Insuficenca Renale Kronike (IRK) eshte ulje graduale, progresive, dhe shpesh e pa rikthyeshme e funksionit te veshkave cka rezulton ne grumbullimin e ujit ne organizem (hipertension, edeme) , grumbullimin e toksinave si urea (azotemia), crregullime te rruazave te kuqe (anemia) , crregullime te mpiksjes se gjakut etj.
FUNKSIONI I VESHKAVE
Veshkat kryejne disa funksione te rendesishme ne trup si:
- Filtrimi i mbeturinave: Veshkat filtrojne mbeturinat e metabolizmit dhe ujerat e teperta nga trupi. Mbeturinat pastaj nxirren nga trupi ne formen e urines.
- Rregullimi i presionit te gjakut: Veshkat ndihmojne ne rregullimin e presionit te gjakut duke kontrolluar sasine e ujit dhe natriumit ne trup.
- Prodhimi i qelizave te kuqe te gjakut: Veshkat prodhojne nje hormon te quajtur eritropietine i cili stimulon prodhimin e rruazave te kuqe nga ana e palces se kockave.
- Aktivizimi i vitamina D: Veshkat aktivizojne vitaminen D, e cila eshte e rendesishme per absorbimin e kalciumit dhe shendetin e kockave.
- Rregullimi i niveleve te elektroliteve: Veshkat ndihmojne ne rregullimin e niveleve te elektroliteve si kaliumi, natriumi, kalciumi dhe fosfori.
- Prodhimi i urinës: Veshkat prodhojne urinen nepermjet te ciles trupit eliminon mbeturinat dhe ujerat e teperta nga organizmi.
EPIDEMIOLOGJIA
Semundja kronike e veshkave prek >10% te popullsise se pergjithshme ne mbare boten, duke arritur ne > 800 milione individe (ne vitin 2022). Semundja kronike e veshkave eshte me e perhapur tek individet e moshuar, grate dhe njerezit qe vuajne nga diabeti mellitus dhe hipertensioni.
FAKTORET E RREZIKUT
1- Diabeti.
2- Hipertensioni.
3- Obeziteti.
4- Mosha mbi 60 vjec.
5- Duhanpirja aktive dhe pasive.
6- Alkooli.
7- Histori familjare, prania e kushurinjeve te grades se pare te prekur nga semundja renale kronike, rrit rrezikun per zhvillimin e IRK.
SHKAQET E IRK
1- Nefropatia Diabetike (38 %) demtimi i veshkave si pasoje e diabeti, eshte shkaku me i shpeshte i IRK.
2- Nefropatia Hipertensive (26%) demtime te veshkave si pasoje e Hipertensionit Arterial.
3- Glomerulonefriti (16%).
4- Veshka Polikistike, semundje polikistike e veshkave gjenetike e karakterizuar nga prania e shume kisteve (qese te mbushura me uje) te cilat duke shtypur indin normal te veshkave shkaktojne me kalimin e viteve humbjen e funksionit te veshkave.
5- Amiloidoza, semundje qe karakterizohet nga formimi i nje proteine jo normale dhe depozitimi i saj ne organizem.
7- Medikamentet Nefrotoxike, perdorimi i zgjatur dhe i shpeshte i analgjezikeve (medikamente kunder dhimbjes).
8- Idiopatike (5 %), kur nuk njihet shkaku.
Semundja e IRK karakterizohet nga nje ulje graduale e funksionit te veshkes dhe perparon ne kater stade:
Stadi I: karakterizohet nga semundja kronike e veshkave, e kompensuar mire, me ulje te lehte te funksionit te veshkes, me rezultate normale te analizave.
Stadi II: karakterizohet nga ulja e lehte e funksionit te veshkave, me rritje te lehte te nivelit te kreatinines ne gjak, pa simptoma tek pacienti.
Stadi III: karakterizohet nga ulja e theksuar e funksionit te veshkave, ku niveli i kreatinines eshte mesatarisht i larte ne gjak, me shfaqje te simptomave te rendesishme tek pacienti.
Stadi IV: konsiderohet stadi perfundimtar (stadi uremik), ku niveli i kreatinines eshte shume i larte ne gjak, me simptoma te renda per pacientin.
SIMPTOMAT
1- Simptomat e mbingarkeses se ujit ne organizem:
– Hipertension
– Edeme ne nivelin e indeve dhe me pas ne nivelin e mushkerive.
2- Simptomat e azotemise (uremise):
– Te pergjithshme, lodhje, dobesi, dhimbje koke.
– Gastrointestinale, te perziera, te vjella, humbje oreksi, dhe nje arome karakteristike e frymes.
– Dermatologjike, kruarje, kristale te urese ne lekure dhe arome amoniaku ne lekure, te cilat shkaktohen si pasoje e eleminimit te urese me ane te djersitjes.
– Neurologjike, humbje te ndjeshmerise, crregullime te perqendrimit , konfuzion, pergjumje, humbje te vetedijes deri ne koma.
– Hematologjike, anemi, crregullime te mpiksjes se gjakut (prirje per hemoragji), predispozite per infeksion si pasoje e crregullimit te funksionit te rruazave te bardha (leukociteve).
– Urinare, arome karakteristike e urines, prani te shkumes ne urine per shkak te eleminimit te proteinave me urine, ndryshim i ngjyres se urines.
– Kardiologjike, perikardit (inflamacion i cipes qe mbeshtjell zemren).
DIAGNOZA
1-Analizat e gjakut, vleresimi i parametrave te funksionit te veshkave si, kreatinina dhe urea, percaktimi i ritmit te filtrimit te veshkave.
2- Analiza e urines, vleresimi i albumines ne urine (albuminuria), vleresimi i pranise se e rruazave te kuqe dhe cilindrave ne urine.
3- Ekografia e veshkave, vlereson formen, madhesine dhe strukturen e veshkave.
4- Skaneri i veshkave, vlereson formen, madhesine dhe strukturen e veshkave.
5- Biopsia e veshkes, rekomandohet ne raste te vecanta kryesisht ne uljen e menjehershme te funksionit te veshkes dhe ne disa tipe specifike glomerulonefriti.
Nuk ekziston nje mjekim specifik per semundjen renale kronike por disa terapi te kombinuara te cilat ndihmojne ne permiresimin e simptomave dhe ne ngadalesimin e semundjes. Trajtimi konsiston ne:
1- Ngadalesimin e perparimit te semundjes renale kronike nepermjet:
– Trajtimit te rregullt te tensionit arterial.
– Mbajtjen nen kontroll te niveleve te sheqerit ne rast diabeti.
– Shmangien e medikamenteve qe mund te demtojne funksionin e veshkes.
– Mbajtjen nen kontroll te dizlipidemise.
2- Terapia Renale zevendesuese ne rast demtimi te theksuar te funksionit te veshkave, e cila perfshin :
– Dializa peritoneale, realizohet me ndihmen e nje kateteri, kryhet ne vazhdimesi, pacienti eshte aktiv.
– Hemodializa, jashte-trupore (realizohet me ndihmen e nje aparati te posacem), kryhet 2-3 here në jave per rreth 4 ore.
– Transplanti i veshkave, eshte zgjidhja perfundimtare e semundjes por si cdo procedure mbart rreziqet e veta por rrit cilesine e jetes dhe mbijetesen e pacienteve me IRK.
3- Trajtimi i komplikacioneve te semundjes renale kronike te cilat jane:
– Anemia.
– Ndryshimet kockore.
– Hiperkalemia
– Edema pulmonare.
– Infeksionet.
– Rreziku i mbidozimit te medikamenteve.
KESHILLA
1- Keshilohet te mbahet nen kontroll hipertensioni arterial (vlerat e tensionit sistolik 120 mmHg) nepermjet medikamenteve dhe matje te rregullta.
2- Keshillohet te mbahen nen kontroll vlerat e glicemise dhe hemoglobines se glikozuar. Ne pacientet qe vuajne nga IRK hemoglobina e glikozuar duhet te jete me e vogel se 7.
3- Keshillohet te mbahen nen kontroll nivelet e yndyrnave ne gjak.
4- Keshillohet te shmangen medikamentet nefrotoksike (qe demtojne veshken) si antinflamatoret jo-steroid (Ibuprofen), laksativet, disa anitbiotike (Aminoglikozidet).
5- Keshillohet nje regjim ushqimor i varfer me proteina shtazore (mish sidomos mishi me dhjame, te brendshmet, lekura e pules, veza, produktet e qumeshtit) dhe ushqimet e konservuara. Keshillohet te evitohen ushqime qe permbajne kalium (bishtajoret, kerpudhat, frutat e thata, banania) dhe fosfor (qumesht, djathe, mish dhe peshk i konservuar). Veshkat jane organi kryesor qe ndikon ne ruajtjen e nivelit te kaliumit. Ne stadet e avancuara te semundjes, veshkat nuk mund te eliminojne dhe te ruajne ekuilibrin e kaliumit ne organizem. Niveli i larte i kaliumit ne trup mund te jete shume i rrezikshem per zemren dhe mund te coje deri ne çrregullime te ritmit te saj ose vdekje.
6- Keshillohet te ulet sasia e kripes ne gatim dhe te mos perdoren ushqime si (snack, sallam salcice, konserva). Kripa eshte nje element i nevojshem per organizmin dhe ka nje rol kryesor ne kontrollin e presionit te gjakut apo ekuilibrin e likideve ne trup. Kur veshkat nuk jane te demtuara ato eleminojne sasine e tepert te kripes nepermjet urines. Ndersa, nese funksioni i veshkes ulet mos eliminimi i saje mund te shoqerohet me mbajtje te ujit ne trup dhe shfaqet nepermje enjtjes perreth syve dhe enjtjes se gjymtyreve.
7- Keshillohet te zgjidhen ushqimet qe jane te shendetshme per zemren duke qene se semundjet kardiovaskulare ndikojne ne shendetin e veshkave. Evitoni perdorimin e ushqimeve te skuqura dhe perdorni me shumë ushqime te ziera apo te pjekura. Perdorni vajin e ullirit ne gatim ne vend te gjalpit ne sasi te kufizuar.
8- Rekomandohet te pini shume uje dhe te konsumoni vakte te lehta dhe te shpeshta. Ushqimet e lejuara jane: makaronat, buka, orizi, perime te fresketa pervec (groshe,qiqrra, bizele, barbunja), fruta te fresketa pervec (banane,portokall, kiwi).