Vitamina K e njohur ndryshe si vitamina e mpiksjes se gjakut ben pjese ne grupin e vitaminave liposolubile (te tretshme ne yndyre). Depozitohet ne melci dhe ne pjese te tjera te trupit si truri, zemra, pankreasi dhe kockat. Shperndahet ne rast nevoje dhe nuk eshte e nevojshme te merret cdo dite nepermjet ushqimeve.
Vitamina K u zbulua rastesisht ne vitet 1920-1930 gjate nje eksperimenti ku kafshet ndiqnin nje diete strikte pa produkte qe permbnin vitaminen K. Gjate eksperimentit u vu re se kafshet ngordhnin nga hemoragjia dhe ky fakt ndihmoje ne zbulimin e vitamines K dhe te nje nga funksionet saj kryesore, mpiksja e gjakut.
Vitamina K eshte e pranishme ne dy forma:
1- Vitamina K1 filokinoni ose fitonadioni gjendet kryesisht ne produktet me origjine bimore si, spinaqi, brokoli lakra e brukselit, lulelakra, argjinare.
2- Vitamina K2 menakinoni, gjendet ne produktet me origjine shtazore si vezet, mishi i derrit, djathi i bute, peshku.
Funksionet e vitaminas K:
1- Koagulimi (mpiksja) e gjakut, nxit ne melci sintezen e faktoreve te koagulimit II, VII, IX, X, te cilat jane te domsdoshem per mpiksjen e gjakut pa to hemoragjia nuk do te mund te ndalonte.
2- Metabolizmi i kockave, sebashku me vitaminen D nxisin depozitimin e calciumit dhe mineralizimin e kockave. Eshte pergjegjese per fortesine e kockave.
3- Shendeti kardiovaskular, parandalon depozitimin e kalciumit ne enet e gjakut, duke i mbrojtur nga kalcifikimi dhe zhvillimi i pllakave aterosklerotike.
4- Funksion cerebral, mendohet se vitamina K mund te influencoje mielinizimin e neuroneve (veshjen e neuroneve) qelizave nervore dhe metabolizmin e yndyrave te trurit
5- Antioksidante, mbron qelizat nga demtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.
6- Mund te kete efekt antitumoral
Doza ditore e rekomanduar:
Foshnja 0-6 muajsh 2 mikrograme ne dite
Foshnja 7-12 muajsh 2.5 mikrograme ne dite
Femijet 1-3 vjec 30 mikrograme ne dite
Femijet 4- 8 vjec 55 mikrograme ne dite
Fenijet 9-13 vjec 60 mikrograme ne dite
Adoleshente meshkuj-femra 14-18vjec 75 mikrograme ne dite.
Meshkujt > 18 vjec 120 mikrograme ne dite
Femrat > 18 vjec 90 mikrograme ne dite perfshire edhe femrat shtatezena dhe gjidhenese.
Mungesa e vitamines K eshte shume e rralle dhe shkaktohet nga:
1- Kequshqyerja ekstreme
2- Abuzimi kronik me alkolin
3- Probleme te melcise
4- Probleme me perthithjen e ushqimeve si ne rastin e celiakise.
5- Disa medikamente si antikoagulantat warfarin dhe disa antibiotike.
Simptomat e mungeses se vitamines K:
1- Gjakosje e tepert ose hemoragji
2- Osteoporoze
3- Probleme ne rritje tek foshnjat. Foshnjat e porsalindura kane tendencen per te patur mungese te vitamines K duke qene se vitamina K kalon ne menyre te limituar placenten gjate shtatzanise dhe ne qumeshtin e nenes. Per te evituar kete rrezik ne disa vende te botes ne lindje behet nje injeksion intramuskular 0,5-1 mg vitamine K.
Simptomat e mbidozimit te vitamines K:
mund te ndodh shume rralle dhe te shkaktoje; tromboze, anemi, te vjella, nxehtesi, kruarje, rendese ne gjoks, djersitje.
Diagnoza: matet sasia e vitamines K ne gjak, koha e protrombines, INR.
Trajtimi: nepermjet perdorimit te fitonadionit ose fitokinonit (vitamine K1).
Perdorime te tjera te vitamines K:
Mund te perdoren ne rast mbidozimi te disa medikamenteve antikoagulante sic jane antivitaminiket K (warfarina).