Insuficienca renale akute eshte nje renie akute e pjesshme ose totale e funksionit te veshkave e cila zhvillohet brenda shtate diteve.
Veshkat jane nder organet me te rendesishme ne trupin e njeriut pasi kryejne funksione jetesore si:
1- Detoksifikimi i gjakut dhe filtrimi i toksinave apo mbetjeve nepermjet urines (largon produktet perfundimtare te metabolizmit nga organizmi).
2- Eliminimi i ujit te tepert apo te depozitimit te tije kur eshte e nevojshme (kontribuojne ne ekuilibrin e ujit ne organizem).
3- Stabilizimi i niveleve te fosfatit, kalciumit, mineraleve te tjera ne organizem dhe prodhimin e vitamimes D.
4- Ekuilibri acido-bazik (kontribuojne ne ruajtjen e pehashit pH).
5- Prodhimin e eritropoietines (EPO), hormon i cili nxit prodhimin e rruazave te kuqe (eritrocitet) nga palca e kockave.
Shkaqet e insuficiences renale akute ( njihen tre forma kryesore):
1- Forma pre-renale te cilat jane:
a- Dehidrimi
b- Hipotensioni
c- Insuficienca kardiake
d- Cirroza hepatike
e- Stenoza e arterieve renale bilaterale
Keto shkaqe shkaktojne nje ulje te qarkullimit te gjakut ne veshka dhe si pasoje uljen e filtrimit glomerular dhe jane forma me e shpeshte e insuficiences renale akute.
2- Forma intra-renale: shkaktohet nga demtim i strukturave brenda veshkes. Demtimet mund te gjenden ne glomerula, tubujt renale ose tek intersticiumi dhe perben 35% te rasteve. Ketu perfshihen:
a- Glomerulonefriti
b- Nekroza tubulare akute
c- Nefriti intersticial
Shkaktaret e demtimeve intrarenale jane ( medikamentet si antinflamatoret jo steroide, paracetamoli, lenda e kontrastit, antibiotiket si aminoglikozidet dhe cefalosporinat).
3- Forma post-renale: shkaktohet si pasoje e pengeses ne rrjedhjen e urines. Shkaktaret e kesaj forme jane:
a- Guret ne veshka dhe ne fshikzen urinare.
b- Zmadhim i prostates
c- Ngushtim i uretres (kanali qe nxjerr urinen nga fshikeza), si pasoje e semundjeve malinje te prostates, fshikezes ose uretres.
Simptoma karakteristike
Gjate dites sasia e urines ne nje person normal varion nga 1-1.5 litra. Ne personat qe vuajne nga insuficienca renale shenja me tipike e saje eshte pakesimi i urines.
a- 0.5 litra ne dite Oliguri
b- < 100 ml ne 24 ore Anuri
Simtoma te tjera:
1- Lodhje
2- Humbje oreksi
3- Te perziera te vjella
4- Enjtje te kembeve per shkak te mbajtjes se ujit ne trup.
5- Veshtiresi ne frymemarrje ne rast te prezences se edemes pulmonare (urgjence mjekesore).
Diagnoza:
– Analizate urines, matja e sasise se urines ne 24 ore.
– Ekzaminimi mikroskopik, dhe mbjellja e saj (Urokultura).
– Analiza gjaku, bilanci biokimik, elektrolitet etj.
– Ekografi e veshkes e cila jep informacion mbi madhesine, strukturen e veshkes, pengesat e mundshme ne rruget urinare.
– Radiografia e aparatit urinar.
– Biopsia e veshkave.
Trajtimi konsiston ne:
1- Trajtimin e komplikacioneve jetekercenuese si
– Shoku
– Edema Pulmonare
– Aritmite kardiake
– Acidoza e thelle.
2- Identifikimin e shkakut dhe trajtimin e tije nese eshte e mundur.
3- Eliminimin e substancave qe demtojne veshken si;
– Kontrasti
– Antibiotiket (gentamicina vankomicina, )
– Antinflamatoret josteride.
4- Hemodializa, nese procedurat e mesiperme nuk mjaftojne, mund te jete e nevojshme kryerja e dializes per te zevendesuar perkohesisht funksionin e veshkave. Zgjedhja e llojit te dializes varet nga gjendja klinike e pacientit.
Si te mbajme veshkat e shendetshme?
1- Beni aktivitet fizik dhe mbani peshen nen kontroll.
2- Kontrolloni rregullisht glicemine.
3- Kontrolloni rregulliaht presionin e gjakut (tensionin).
4- Ushqehuni shendetshem.
5- Konsumoni jo me shume se 5 gr kripe ne dite.
6- Hidratohuni mjaftueshem.
7- Evitoni alkolin, duhanin.
8- Kini kujdes ne perdorimin e antinflamatoreve jo steroid, paracetamolin, antibiotikeve.