Vitamina E e njohur ndryshe si Tokoferol (alfa tokoferoli), ben pjese ne vitaminat liposolubile (te tretshme ne yndyre), konservohet ne melci dhe ne indin dhjamor, shperndahet ne rast nevoje dhe nuk eshte e nevojshme te meret cdo dite nepermjet ushqimeve.
Funksionete e vitamines E:
- 1- Antioksidante, mbron qelizat nga demtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.
- 2- Forcon sistemin imunitar, mbron ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale dhe komplikacionet e tyre.
- 3- Antiagregante dhe antikoagulant, parandalon agregimin trombocitar dhe koagulimin (mban gjakun fluid) dhe mbron nga trombet, embolia dhe iskemia.
- 4- Permireson shendetin kardiovaskular, nepermjet uljes se stresit oksidativ, funksionit si antiagregant dhe antikoagulant dhe nepermjet rritjes se kolesterolit te mire HDL.
- 5- Mund te sherbeje si faktor mbrojtes ne disa tipe tumoresh, si (tumori i prostates, fshikzes se urinse, veshkes, zorres se trashe).
- 6- Permireson shendetin e syve, parandalon zhvillimim e kataraktes (perdes se syrit) dhe degjenerimin makular te rerines.
- 7- Permireson shendetin e sistemit nervor, permireson funksionet konjiktive dhe sherben si faktor mbrojtes per semundjet neurodegjenerative si (demencia, parkinson, skleroza amiotrofike laterale.
- 8- Permireson shendetin e lekures, vitamina E shpesh perdoret ne produkte per kujdesin e lēkures per shkak te vetive hidratuese dhe antioksidante. Ajo mund tè ndihmoje në mbrojtjen e lekures nga demtimet mjedisore dhe zvogelon e inflamacionit.
Ushqime te pasura me vitamine E:
Doza ditore e rekomanduar:
– 0-6 muajsh 4mg ne dite
– 7-12 muajsh 5 mg ne dite
– 1-3 vjec 6 mg ne dite
– 4-8 vjec 7 mg ne dite
9-13 vjec 11 mg ne dite
– meshkuj dhe femra +14 vjec 15 mg ne dite
– femra shtatzena 15 mg ne dite
– femra gjidhenese 19 mg ne dite
Shkaqet e mungeses se vitamines E:
- 1- Regjim ushqimor i varfer me vitamime E.
- 2- Probleme me perthithjen ne traktin intestinal si ne rastin e celiakise, fibrozes kistike, Morbus Crohn.
- 3- Probleme me tretjen, si ne rastin e pankreatitit kronik.
- 4- Probleme gjenetike, disa persona limdin me difekte gjenetike te cilat ulin perthithjen ose demtojne metabolizmim e vitamines E.
- 5- Perdorim i zgjatur i disa medikamemteve si colestiramina dhe colestipolo te perdorura per te ulur kolesterolin.
- 6- Rritje e kerkeses trupore per vitamine E si ne rastin e fibrozes kistike dhe semundjet e melcise.
- 7- Semundje te melcise si cirroza ose insuficienca hepatike.
Simptomat e mungeses se vitamines E:
- 1- Retinopati, demtime te retines te cilat shkaktojne probleme me shikimin.
- 2- Neuropati periferike, demtime te nervave kryesisht te duarve dhe kembeve te shoqeruara me dobesi dhe dhimbje.
- 3- Ataksi, dobesim te kontrollit te muskujve shoqeruar me humbje te kontrollit te levizjeve te trupit.
- 4- Ulje te imunitetit, predispozite per infeksione bakteriale dhe virale.
- 5- Probleme ne lekure, kruarje, tharje, rrudha te parakohshme.
- 6- Probleme me fertilitetin.
Simptomat e intoksikimit nga vitamina E:
– Diarre
– Perzierje
– Lodhje
– Rritje e rrezikut per hemoragji
Diagnoza: nepermjet vlersimit te nivelit te vitamines E ne serum. Eshte e nevojshme sidomos per femijet premature dhe pacientet me semundje te traktit tretes. Para egzaminimit duhet te qendrohet 12-14 ore pa ngrene.
Trajtimi: nepermjet regjimit ushqimor dhe suplementeve te pasura me vitamine E.