Hipoglicemia eshte ulja e nivelit te sheqerit (glukozes) ne gjak < 70 mg/dl.
PERKUFIZIMI I HIPOGLICEMISE BAZUAR NE SHOQATEN AMERIKANE TE DIABETIT
1- Hipoglicemia ne pacientet diabetike, glicemia <70 mg/dI (3,9mmol/1) e cila ndahet ne 3 nivele:
a-Niveli 1 niveli i glukozes ne gjak bie ne 70-54 mg/dI.
b- Niveli 2 niveli i glukozes ne gjak bie nen 54 mg/dI
c- Niveli 3 hipoglicemi e shoqeruar me alterim te statusit mental dhe/ose fizik trajtimi i te ciles ka nevoje per asistence mjekesore (pacienti nuk eshte ne gjendje te vete menaxhoje situaten).
2-Hipoglicemia ne paciente jo diabetike, niveli i glukozes ne gjak < 55mg/dI i shoqeruar me simptomat e hipoglicemise si (axhitim, palpitacion, djerse) etj.
SI REAGON TRUPI GJATE HIPOGLICEMISE?
Nivelet jashtezakonisht te uleta te glukozes ne gjak ndikojne ne funksionimin e disa sistemeve te trupit. Truri eshte vecanerisht i ndjeshem ndaj ulies se nivelit te glukozes, sepse kjo e fundit perfaqeson burimin kryesor te energjise. Per te evituar qe nivelet e glukozes ne gjak te bien nen norme truri pergjigjet duke stimuluar:
– Giendrat mbiveshkore te cilat clirojne adrenaline (epinefrine) dhe kortizol,
– Pankreasin i cili cliron hormonin glukagon,
– Gjendren e hipofizes e cila cliron hormonin e rritjes.
Te gjitha keto hormone stimulojne melcine te cliroje glukoze ne gjak. Mund te ndodhe qe ndonjehere keto hormone nuk arrijne te korrigjojne hipoglicemine dhe nese niveli i glukozes ne gjak mbetet i ulet truri nuk furnizohet mjaftueshem me karburant dhe si pasoje shfaqen simptomat si konfuzion, konvulsione ose humbje e vetedijes.
SHKAQET E HIPOGLICEMISE
1- Pacientet Diabetike:
a- Si efekt anesor i mjekimit me insuline ose mjekime antidiabetike orale si (Sulfanilurea).
b- Ushqyerja e pamjaftueshme me (Karbohidrate ) pas injektimit te insulines ose marries se mjekimeve antidiabetike orale. Dozat e insulines duhet te pershtaten ne varesi te tipit dhe sasise se ushqimit qe konsumohet, aktivitetit fizik dhe gendjes shendetesore te pacientit.
c- Perdorimi i alkolit ne pacientet diabetike nxit ose thellon uljen e nivelit te sheqerit ne gjak.
d- Aktiviteti fizik i tepruar pa ndryshuar dozat e insulines.
2-Paciente jo diabetike:
a- Insulinoma, nje tumor i qelizave beta te pankreasit i cili karakterizohet nga prodhimi dhe clirimi i shtuar i insulines.
b-Semundje te renda si insuficienca renale, semundje te melcise, kequshqyerja e thelle, kirurgjia bariatrike (per humbje me peshe).
SIMPTOMAT E HIPOGLICEMISE
1- Ankth, djerse te ftohta, dridhje.
2- Takikardi (rrahje te shpejta), palpitacion.
3- Uri e shtuar, te perziera, te vjella.
4- Pergjumje, dhimbje koke, konfuzion, pamje e dyfishte, konvulsione (dridhje te pavullnetshme), humbje te vetedijes deri ne koma.
DIAGNOZA bazohet ne:
– Shenjat klinike
– Matjen e nivelit te glukozes (sheqerit) ne gjak.
TRAJTIMI
1- Kur pacienti eshte ende i ndergjegjeshem duhet te marre menjehere sheqer nga goja, ne forme pluhuri 1-2 luge kafe, 1-2 copa ose 1-2 paketa te vogla. Gjithashtu sheqeri mund te merret i tretur ne uje, ne formen e sherbetit. Ne kete situate mund te jene te dobishme gjithashtu lengu i frutave, Coca-cola, limonata me sheqer. Ne keto raste pacienti ka tendencen te stabilizohet mbas rreth 15 minutave.
2- Kur pacienti nuk eshte i ndergjegishem (ka humbur ndjenjat), nuk mund te kujdeset per veten, ka nevoje per asistence dhe duhet dhene ndihma e shpejte ABCDE dhe duhet njoftuar menjehere sherbimi i urgjences.
A- Air way (sigurimi i kalueshmerise se ajrit ne rruget e frymemarrjes).
B- Breathing (vleresimi i frymemarrjes, pulsoksimetria).
C-Circulation (palpimi i pulsit , matja e presionit arterial).
D- Disability (vleresimi i nivelit te ndergjegjes).
E- Expozure (zhveshja e pacienti dhe ekzaminimi) pacienti vendoset ne pozicion sigurie, anash i kthyer ne brinje.
TRAJTIMI MJEKESOR
– Dextrose 50% bolus intravenoz (IV).
– Glukagon intramuskular (IM).
– Rivleresimi i nivelit te glukozes ne gjak pas 15 min, me pas cdo 30 min ne 2 oret e para.
– Mbaitja e nivelit te sheqerit (glukozes ) > 100 mg/dI.
KESHILLA
Nese jeni diagnostikuar me semundjen e diabetit, per te parandaluar episodet e uljes se sheqerit ne gjak, ose konstatoni ndonjeren nga shenjat paralajmeruese te ulies se sheqerit (te permendura me siper) eshte e rekomandueshme te ndiqni keshillat e meposhteme:
– Duhet te matni menjehere nivelin e sheqerit ne gjak me anen e aparatit personal qe dispononi.
– Duhet ta shenoni vleren diku dhe te informoni menjehere mjekun tuaj reth situates. Vetem ne kete menyre, duke ditur nivelin e sheqerit ne momentin e simptomave, mjeku mund t ju orientoje lidhur me dozen e insulines qe do te injektoni me pas.
– Matjet e nivelit te sheqerit ne gjak, me anen e aparatit personal (glukometri) duhet te kryhen ne momente te ndryshme te dites, Kjo nenkupton qe matjet duhet te kryhen perpara inieksionit te insulines.
– Pacienti diabetik duhet te mbaje gjithnje me vete sheqer me paketa, kubeta, karamele, ose pije te embla, per ti perdorur ato ne cdo situate, ne cdo vend kur shfaqe shenjat paralajmeruese te hipoglicemise.
– Proçesi i te ushqyerit eshte mjaft i rendesishem tek personat diabetike, madje ai perfaqeson shtyllen kryesore te trajtimit. Cdo person, menjehere pas diagnostikimit me semundjen e diabetit, duhet te konsultohet me nje mjek endokrinolog dhe nje dietolog, per te marre informacione lidhur me menyren e ushqyerjes, shperndarjen e ushqimit gjate dites, respektimin e ngrenies se shpeshte dhe ne sasi te vogla (5-6 here ne dite).
– Konsumi i alkoolit duhet te evitohet, pasi ai nxit ose thellon uljen e nivelit te sheqerit ne pacientet diabetike.
– Aktiviteti fizik, se bashku me nje diete te ekuilibruar jane elementet baze te menaxhimit korrekt te diabetit, veçanerisht ne rastin e diabetit tip 2, qe haset pergjithesisht tek personat mbi peshe. Eshte mjaft e rendesishme qe tek diabetiket aktiviteti fizik te jete i rregullt.
– Traitimi me insuline dhe me tableta duhet te kryhet sipas dozave dhe orareve te rekomanduara nga mjeku specialist. Ne rastin e insulines, doza duhet te ndryshohet sipas rastit, ne varesi te ushqyerjes ditore dhe shkalles se aktivitetit fizik. Ne cdo rast paqartesie ose pasigurie duhet te kontaktohet mjeku specialist.
– Nuk duhet te neglizhohen ose te harrohen vaktet e vogla, ndermjet vakteve te medha (paradite dhe pasdite), pasi ne keto intervale mundesia qe niveli i sheqerit ne gjak te ulet eshte e madhe, sepse efekti i medikamenteve te perdorura per diabetin (tableta ose insuline) eshte maksimal.
– Personat e diagnostikuar me semundjen e diabetit duhet te mbajne gjithnje me vete nje dokument, ku te kene te shenuar “JAM DIABETIK”. Vetem ne kete menyre, ne rastet e ulies se sheqerit me humbje te ndergjegjes, personat qe do te duhet te japin ndihmen e pare do te informohen rreth situates dhe do te jene me te dobishem me ndihmen e tyre.