Vitamina A është një vitaminë esenciale e cila ben pjese ne grupin e vitaminave te tretshme ne yndyre. Konservohet ne melci dhe shperndahet ne rast nevoje. Eshte e domosdoshme për shëndetin e përgjithshëm, funksionimin e organizmit rritjen, zhvillimin, funksionimin e përgjithshëm të qelizave të trupit dhe shikimin.
Funksionet e vitamines A:
- 1- Permireson shikimin dhe parandalon verberine e nates).
- 2- Parandalon degjenerimin makular.
- 3- Kthen driten ne sinjale elektrike te interpretueshme nga truri.
- 4- Forcon sistemin imunitar.
- 5- Ka efekt antioksidues (ul stresin oksidativ te organizmit).
- 6- Permireson fertilitetin, nxit rritjen dhe zhvillimin embrional/fetal.
- 7- Mund te sherbeje si faktor mbrojtes ne disa tipe tumoresh (pulmonar, te gjirit, ovareve, fshikezes urinare).
- 8- Mbron lekuren dhe mukozat (kryesisjt te aparatit respirator dhe tretes).
Vitamina A gjendet në dy forma kryesore në ushqim: retinoidet dhe karotenoidet.
- 1- Retinoidet, të cilat përfshijnë retinolin, retinalin dhe acidin retinoik, gjenden kryesisht në produkte ushqimore me origjine shtazore si mishi, peshku, dhe produktet e qumështit.
- 2- Karotenoidet te cilat i japin frutave dhe perimeve ngjyrën e tyre të ndritshme të verdhë, të kuqe dhe të portokalltë. Një nga karotenoidet më të njohura është beta-karoteni, i cili konvertohet në organizëm në vitaminë A.
Ushqimet qe permbajne vitamine A:
- 1- Melcia shtazore.
- 2- Qumeshti dhe nenproduktet e tij.
- 3- Peshqit (sardelet, toni, salmoni).
- 4- E verdha e vezes.
- 5- Ushqime me origjine bimore (karrota, spinaqi, brokoli, lakra, patatja e embel, pjepri, kungulli, mango, speci i kuq.
Ne vendet ne zhvillim, shume njerez nuk marin mjaftueshem vitamine A. Me te rrezikuarit jane femijet , grate shtatzena dhe gjidhenese. Cdo vit 250000-50000 femije verbohen per shkak te mungeses se vitamines A.
Shenjat e mungeses se vitamines A jane:
- 1- Verberia e nates (veshtiresia per te pare ne prani te nje drite te dobet).
- 2- Xerophtalmia (mungesa e prodhimit te lotit).
- 3- Degjenerim makular i retines deri ne verberi.
- 4- Lekure e thate e irrituar dhe ekzematoze.
- 5- Infertilitet.
- 6- Crregullime dhe vonese ne rritje.
- 7- Predispozite per infeksione kryesisht respiratore dhe gastrointestinale.
Shkaqet e mungeses se vitamines A:
- 1-Regjim ushqimor i varfer me vitamine A.
- 2- Semundje e melcise (cirroza, karcinoma hepatoqelizor).
- 3- Semundje te traktit tretes (celiaki, diarre kronike)
- 4- Semundje te pankreasit.
- 5- Abuzim kronik me alkoolin.
Diagnoza:
- 1- Retinoli ne Serum, vlerat normale 20 mcg/dl (0,69 mmol/L) – 60 mcg/dl (2,09 mmol/L).
- 2- Elektroretinografi.
Trajtimi:
Regjim ushqimor i pasur me ushqime qe permbajne vitamine A dhe suplemente te psura me vitamine A.
Doza ditore e rakomanduar:
Foshnja 0-6 muaj 400mcg ne dite.
Foshnja 7-12 muaj 500 mcg ne dite.
Femijet 1-3 vjec 300 mcg ne dite.
Femijet 4-8 vjec 400 mcg ne dite.
Femijet 9-13 vjec 600 mcg ne dite.
Meshkujt mbi 14 vjec 900 mcg ne dite.
Femrat mbi 14 viec 700 mcg ne dite.
Femrat shtatezena dhe gjidhenese 1000-1200 mcg ne dite.
Intoksikimi nga vitamina A:
– Akut, ndodh kur konsumohen me shume se 300000 UI ose 100000 RAE. Shpesh vihet re tek eksploruesit e Polit te Veriut te cilet konsumojne melcine e ariut polar ose fokes.
Simptomat e intoksikimit akut:
- 1- Dhimbje te forta koke.
- 2- Pergjumje, letargji, irritabilitet.
- 3- Rush ne lekure.
- 4- Dhimbje te forta abdominale.
- 5- Perzierje, te viella.
– Kronik, ndodh kur konsumohen 100000 UI ose 30000 RAE ne dite per disa muaj.
Simptomat e intoksikimit kronik:
- 1- Ndryshime te shikimit, shikim i turbullt, hipersensivitet ndaj drites, pamje e dyfishte.
- 2- Lekure e verdhe, rush ne lekure, kruarje.
- 3- Dhimbje abdominale, te perziera.
- 4- Renie te flokeve alopecia.
- 5- Rritje te presionit intrakranial (pseudotumor cerebral).
- 6- Dobesi trupore.
- 7- Artralgji.
- 8- Anoreksi.
Diagnoza e toksicitetit nga vitamina A:
Bazohet kryesisht ne anamneze dhe ne shenjat klinike.
Trajtimi:
Nderprerja e ushqimeve ose suplementeve qe permbajne vitamine A .