fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Vitamina B2

Vitamina B2 e njohur ndryshe si Riboflavina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e tretshme ne uje), nuk grumbullohet ne trup dhe per kete arsye duhet mare cdo dite nepermjet ushqimeve. Ka rol te rendesishem ne te gjitha proceset metabolike.

Funksionet e vitamines B2 perfshijne:

  • 1- Metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave, dhe proteinave. Ndihmon ne kthimin e tyre ne energji te nevojshme per organizmin.
  • 2- Veti antioksidante, mbron qelizat nga demet e shkaktuara nga radikalet e lira te cilat mund te shkaterrojne ADNn (shkaktojne mutacione), yndyrnat dhe proteinat qelizore te cilat kan funksion strukturor, trasportues dhe metabolik ne qeliza.
  • 3- Shendetin e syrit, eshte e perfshire ne prodhimin e dy antioksidanteve shume te rendesishem si glutatione dhe glutatione reduktaza te cilat mbrojne syrin nga stresi oksidativ dhe ndihmojne ne parandalimin e kataraktes se syrit.
  • 4- Shendetin e lekures, nxit sintezen e kolagjenit. Ka funksion rregullator ne prodhimin e sebumit (shtrese yndyrore e prodhuar nga lekura). Nje mungese e vitamines B2 mund te shkaktoje tharje dhe inflamacion te lekures.
  • 5- Suport i sistemit nervor, eshte e perfshire ne prodhimin e serotonines dhe noradrenalines te cilat jane te perfshira ne rregullimim e humorit, gjumit dhe pergjigjes se trupit ndaj stresit.
  • 6- Prodhimin e rruazave te kuqe, mungesa e vitamines B2 mund te coje ne ulje te prodhimit te rruazave te kuqe me pasoje anemine.

Disa ushqime qe permbajne vitamine B2:

Dozat ditore te rekomanduara per vitaminen B2:

  • 1- Foshnja deri ne 12 muaj 0,3-0,4 mg ne dite.
  • 2- Femijet midis 1-13 vjec doza vjen duke u shtuar nga 0,5mg deri ne 0,9 mg ne dite.
  • 3- Femra mbi 14 vjec 0,9-1,1mg ne dite.
  • 4- Meshkuj mbi 14 vjec 1,1-1,3 mg ne dite.
  • 5- Femrat shtatzena 1,4 mg ne dite.
  • 6- Femrat gjidhenese 1,6 mg ne dite.

Shkaqet e mungeses se vitamines B2:

  • 1- Diete e varfer me ushqime qe permbajne vitamine B2.
  • 2- Perdorimi kronik i alkolit.
  • 3- Patologji te aparatit tretes si Morbus Crohn, sindroma e zorres se irrutuar.
  • 4- Rritje te nevojes per vitamine B2 si ne rastin e shtatezanise, gjidhenies, hipertiroidizmit.
  • 5- Perdorimi i disa medikamenteve si pershembull (antimalariket).

Simptomat e mungeses se vitamines B2:

  • 1- Demtime ne lekure, si tharje te buzeve, stomatit te kendit te buzes.
  • 2- Inflamacion i gjuhes.
  • 3- Probleme te syve, si tharje, hiperndjeshmeri ndaj drites, pamje e mjegulluar.
  • 4- Lodhje dhe dobesi.
  • 5- Ankth, depresione dhe mungese perqendrimi.
  • 6- Probleme me tretjen, si humbje oreksi, djegie stomaku dhe te perziera.
  • 7- Mpirje ose pickim ne kembe dhe duar.

Diagnoza: bazohet ne shenjat klinike dhe matjet e riboflavines ne urine.

Trajtimi: nepermjet suplementeve te vitamines B2.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Vitamina B1

Tjetër Post

Uji eshte jeta…

Lexoni ardhshëm

Vitamina B9

Vitamina B9 e njohur ndryshe si (Folate dhe Acidi Folik) ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine…

Vitamina B7

Vitamina B7 e njohur ndryshe si Biotina ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e…

Farat e mireqenies

Farat jane aleate te cmuara te mireqenies tone. Jane te pasura me fibra, proteina, aminoacide, acide yndyrore…

Vitamina B3

Vitamina B3 e quajtur ndryshe vitamina PP ose Niacina ben pjese ne grupin e vitaminave B, eshte nje vitamine…
Mrapa
Kreu
Kategoria