mund te konvertohen ne estrogjen me pasoje rritje te niveleve te tyre dhe nese nuk prodhohet mjaftueshem progesteron per te balancuar rritjen e estrogjenit mund te shkaktohet hiperplazi endometriale (ne miter) ose mund te zhvillohet nje tumor endometrial. PCO-S mund te shkaktoje dhe steatoze hepatike jo alkolike (dhjam ne melci)

2 – Niveli i larte i insulines, insulina eshte nje hormon qe prodhohet ne pankreas dhe lejon qelizat te perdorin sheqerin (burimi i pare i energjise ne organizmin tone). Nese qelizat behen rezistente ndaj veprimit te insulines atehere nivelet e sheqerit ne gjak rriten dhe pankreasi fillon e prodhon me shume insuline me qellim normalizimin e niveleve te sheqerit ne gjak. Insulina e tepert mund te rrise prodhimin e androgjeneve (hormone mashkullore) duke shkaktuar veshtiresi te ovulim (infertilitet). Nese kjo gjendje vazhdon gjate mund te shkaktoje diabet. Grate qe vuajne nga sindroma e vezoreve polikistike qe jane mbi peshe gjate shtatezanise rrezikojne diabet gestacional, lindje te parakohshme dhe pre-eklampsi.

3- Inflamacioni kronik i shkalles se ulet, prania e inflamacionit ne organizem nxit rruazat e bardha te gjakut te prodhojne substanca te cilat luftojne infeksionet. Studimet kane treguar qe keto substanca ne vezoret policistike stimulojne prodhimin e androgjeneve.

4- Trashegimia, sipas studimeve mendohet se jane disa gjene pergjegjese qe lidhen me shfaqjen e PCO-S.

Simptomat:

1- Crregullime te ciklit menstrual , karakterizohet nga nje cikel menstrual te rralle, te crregullt ose te zgjatur ne kohe, eshte nje nga treguesit kryesore te prezences te nje PCO-S te mundshme.

2- Nivele te larta te androgjeneve (hormone mashkullore), mund te shoqerohen me shtim te qimeve ne fytyre dhe ne trup (hirsutizem) dhe ne disa raste, shoqerohet dhe me akne apo renie te flokeve, te cilat ngjasojne me renien e flokeve tek meshkujt (alopeci androgjenike).

3- Vezore polikistike, vezore me volum me te madh se norma te cilat permbajne shume kiste (me teper se 20 ) te vegjel (me volum me pak se 10 mm3 ), kryesisht te vendosur ne pjesen periferike te tyre. Kistet qe gjenden ne vezore shtypin parenkimen normale dhe nuk lejone vezoret te kryejne funksionin e tyre normal duke shkaktuar mungese te ovulacionit.

4- Acanthosis nigricans, prodhimi i tepert i insulines mund te shkaktoje trashje dhe nxirje te lekures sitomos tek sqetullat, mbrapa qafes dhe ne palat e lekures. Insulina e tepert mund te shkaktoje edhe veshtresi ne humbje te peshes dhe obezitet.

5- Simptoma te tjera perfshijne, lodhje, probleme me gjumin, apne te gjumit, luhatje humori, ankth, depresion.

Komplikacionet:

– Infertilitet.

– Diabet gestacional, pre-eklampsi.

– Abort ose lindje te parakohshme.

– Sindroma metabolike, e cila karakterizohet nga obeziteti, presioni i larte i gjakut, sheqeri i larte dhe nivele jo normale te kolesterolit ose triglicerideve qe rrisin ndjeshem rrezikun per semundje kardiovaskulare.

– Hipertension Arterial.

– Diabet i tipit 2 ose prediabet.

– Depresion, ankth dhe crregullimet e te ushqyerit.

– Gjakderdhje anormale te mitres.

– Kanceri i mukozes se mitres (kanceri endometrial).

Diagnoza bazohet ne:

– Ekzaminimin klinik (anamnezen)

– Ekografi

– Matjen e niveleve hormonale (mashkullore) dhe hormone te tjere.

– Shpeshhere mund te behen edhe ekzaminime per te verifikuar komplikacione te kesaj sindrome si pershembull;

  • Biopsi e mukozes se mitres
  • Matje e tensionit, sheqerit, yndyrnave
  • Angiografi te arterieve koronare
  • Vizita tek specialistet e shendetit mendor per ankthin dhe depresionin.

Trajtimi:

1- Modifikimi i stilit te jeteses, duke qene se ne shumicen e rasteve pacientet qe preken nga PCO-S jane mbipeshe si pasoje e crregullimeve metabolike. Rekomandohet ndjekja e nje diete hipokalorike e kombinuar me aktivitete te ndryshme fizike, me synim renien ne peshe. Humbja e peshes mund te ule nivelet e insulines dhe androgjenit dhe mund te rivendose ovulacionin. Ushtrimet ndihmojne ne uljen e niveleve te sheqerit ne gjak. Nese keni PCO-S rritja e aktivitetit fizik ditor mund te trajtoje dhe madje te parandaloje rezistencen ndaj insulines.

2 – Traitimi medikamentoz,

a- Rregullimin e ciklit menstrual (duke zevendesuar hormonet qe mungone ne kohen e duhur te ciklit menstrual)

b- Konceptimi i nje shtatezanie (duke stimuluar procesin e ovulimit)

c- Trajtimi hormonal eshte nje nga terapite medikamentoze me te shpeshta qe mjeket specialist rekomandojne per minimizimin e efekteve te hirsutizmit dhe akneve. Rekomandohet edhe per ato paciente, te prekura nga PCO-S qe duhet te mbajne nje cikel menstrual te rregullt (proçes mjaft i rendesishem per fertilitetin e tyre ne te ardhmen). Marrja e progesteronit ne dite te caktuara te ciklit menstrual apo perdorimi i pilulave kontraceptive (pilulat qe parandalojne shtatzanine) qe permbajne estrogjen dhe progesteron, mund te rikthejne ciklin menstrual ne normalitet, duke ulur prodhimin e androgjeneve dhe stabilizuar nivelet e estrogjenit. Balancimi i hormoneve ul rrezikun e kancerit te endometrit, stabilizon ciklin menstrual dhe minimizon efektet estetike te patologjise (hirsutizmi dhe aknet).

Disa nga medikamentet qe perdoren:

– Pilula kontraceptive te kombinuara, qe permbajne estrogjen dhe progesteron reduktojne prodhimin e androgjeneve dhe rregullojne nivelet e estrogjenit.

– Terapia me progesterone, marrja e progestinit per 10 deri ne 14 dite do nje deri ne dy muaj mund te rregulloje ciklin menstrual dhe te mbroje kunder kancerit endometrial.

– Terapia per trajtimin e infertilitetit bazohet ne perdorimin e stimuluesve te ovulacionit si Klomifeni, Letrozoli (Femara), Gonadotropina.

– Metformina, mjekim per diabetin e tipit 2 permireson rezistencen ndaj insulines dhe ul nivelet e insulines.

– Anti-androgjenet si Spironolactone (Aldactone). Ky ilac bllokon efektet e androgjeneve ne lekure. Spironolactone mund te shkaktoje defekte te lindjes, keshtu qe kerkohet kontracepsion efektiv gjate marrjes se ketij ilaçi.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Kanceri i gjirit

Tjetër Post

Artriti reumatoid

Lexoni ardhshëm

Hipotiroza

Gjendra tiroide ndodhet ne pjesen e perparme te qafes. Ka dy lobe, te djathte dhe te majte, te cilat i japin…

Diabeti

Perfshine nje grup semundjesh metabolike qe karakterizohen nga rritja kronike e niveleve te sheqerit ne gjak…

Hipoglicemia

Hipoglicemia eshte ulja e nivelit te sheqerit (glukozes) ne gjak < 70 mg/dl. PERKUFIZIMI I HIPOGLICEMISE…

Sindroma metabolike

  Sindroma metabolike përfshinë të paktën 3 nga 5 gjëndje shëndetësore të mëposhtëme , të cilat rrisin…
Mrapa
Kreu
Kategoria