Vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit, per shkak se sintetizohet nga kolesteroli kur lekura ekspozohet ne diell, eshte nje vitamine e tretshme ne yndyre e cila konservohet ne indet yndyrore dhe ne melci. Tek njeriu format me te rendesishme te vitamines D jane:
– Vitamina D2 (ergocalciferol) e cila gjendet ne produkte si kerpudhat
– Vitamina D3 (colecalciferol) me e vlefshme per trupin tone e cila gjendet ne produkte si peshku salmon ose veza dhe prodhohet nga ekspozimi ne diell.
Sinteza e vitamines D:
Njeriu eshte ne gjendje ta prodhoje vete vitaminen D3 (80% te nevojave) nga kolesteroli (7-dehidro-kolesterol) i pranishem ne lekure. Rrezet ultraviolet gjate ekspozimit ne diell trasformojne kolesterolin ne kolecalciferol (forma inaktive e vitamines D3). Mbas formimit vitamina D3 trasportohet ne melci ku konvertohet ne 25-hidroksikolecalciferol mbas ketij transformim trasportohet ne veshka ku peson nje transformim tjeter dhe formohet forma bioaktive e vitamines D kalcitrioli ose 1,25- dihidroksikolecalciferol. Vitamina D2 ose D3 qe marrim nepermjet ushqimeve perthithet ne zorre dhe trasportohet fillimisht ne melci pastaj ne veshka ku transformohet ne formen aktive kalcitrioli.
Funksionet:
1- Rregullon nivelet e kalciumit dhe fosforit ne gjak.
2- Eshte e rendesishme ne perthithjen e calciumit dhe fosforit ne zorre.
3- Luan nje rol te rendesishem ne shendetin e kockave dhe dhembeve.
4- Eshte e rendesishme per funksionimin e sistemit imunitar.
5- Mbron nga disa semundje si osteoporoza, semundjet kardiake semundje autoimune dhe tumoret.
6- Rrit perthithjen e kalciumit nga ana e tubujve te veshkave.
7- Stimulon prodhinin e insulines.
8- Rrit fertilitetin.
9- Luan rol te rendesishem ne funksionimin e muskujeve.
Ushqimet qe permbajne vitamime D:
– Kerpudhat (D2)
– Vaji i merlucit
– Melci
– Djathi
– Veza
– Peshku ton
– Peshku salmon
– Karkalecat
Dozat ditore te rekomanduara:
1- Foshnjat 0-12 muaj 400 IU ose 10 mcg
2- Femijet 1-18 viec 600 IU ose 15 mcg
3- Te rriturit nen 70 viec 600 lU ose 15 mcg
4- Te rriturit mbi 70 viec 800 lU ose 20 mcg
5- Grate shtatzena ose gjdhenese 600 IU ose 15 mcg
Shkaqet e mungeses se vitamines D:
1- Lekura e erret (personat me lekure te erret prodhojne me pak vitamine D).
2- Mosha e thyer.
3- Dieta e varfer me vitamine D e shoqeruar nga mos ekspozimi i rregullt ne diell.
4- Obeziteti.
5- Patologji te aparatit tretes, melcise dhe veshkave.
6- Perdorimi i perditshem i kremit me faktor mbrojtes.
-7 Shtatezani, gjidhenie.
-8 Kirurgji e tiroides.
Simptomat e mungeses se vitamines D:
– Rakitizem tek femijet.
– Osteomalacia tek te rriturit, ulje te densitetit te kockave.
– Infeksione te shpeshta.
– Dhimbje kockash.
– Veshtiresi ne sherimin e plageve.
– Renie flokesh.
– Dhimbje muskulore.
– Probleme me perqendrimin, memorien.
– Depresion.
Shenjat e mbidozimit te vitamines D:
– Humbje oreksi.
– Te perziera, te vjella.
– Nervozizem.
– Hipertension arterial.
– Hiperkalcemi qe mund te shkaktoje gure ne veshka, kalcifikim te indeve te buta, kapsllek, insuficience renale, rrahje te crregullta, koma).
Diagnoza:
– Bazohet ne matjen e niveleve te vitamines D ne gjak.
– Matjen e kalciumit ne gjak.
– Matjen e fosforit ne gjak.
– Radiografi.
Terapia:
Mungesa e vitamines D mund te trajtohet nepermjet suplementeve te vitamines D. Suplementet e vitamines D rekomandohet te meren mbas vaktit kryesor.
Mbidoza e vitamines D mund te trajtohet duke nderprere perdorimin e vitamines D, ndonjehere perdoren dhe medikamente si kortizoniket ose bifosfonatet per te ndaluar shperndarjen e kalciumit nga kockat.