Vitamina C e njohur ndryshe si acidi askorbik eshte nje vitamine hidrosolubile (e tretshme ne uje) e cila nuk grumbullohet ne organizem dhe eshte e nevojshme te merret nepermjet ushqimeve.
Funksionet e vitamines C:
1- Antioksidant, mbron qelizat nga demtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe agjentet toksik si (duhani, ndotja e ajrit, rrezet ultraviolet) te cilet jane shkaktare te patologjive te ndryshme, si kanceri, patologjite kardiake dhe artriti.
2- Forcon sistemin imunitar, ajo ndihmon ne prodhimin e qelizave imune, sic jane qelizat T dhe B, dhe antitrupave. Pervec kesaj, vitamina C ndihmon ne rritjen e aktivitetit te qelizave imune dhe rrit efektshmerine e tvre ne luften kunder infeksioneve dhe komplikacioneve te tyre.
3- Nxit prodhimin e kolagjenit, komponent i rendesishem i matrices extracelulare. Kolagjeni i jep lekures force, hidratim dhe elasticitet. Pervec lekures kolagjeni eshte i rendesishem eshe per kockat, tendinat dhe enet e gjakut.
4- Nxit perthithjen e hekurit ne zorre, nepermjet dy mekanizmave; rrit tretshmerine dhe redukton Fe3+ ne Fe2+ (forma e hekurit) e cila eshte lehtesisht e absorbueshme ne zorre. Hekuri eshte element i rendesishem ne eritropoeze (prodhimin e rruazave te kuqe) dhe na mbron nga anemia.
5- Forcon sistemin skeletal, rregullon zhvillimin e kartilagove, kockave, dhembeve, lehteson perthithjen e kalciumit.
6- Permireson shendetin e syrit, parandalon zhvillimin e degjenerimit makular te lidhur me moshen dhe kataraktes.
7- Perforcon sistemit kardiovaskular, ka nje efekt mbrojtes ndaj semundjeve kardiovaskulare. Ajo ndihmon ne zvogelimin e niveleve të kolesterolit te keq (LDL) dhe triglicerideve ne gjak, dhe ndihmon ne rritjen e niveleve te kolesterolit te mire (HDL). Kjo ndihmon ne parandalimin e plakjes se arterieve dhe zvogëlon rrezikun e semundieve te zemres.
8- Permireson funksionin e trurit, disa studime sugjerojne se vitamina C mund te kete rol ne parandalimin e semundjeve neurodegenerative si Alzheimer, dhe renie konjitive te lidhur me moshen.
Disa nga ushqimet qe permbajne vitamine C
Doza ditore e rekomanduar:
- Foshnjat 0-6 muajsh 40 mg ne dite
- Foshnjat 7-12 muajsh 50 mg ne dite
- Femijet 1-3 vjec 15 mg ne dite
- Femijet 4-8 vjec 25 mg ne dite
- Femijet 9-13 vjec 45 mg ne dite
- Adoleshentet 14-18 vajza dhe djem 65-75 mg ne dite
- Femra dhe meshkuj mbi 18 vjec 75-90 mg
- Femra shtatezene 85 mg ne dite
- Femra gjidhenese 115 mg ne dite
Shkaqet e mungeses se vitamines c:
- 1-Regjim ushqimor i varfer me vitamine C.
- 2- Duhanpirja, cigarja rrit nevojen per vitamine c dhe zvogelon perthithjen e saj.
- 3- Probleme te traktit tretes, disa semundje gastrointestinale si Morbus Crohn dhe sindroma e zorres se irrituar mund te perkeqsojne perthithjen e vitamines C.
- 4- Rritje te nevojes se trupit per vitamine C si ne rastin e rritjes, shtatezanise, gjidhenies, semundje kronike stres dhe infeksione.
Mungesa e vitamines C mund te shkaktoje nje semundje e cila quhet “Skorbuti” dhe paraqitet me simptomat e meposhteme:
- 1- Lodhje, dobesi.
- 2- Misherat e dhembeve te enjtur, te skuqur qe gjakosen lehte.
- 3- Kapilare te dobet, qe shkaktojne mavijosje te shpeshta dhe gjak nga hundet.
- 4- Sherim te avashte te plageve.
- 5- Lekure te thate, te rrudhur.
- 6- Probleme me humorin, vitamina c lidhet me prodhimin e serotonines e cila influencon humorin.
- 7- Rezistence te ulet ndaj infeksioneve.
- 8- Mungese hekuri (anemi).
- 9- Renie flokesh.
- 10- Mialgji dhe artralgji.
Intoksikacioni nga vitamina C simptomat:
- Perzierje dhe te vjella
- Diarre, fryrje, shqetesime abdominale
- Lodhje
- Nefrolitiasis (gure ne veshka)
- Grumbullim te hekurit ne organizem (ne pacientet talasemik rrit absorbimim e hekurit dhe si rrjedhoje shton rrezikun per intoksikim nga hekuri).
Diagnoza: bazohet ne shenjat klinike, matje te vitamines c ne plazem. Tek femijet behet grafi e kockave per te kontrolluar nese rritja e kockes eshte e pamjaftueshme.
Trajtimi: nepermjet konsumit te ushqimeve dhe suplemeteve te pasura me Vit C. Ne raste te deficencave te thella, rekomandohet edhe marrja e vitamines C ne rruge venoze.