fbpx
Keshilla per shendetin tuaj

Vitamina B12

Vitamina B 12 e njohur ndryshe si Kobalamina, ben pjese ne grupin e vitaminave hidrosolubile (te tretshme ne uje) nuk grumbullohet ne trup dhe per kete arsye duhet marre cdo dite nepermjet ushqimit.

Funksionet e vitamines B12:

1- Luan rol te rendesishem ne prodhimin e rruazave te kuqe ne palcen e kockave. Mungesa e saje con ne anemi megaloblastike.

2- Luan rol te rendesishem ne prodhimin e mielines membrana qe mbeshtjell qelizat nervore. Mbron qelizat nervore dhe ndihmon ne percjellien e impulseve nervore.

3- Ben pjese ne metabolizmin e aminoacideve te cilat jane baza per prodhimin e proteinave, dhe merr pjese ne metabolizmin e acideve yndyrore.

4- Eshte e perfshire ne sintezen e ADNs, kontribuon ne formimin e indeve te reja dhe ne mire funksionimin e sistemit imunitar.

5- Ka efekt rregullator mbi homocisteninen nje aminoacid i cili nese gjendet ne sasi te medha mund te shtoje rrezikun per semundje kardiovaskulare. Nivele te larta te homocisteines jane te perfshire ne formimin e pllakave ne arterie. Vitamina B 12 ndihmom ne mbajtjen e ulet te niveleve te homocisteines duke permiresuar keshtu shendetin e zemres.

Ushqimet qe permbajne vitamine B12:

Doza ditore e rekomanduar:

1- Foshnjat 0-6 muajsh 0,4 mikrograme ne dite

2- Foshnjat 7-12 muajsh 0,5 mikrograme ne dite

3- Femijet 1-3 vjec 0,9 mikrograme ne dite

4- Femijet 4-8 vjec 1,2 mikrograme ne dite

5- Femijet 9-13 vjec 1,8 mikrograme ne dite

6- > 14 vjec Meshkuj dhe Femra 2,4 mikrograme ne dite

7- Femra shtatezena 2.6 mikrograme ne dite

8- Femra gjidhenese 2.8 mikrograme ne dite

Shkaqet e mungeses se vitamimes B12:

1- Malabsorbimi, probleme me perthithjen e vitamimes B12 te shkaktuara nga: ulje e prodhimit te faktorit intrinsek IF, gastrit atrofik autoimun, helikobakter pylori, gastrektomi (heqje parciale e stomakut), perdorimi i alkolit, morbus Crohn, insuficienca pankreatike, acloridria (gjendje e karakterizuar nga mungesa e prodhimit te acidit kloridrik ne stomak).

2- Kequshqyerja, anoreksia nervore, diete e varfer me produkte te pasura me vitaminen B12 (dieta vegane).

3- Rritja e kerkeses per vitamime B12, shtatezania, gjidhenia, leucemia, infeksione parazitare, pacientet me hemodialize si pasoje e humbjes se vitaminave hidrosulubile.

Simptomat e mungeses se vitamines B12:

1- Anemi megaloblastike.

2- Panzitopeni, (ulje te trombociteve dhe neutrofileve) rrezik per hemoragji dhe infeksione.

3- Neuropti, dhimbje dhe dobesi.

4- Depresion, psikoze.

5- Impotence dhe crregullime te kontrollit te urinimit.

6- Ulje te ndjeshmerise, humbje te ndjeshmerise, dhimbje te kembeve, ataksi.

7- Paraliza spastike (kontraksione muskulore te dhimbshme).

8- Atrofi e gjuhes, gjuhe e lemuar dhe e kuqe dhimbje dhe djegie ne maje te gjuhes.

9- Hiperpigmentim i lekures.

10- Rritje te rrezikut per tumor gastrik (stomak).

Diagnoza: nepermjet analizave te gjakut, dozazhit te vitamines B12 , testit Shilling.

Trajtimi: nepermjet suplementeve qe permbajne vitamime B12.

Shpërndaje në
Kopio adresen
Prev Post

Efektet e ushqimeve tek medikamemtet.

Tjetër Post

Vitamina K

Lexoni ardhshëm

Vitamina C

Vitamina C e njohur ndryshe si acidi askorbik eshte nje vitamine hidrosolubile (e tretshme ne uje) e cila nuk…

Farat e mireqenies

Farat jane aleate te cmuara te mireqenies tone. Jane te pasura me fibra, proteina, aminoacide, acide yndyrore…

Vitamina K

Vitamina K e njohur ndryshe si vitamina e mpiksjes se gjakut ben pjese ne grupin e vitaminave liposolubile (te…

Vitamina A

Vitamina A është një vitaminë esenciale e cila ben pjese ne grupin e vitaminave te tretshme ne yndyre.…
Mrapa
Kreu
Kategoria