Vitamina B9 e njohur ndryshe si (Folate dhe Acidi Folik) ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e tretshme ne uje), nuk grumbullohet ne trup dhe per kete arsye duhet marre cdo dite nepermjet ushqimeve. Eshte e domosdoshme per shendetin ne teresi, rritjen, zhvillimin dhe funksionimin e organizmit.
FUNKSIONET E VITAMINES B9
1- Kontribuon ne prodhimin e rruazave te kuqe ne palcen e kockave. Mungesa e saje shkakton anemi megaloblastike.
2- Parandalon defektet e zhvillimit ne lindje si Spina Bifida dhe Anencefaline (munges ne zhvillimin e trurit). Vitamina B9 merr pjese ne sintezen e materialit gjenetik te qelizave (ADN), nxit rritjen dhe zhvillimin. Eshte mjaft e rendesishme te merret gjate shtatezanise.
3- Ka efekt rregullator mbi nivelin e homocistenines, nje aminoacid i cili nese gjendet ne sasi te medha mund te shtoje rrezikun per semundje kardiovaskulare. Nivele te larta te homocisteines jane te perfshira ne formimin e pllakave aterosklerotike, prodhimin e radikaleve te lira duke rritur rrezikun per semundje kardiovaskulare. Vitamina B9 ndihmom ne mbajtjen e ulet te niveleve e homocisteines duke permiresuar keshtu shendetin e zemres.
4- Permireson funksionin e trurit, disa studime sygjerojne se vitamina B9 mund te kete rol ne parandalimin e semundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri, Demencadhe renia e funksioneve konjitive te lidhura me moshen.
5-Mund te sherbeje si faktor mbrojtes ne disa tumore. Vitamina B9 luan nje rol kyc ne rritjen e qelizave dhe ndertimin e ADN-se, (molekula komplekse qe formojne materialin gjenetik). Besohet se perdorimi i vitamines B9 mund te luaj nje rol te rendesishem ne bllokimin e perhapjes se disa tumoreve.
USHQIME TE PASURA ME VITAMINE B9
DOZA DITORE TE REKOMANDUARA
Foshnjat 0- 6 muajsh 65 mcg/dite
Foshnjat 7 – 12 muajsh 80 mcg/dite
Femijet 1- 3 vjec 150 mcg/dite
Femijet 4 – 8 vjec 200 mcg/dite
Femijet 9- 13 vjec 300 mcg/dite
Meshkujt > 14 vjec: 400 mcg/dite
Femrat > 14 vjec 400 mcg/ dite
Femrat shatetzena: 600 mcg/dite
Femrat gjidhenese 500 mcg ne dite.
SHKAQET E MUNGESES SE VITAMINES B9
1- Alkolizmi kronik
2- Probleme te perthithjes si pasoje e semundjeve te traktit tretes si celiakia, kirurgjia e zorres se holle.
3- Rritja e kerkeses se trupit per vitamine B9 si ne rastin e shtatezanise, laktacionit, anemise hemolitike te rende.
4- Nderveprimi me mediamente te tiera si Metotrexati, medikamentet antiepileptike (Phenitoina), Sulfonamidet, Trimethoprim.
SIMPTOMAT E MUNGESES
1- Anemi megaloblastike e karakterizuar nga prania e qelizave te kuqe te gjakut me permasa te medha (MCV>100), dobesi, lodhje, rrahje te crregullta te zemres, gulçim, veshtiresi ne perqendrim, renie te flokeve, lekure te zbehte, plage ne gojes.
2- Glositis, inflamacion i gjuhes, skuqje, humbje te papillave (gjuhe e lemuar).
3- Probleme te fetusit ne grate shtatezena si spina bifida dhe anencefali.
DIAGNOZA
Nepermjet analizave te gjakut.
TRAJTIMI
Konsiston ne marrjen e suplementeve te vitamines B9.